Urimi i Levizjes Myslimane për Reforma në BFI me rastin e Fitër Bajramit

Të dashur besimtarë, vëllezër e motra, miq e shokë, dashamirë e përkrahës të kauzës sonë, nesër kemi festë, nën ndjenjën solemne të shpirtit tonë do ta festojmë Fitër Bajramin.


Përmbushëm njërin prej obligimeve që na i ka caktuar Allahu xh.sh., mbaruam me ibadetin që i përket vetëm Krijuesit tonë, agjëruam Muajin e Ramazanit, me përkushtim devotshmërie ndaj të gjitha ibadeteve dhe lutjeve që i ka ky Muaj i shenjtë. Plotë një muaj kemi agjëruar vetëm për Allahun tonë, e kemi kalitur devotshmërinë tonë duke ushtruar disiplina të ndryshme shpirtërore: kemi respektuar ndalesat përgjatë agjërimit, kemi provuar përmbajtjen nga veset e këqia, kemi ushtruar dashurinë, dhembshurinë, solidaritetin për njeriun. Kemi fisnikëruar veten duke e shtuar krenarinë për faktin që jemi pjesëtarë të fesë islame.

Lusim Allahun e Madhërishëm që të na e pranojë agjerimin dhe të gjitha ibdatet e kryera gjatë Muajit të Ramazanit.

GËZUAR FITËR BAJRAMIN!

Paçi shëndet dhe gjitha të mirat e Allahut Mëshirëplotë! Amin!