Për Mustafa Dautin filloi “muaji i hajnisë”

Është një kategori njerëzish të pashpirtë që, mezi presin të vie Muaji i Mëshirës dhe i Rahmetit, Muaji i Ramazanit, jo për të bërë ndonjë hajër, por, thjesht, për ta ushtruar publikisht zejen e hajnisë si dhe për ta “institucionalizuar” atë duke gjetur përkrahje të gjërë. I këtillë është Mustafa Dauti, i cili, duke i sjellur myftinjtë në “maje të mullarit”, tallet me fukaratë, në llogari të KONAKU-t


Shkruan Haxhi Isa Xhaviti




Organizata individ, ilegjitime, tashmë e shndërruar-kontrabanduar në “fondacion” (!!!, nga kush, si dhe pse? – këtë askush nuk e di) “Hilal”përmes së cilës, Mustafa Dauti i BFI-së së Sulejman Rexhepit ushtron “hajni humantare”, edhe sivjet paska marrur nja 5000 pako me ndihma humanitare nga Turqia. Populli dhe shteti turk përpiqet që, përmes organizatave vendore të kontribuojë në zbutjen e varfërisë gjatë Muajit të Ramazanit gjithandej nëpër botë! Dhe, nuk i jepet pompozitet këtij gjesti të popullit vëlla turk por, kjo ndihmë vidhet duke e regjistruar si “kontribut” i Mustafa hajnit dhe mentorit të tij, Sulejman Rexhepit.

Tash e sa vite rresht shkruhet se si vidhet kjo ndihmë turke dhe si përfundon në guzhinën e restorantit familjar të Mulla Sulës.

Po, vidhet kontributi turk duke ia atribuuar si “meritë e Sulejman Rexhepit, falë të të cilit vie ndihma për myslimanët e varfër të Maqedonisë së Veriut”! Rrenë gjigante, sa prej tokës e në qiell!

Çdo vjet raportohet se si Mustafa Dauti, duke manipuluar në emër të Myftinive, i vjedh ndihmat, edhe atë pikërisht në Muaj të Ramazanit, duke gënjyer se po bën “humanitet”!

Po si e paska përkthyer sivjet Mustafa hajni ndihmën në para! Po shpërndaka ndihmë në vlerë prej 420 mij euro!!! Pse këtë shifër? Mos do të thotë nesër apo pasnesër se, ja, paratë e grumbulluara për ndihmë vëllezërve nga Hasanbegu që përjetuan tragjedi të tmerrshme natyrore, “u shpenzuan” duke shpërndarë ndihma gjatë Muajit Ramazan të vitit 2019?! Si e bëri hesap Mustafa Dauti këtë kontigjent ndihmash falas duke e nxjerrë çmimin prej 420 mij euro?! Matematika e tij është si ajo “102,3 %”!


Mustafa hajni thotë se sivjet do të shpërndajë 200 ton ndihma! Dhe ka filluar të ndajë ndihma me tonelata dhe jo me pako përmes të cilëve do të dihej saktësisht se sa të varfër moren ndihma! Nëse 5000 pakot e dhuruara për myslimanët e varfër në Maqedoninë e Veriut peshojnë 200 tonelata, sa thotë Mustafa Dauti, atëherë i bie që një pako me artikuj ushqimor dhe higjienik të peshojë 40 kg! Thua që, zonja e varfër nga Gostivari të jetë aq e fuqishme sa”pakon prej 40 kg” ta mbajë si një qese 5 kilogramëshe?! Dhe, nese këto pako peshojnë 40 kg. kurse Mustafa hajni referon se në Mytini të Gostivarit ka shpërndarë 9 tonelata ndihma, atëhere i bie që janë shpërndarë rreth 225 pako me ndihma. Kurse në oborrin e Myftinisë së Gostivarit nuk pati më shumë se 25 pako me ndihma. Tani, ose Mustafa Dauti po vjedh, ose po vjedh Myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, duke ju hyre në hak të varfërve gostivarasë. Ose, ky i dyti po e ndihmon në hajni të parin, duke ia fshehur gjurmët e hajnisë, me vetë faktin që nuk demanton se ka pranuar 9 tonelata ndihmë!

Në Myftininë e Shkupit, konkretisht Qenan Ismailit ia paska dorëzuar 10 tonelata ndihma, që i bie 250 pako me nga 40 kg! Në fakt, nuk ka pasur më shumë se 40 pako dhe, hiç më të rënda se 12 kg. Nisur nga kjo e dhënë, pra, nisur nga fakti se një pako ka peshuar 12 kg, atëherë i bie që Qenan Ismailit Mustafa Dauti ia ka dorëzuar reth 1000 pako. Gati po kaq pako paskësh dorëzuuar edhe në Gostivar?! Kjo i bie që në dy Myftini u harxhuan gati gjysma e numrit të pakove të donuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë!

O vidhni bre vidhni, por me pak usull bre, amani! Hajnat (sidomos këta të BFI-së së Mulla Sulës) nuk e zgjedhin as ditën dhe as muajin, qofshin ato ditë e muaj të shenjtë apo të rëndomtë, sepse, për hajnat vetëm vjedhja është “vepër e shenjtë”!



P.S.

Nga FSHI që tashmë është shndërruar në një magaze ku deponohen “larg syve të spiunëve opozitarë” ndihmat e përvjetshme që vijnë nga Turqia për myslimanët tanë të varfër, vijnë informacione se janë parë të njëjtat “faca”, disa prej tyre edhe familjarë të Sulejman Rexhepit, se si i hapin paketat e turqve dhe prej aty nxjerrin produkte të ndryshme, të nevojshme për restorantin e Konakut dhe, duke i mbyllur sërish me traka ngjitëse. Kështu, duke e fshur numrin e pakove të shpërndarë, në fakt vidhet edhe në pako edhe nga brendia e pakove! Myslimanët e Maqedonisë së Veriut, në toptan, edhe të varfër edhe të pasur, duhet ta kenë të qartë se ky Muaj shërben si Muaj i “shtimit të bereqetit” eksluzivisht të Mulla Sulës dhe lavatriçes së veprave të tij të ulëta, Mustafa Dautit.

Një gjë është shumë e habitshme?! Ku është këtu Ambasada e Turqisë e cila qëndron aq indiferente përballë keqpërdorimit haptazi të ndihmave të shtetit dhe popullatës së saj? Sipas të gjitha gjasave, kësaj radhe janë në një “sprovë të mistershme” edhe BFI-ja e Mulla Sulës edhe personeli konkret në Ambasadën Turke! Populli ynë thotë “pale bakallëm”!
/kendveshtrime/