Editorial: Hajnat e kafshatës së mjerimit

(Kjo analizë, e faktuar me dokumenta e fotografi, me deklarata e fakte të tjera, tashmë ka arritur edhe në zyret e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfit të Republikës së Turqisë.)
Tash e katër vite radhazi Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë, si në tërë botën myslimane, ashtu edhe në Shkup donon ndihma humanitare në sasi prej 5000 pakove me artikuj ushqimor dhe higjienik. Natyrisht, këtë ndihmë për distribuim deri te kategoritë e rënda sociale ia lë "OH Hilal", "organizatë" kjo e dy superhajnave të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe Mustafë Dauti. Pa dyshim, Drejtoria e Vakëfit të Turqisë, ndonëse është shumë i zhgënjyer nga mënyra e distribuimit dhe nga mosraportimi në hollësi për distribuimin e kësaj ndihme, gjithnjë i ka mbyllur sytë para kësaj hajnie të turpshme, duke e pasur parasysh faktin që, sado që të vjedhin kjo dyshe (Sulejmani-Mustafa) megjithatë diçka do të prekë edhe te ndonjë sofër e varfër.

Sivjet, Mustafa Dauti ka preferuar që të flasë me shifra dhe, në të gjitha tekstet me përmbajtje shabllon, të botuara nëpër mediat që i darovisin me nga ndonjë pako ndihme, ka thënë se për gjatë këtij Muaji të Ramazani do të shpërndajë 5000 pako që peshojnë 200 ton ndihma, ose që kapin shumën prej 420 mij euro! Sipas kësaj deklarate të kryehajnit, i bie që një pako që ka ardhur prej Turqisë ka peshuar 40 kg, ndërsa pjestuar kjo me shumën e përgjithshme të deklaruar, i bie që një pako të ketë produkte në vlerë prej 84 eurove!

Dhe, të gjitha këto pako është dashur të shpërndahen gjatë ditëve të agjërimit, të shkojnë nëpër familje të varfëra, të arrijnë tek bonjakët, tek jetimët, tek shtresat më vulnerablë të shoqërisë sonë! Mustafa Dauti ka thënë se çdo mexhlis i xhamive paraprakisht ka bërë listën e të varfërve dhe atje kanë përfunduar pakot. Rrenë e madhe kjo e Mustafa Dautit, shumë e mëkatshme. Sepse nuk ka as lista madje, edhe sikur të ketë lista, ato do të përmbanin mbi 20 mij familje myslimane të varfëra në Maqedoni. Një Institucion serioz, për ta ruajtur prestizhin e vet, për ta ruajtur imazhin e vet, për ta ruajtur peshën dhe rolin e vet, pa dyshim që do t'i kishte kërkuar të gjitha këto lista, madje do t'i kishte arkivuar dhe vit për viti do ta kishte pasqyrën e varfërisë ndër popullatën e vet!

Mustafa Dauti, me leje dhe me urdhër të Sulejman Rexhepit tallet me fukaranë, e nëpërkëmbë dinjitetin e tij, e vjedh, e shnuk, e bën lecka-lecka, e ofendon, e pështynë në shpirt.

