Si vidhet në BFI?!

(Nga INBOX-i i fb faqes

"Të gjithë për Çlirimin e BFI-së nga Sulejman Rexhepi - LMR")






Ditë më parë lexova shkrimin e botuar nëpër portalet e Maqedonisë me titull: “A mund ta vjedhë fitrin dikush më shumë se sa Shaqir Fetahu”. Ky shkrim, respektivisht reagim që vie nga xhemati i fshatit Reçan të Gostivarit për manipulimet dhe mashtrimet e myftiut Shaqir Fetahu, më motivoi dhe mua që opinionin musliman të vendit t’i ofroj dëshmi se zeqati dhe fitri në Bashkësinë Fetare Islame vidhet, dhe atë prej kohësh Sulejman Rexhepi dhe hajdutët e tij të shpërndarë nëpër Myftinitë e vendit e vjedhin zeqatin dhe fitrin me marifete dhe forma të ndryshme.





FAKTE …

Për të qenë korrekt ndaj oipinionit musliman, kësaj radhe po ju sjellim dy dokumente finansiare të vitit 2000 të siguruara atëbotë në Myftininë e Kumanovës. Sipas burimeve të sakta, Myftinia e Kumanovës boton “Arka pranon” me numër rendor identik të “Arka pranon” të origjinalit të pranuar nga shërbimi qendëror finasiar i BFI-së. Më pastaj, tubimin e zaqatit, këta hajdut, e kanë bërë me “Arka pranon” kopje të origjinalit. Ndërsa dokumentin origjinal e kthejnë në shërbimin finansiar të BFI-së si të pashfrutëzuar.


Atëbotë reagova në shërbimin finansiar të BFI-së dhe kërkova që dokumenti Arka pranon me NO: 013594 dhe N0: 013787, të përdorura në terrenin e Kumanovës të verifikohen se janë falso apo origjinale. Nga kontrolli i shërbimit finansiar i BFI-së rezultoi se Arka pranon me NO: 013594 dhe N0: 013787, ishin kopje të Arka pranon me të njëjtin numër serik të dokumentit origjinal të kthyera në shërbimin finansiar të BFI-së nga kjo Myftini e që ishin të pa përdorura. Edhe pse u konstatua vjedhja, shërbimi finansiar i BFI-së heshti, heshtën të gjithë. Kjo dëshmon se krimi në BFI është kolektiv dhe më i moçëm se sa mendojmë ne.

Dërguesi është punëtorë i BFI-së dhe dëshiron të mbetet bashkëpunëtorë digjital i Lëvizjes Muslimane pë Reforma në BFI. Së shpejti do të publikojmë edhe fakte tjera.

Me respekt.