Mustafa Dauti gjatë këtij Muaji të Mëshirës e të lëmoshës, ka zhvilluar gjithësej 15 aktivitete "humanitare", duke shpërndarë ndihma pa kurrfarë kontrolli e llogarie. Nga ajo që ka deklaruar para mediave Mustafa Dauti për këto 16 ditë, prej 5000 pakove, apo prej 200 tonelatave produkte ushqimore e higjienike "ka shpërndarë" gjithësej 3550 pako apo 134 tonelata ndihma, llogaritur kjo në euro, 298.200 euro. Nëse këto deklarata të Mustafa Dautit i marrim të mirëqenme atëherë i bie që Mustafa Dauti dhe Sulejman Rexhepi gjatë këtij Muaji të Ramazanit kanë vjedhur gjithësej 1450 pako, apo 58.000 kg produkte ushqimore e higjienike dedikuar të varfërve si lëmoshë për këtë Muaj të Rahmetit. Nga kjo vjedhje, nisur nga vlera në euro e kësaj ndihme që e deklaron vetë Mustafa Dauti, i bie që Mustafa dhe Mulla Sula kanë përfituar 121.800 euro. Pra, nëse 5000 pako kanë vlerën e 420 mij euro, i bie që një pako ka vlerën e 84 eurove, që do të thotë se, nëse Mustafa dhe Mulla Sula kanë vjedhur dhe nuk i kanë shpërndarë për Ramazan rreth 1450 pakove, atëherë shumëzuar kjo me 84 euro sa kushton një pako, del se i kanë vjedhur 121.800 euro.

Ja si e ka deklaruar Mustafa Dauti shpërndarjen e pakove nëpër Myftini dhe nëpër "shoqata humanitare" me të cilët paska vepruar ai:

1. Myftinia e Shkupit - 10 ton ose 250 pako

2. Myftinia e Gostivarit - 9 ton ose 225 pako

3. Myftinia e Tetovës - 10 ton ose 250 pako

4. Xhamisë së Kavadarit - 4 ton ose 100 pako

5. Soqat. human. në Shkup - 17 ton ose 425 pako

6. Myftinia e Prilepit - 8 ton ose 200 pako

7. Myftinia e Dibrës - 8 ton ose 200 pako

8. Myftinia e Shtipit - 10 ton ose 250 pako

9. Myftinia e Velesit - 7 ton ose 175 pako

10. Myftinia e Kumanoves - 10 ton ose 250 pako

11. Myftininë e Resnjes 7 ton ose 175 pako

12. Myftinia e Kerçovës - 9 ton ose 225 pako

13. Myftinia e Ohrit - 8 ton ose 200 pako

14. Myftinia e Strugës - 9 ton ose 225 pako

15. Myftinia e Manastirit - 8 ton ose 200 pako

Gjithsej 134 ton ose 3350 pako

Një ditë, zotërinjtë që heshtin para kësaj vjedhje katastrofale, që e legjitimojnë këtë vjedhje dhe që nuk do t'i deklarojnë listat e shpërndarjes së ndihmave, të hartuara vetëm pasi të jenë inspektuar familjet që janë paraqitur si raste sociale, të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë. është e patolerueshme që me heshtjen e tyre si pasojë e shantazhimit që u bëhet, ta trashin kaq shumë zullumin dhe hajninë!

Hajnia është edhe shumëfish më e madhe, sado që këtë e heshtin organet e kapura të BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi.

Pra, në bazë të deklarimit të vetë Mustafa Dautit, del puna që këta dy superhajna të BFI-së, nga pakot e arritura si ndihmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë, janë vjedhur 1450 pako, apo 58.000 kg produkte ushqimore e higjienike, apo, përkthyer në para Mustafa dhe Mulla Sula kanë përfituar 121.800 euro.

Kurse, sipas raporteve që na kanë arritur nga çdo aktivitet i hajnisë që e ka zhvilluar Mustafa Dauti dhe Mulla Sula gjatë këtij Muaji të Shenjtë, nga numri i përgjithshëm i pakove të distribuara kanë vjedhur edhe në sasi, edhe në cilësi, por edhe në peshë. Pakot nuk kanë peshuar më 40 kg. me vlerë prej 84 euro, por kanë peshuar 15 kg. me vlerë prej 25 euro. Në çdo pako të shpërndarë kanë vjedhur produkte ushqimore e higjienike në vlerë prej 59 euro. Nga pakot e shpërndarë nëpër Myftini kanë vjedhur 77.113 euro, sepse në fakt kanë shpërndarë vetëm 1307 pako me nga 15 kg që kapin vlerën e 25 euro.

Ja se ç'thonë raportet që na kanë arritur nga terreni, kështu është bërë shpërndarja:

Myftinia e Shkupit - 2580 kg. ose 172 pako

Myftinia e Gostivarit - 1350 kg. ose 90 pako

Myftinia e Tetoves - 960 kg. ose 64 pako

Xhamisë së Kavadarit - 1080 kg. ose 72 pako

Shoqat. human. në Shkup - 5760 kg. ose 384 pako

Myftinia e Prilepit - 1500 kg. ose 100 pako

Myftinia e Dibrës - 750 kg. ose 50 pako

Myftinia e Shtipit - 540 kg. ose 36 pako

Myftinia e Velesit - 900 kg. ose 60 pako

Myftinia e Kumanoves - 1929 kg. ose 128 pako

Myftininë e Resnjes - 225 kg. ose 15 pako

Myftinia e Kercovës - 1500 kg. ose 100 pak

Myftinia e Ohrit - 960 kg. ose 64 pako

Myftinia e Strugës - 1929 kg. ose 128 pako

Myftinia e Manastirit - 240 kg. ose 16 pako

Gjithsej - 22 ton ose 1307 pako

Nga këto të dhëna të sakta e të pamohueshme, vërehet qartë se sa kanë vjedhur Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti dhe se, në ç'nivel vjedhjeje heshtin myftinjtë e mendermethënshëm duke u përfshirë në vjedhjen e ndihmave humanitare të cilat i janë dedikuar për Muajin e Mëshirës të mjerëve, fukarave, bonjakëve e jetimëve të Maqedonisë së Veriut. Pra, nuk janë shpërndarë më shumë se 22 ton ndihma, ose, fiks 1307 pako.

Pra, e vërteta e vjedhjes së pakove humanitare nga ana e Mustafa Dautit dhe Sulejman Rexhepit, në këtë Muaj të Rahmetit, është e trishtueshme, është jasht njerëzores, është në suaza të babëzitjes së xhindosur. Kanë vjedhur kafshatën e gojës së myslimanëve të varfër, për punë korrupsioni dhe kapjeje deri në heshtje totale të vjedhjes i janë dorëzuar myftive, të cilët me qindra pako i kanë përfunduar nëpër shtëpitë e tyre, nga fotot e arkivuar vërehet se ndihmat ngarkohen nëpër makina superluksoze, thuase të varfërit kanë nevojë vetëm për pako me artikuj ushqimore sepse kanë makina superluksoze!

Dhe, është jasht normales ajo se ç'hajni kanë bërë këta dy superhajnat e BFI-së gjatë këtij Muaji: Kanë shpërndarë vetëm 22 tonelata ndihma nga ato 200 tonelatat e deklaruara. Këto 1307 pako ndihma në bazë të peshës (15 kg.) që patën kushtojnë gjithësej (nga 25 euro) 32.675 euro! Dhe, ja shifra në total sa kanë vjedhur nga ajo që e kanë deklaruar vetë, me gojën e tyre, Mustafa Dauti dhe Sulejman Rexhepi në këtë Muaj të lëmoshës; kanë vjedhur gjithsej 178 ton ndihma, ose 3693 pako me artikuj ushqimor e higjienik të donuara nga vëllezërit tanë turq për skamnorët e RMV-së, ose, në para, nga shuma që e kanë deklaruar, kanë vjedhur rreth 390 000 euro!

Dhe këta do të flasin për islam e për rahmet, për ndihma e për solidaritet? Pas kësaj vjedhje galopante, do të zhvillohen si postfestum edhe nja dy-tri "aktivitete humanitare" dhe, më pastaj, mbyllet me dry "humaniteti i BFI-së" së uzurpuar! Ka të tjera burime ku mund ta ushtrojnë zejen e hajnisë këta superhajna të pangopshëm të BFI-së së uzurpuar e të falimentuar deri në shkatërrim! Zot, ndëshkoi para se t'ia arrijnë qëllimit djallëzor. Amin!