Intevistë me H. Afrim ef. Tahirin, drejtues i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së

Ilaçi bashkë me helmin në një shishe ngelë pa kurrfarë vlere shëruese

Bashkësia Fetare Islame në RMV gjatë këtyre muajve të vitit është karakterizuar me një dyzinë aferash e skandalesh për të cilat, që nga muaji prill e këtej nuk ka pasur kurrfarë sqarimi në opinion. Redaksia jonë ka bërë disa përpjekje për të arritur deri te ndonjë prononcim zyrtar por, më kot. Prandaj, i jepet fjala palës tjetër, e cila po konsiderohet si opozitë e BFI-së së Sulejman Rexhepit, i cili, këto ditë do të ulet në bankën e akuzës si rrjedhojë e padisë së ngritur nga Komiteti i Helsinkit për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes. Me, oponentin e tij, H. Afrim ef. Tahiri, biseduam hapur për problemet aktuale që po rëndojnë mbi këtë Institucion, për Platformën e Lëvizjes të cilën e drejton pikërisht efendi Tahiri e që ka të bëjë me strategjinë e shpëtimit të Institucionit si dhe me zhvillimin transparent të jetës fetare islame në vend. Natyrisht, prekëm edhe një sërë temash mjaft interesante që do ta zgjojnë kërshërinë e opinionit tonë

Afrim, njohësit e rrethanave dhe të veprimtarive të zhvilluara në BFI ju vlerësojnë si funksionar që i keni dhënë shpirt këtij Institucioni si dhe, ju vlerësojnë si model i punës në baza profesionale! Sot, jeni jasht këtij Institucioni, duke i prirur një lëvizje gjithëmyslimane për ndryshime rrënjësore dhe reforma të thell në Bashkësinë Fetare Islame në RMV. Për këtë ju keni paraqitur në opinion edhe Platformën e juaj! Në ç’shtylla konsiston ky dokument që me gjasë do të jetë zgjidhja fatlume e perspektivës së këtij Institucioni por edhe të jetës fetare islame në vend?

Janë dy shtylla kryesore: e para është shumë strikte, e pathyeshm, e patundur, e pakompromis në zbërthimin e saj! Kurse shtylla e dytë degëzohet në shumë “trerë” të cilat garantojnë një çati të sigurtë shekullore në, të cilën sërish do të nisë të frymojë dhe të lulëzojë furishëm jeta fetare islame në vendin tonë.

Shtylla e parë, në fakt është si një pano vertikale reklamuese e cila përmbanë qindra fakte, argumenta, dokumenta që flasin për situatën aktuale në të cilën është katandisur BFI-ja; dhjetra emra të cilët me vullnet prej djalli kanë kontribuar në këtë katandisje, si dhe mijëra veprime kriminale që kanë gjeneruar pasoja të parikuperueshme për jetën institucionale fetare islame. Këtu, në Institucion, është bërë dëmi, ndryshe, në jetën private të çdo myslimani të këtij shteti, e ka shumë të vështirë të lëshojë rrënjë smira djallëzore për t’iu bashkangjitur demonëve që kanë vetëm një ëndërr të përbotshme: ta rrënojnë sistemin e organizimit të jetës institucionale! Elhamdulila, myslimanët tanë, deri më sot, nuk i janë bashkangjitur kësaj strategjie të “gjeneralëve të shejtanit”! Pra, në këtë shtyllë të Platformës sonë janë listuar një dyzinë problemesh të shkaktur nga të babziturit, nga shkatërruesit dhe vjedhësit e vakëfit, nga rrënuesit e të gjitha vlerave të Institucionit të Bashkësisë Fetare Islame në vend. Meqë problemet tashmë janë dedektuar, meqë tashmë janë shpalosur synimet e shkelësve të akteve, dispozitave dhe rregulloreve të këtij Institucioni por edhe të këtij shteti, atëherë, është lehtësisht e mundshme që këta probleme të fshihen nga faqa e dheut, duke i izoluar dhe nxjerrë para drejtësië shkaktarët dhe prodhuesit e këtyre problemeve si dhe, pastaj, të gjithë të kapemi për shtyllën e dytë të degëzuar në shumë kahe, që nënkupton angazhim në reforma të thella dhe gjithëpërfshirëse! A do të jetë e lehtë? Pa dyshim që po, sepse, pasi të eliminohet e keqja, i lihet vend së mirës për të cilën do të kontribuojnë të gjithë myslimanët e mirë të vendit që përbëjnë xhematin e mrekullueshëm me shumicë absolute në këtë nënqiell.

Për fat të keq, për momentin kemi një Institucion moralisht të degraduar deri në themel dhe, një Institucion pa themelet historike të kësaj periudhe! Sepse, duke u përpjekur si zorra në prush, është shkatërruar tërë arkivi i kësaj periudhe, janë zhdukur qindra mijëra dokumenta, fakte e argumenta, të cilat faktikisht kanë përbërë themelet e këtij Institucioni për periudhën prej dy dekadave të fundit. Për fat të mirë, fija e këtij lëmshi brenda së cilës gjendet bërthama e degradimit, gjendet në duart tona, falë shumë dokumentave dhe fakteve që kemi arritur t’i nxjerrim nga brenda para se të shkatërrohen dhe, me tërheqjen e kësaj fije do të zbërthehet lëmshi dhe do të lakuriqësohet tërë kjo bërthamë e kalbnëzuar e kriminelëve që nuk mund t’i shpëtojë askush. Këtë nuk e them unë dhe nuk dua të më tingëllojë si kërcënim. Këtë e thotë Zoti Fuqiplotë në ajetin 52 të sures En Nisa: “Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu dhe, atij që e mallkon Allahu, nuk do t’i gjendet ndihmues.”

Meqë të gjitha angazhmet e fuqisë opozitare bazohen në rezultatet që dalin nga vrojtimet e zhvillimeve të përgjithshme shoqërore, ju, si opozitë e BFI-së së Sulejman Rexhepit, ç’konstatime keni, cila është jeta fetare e myslimanëve tanë, në ç’pozita gjendet sot BFI-ja?

Tërësisht e defaktorizuar! Absolutisht e margjinalizuar! E parespektuar dhe pa kurrfarë kundrimi si ndaj një institucioni me vlerë! Mjerisht, sot për BFI-në keni qindra vlerësime publike si për një bastion të veprimeve të kriminalizuara etj. Le të jenë këto vlerësime skajshmërisht subjektive por, vlerësime të kundërta nuk kemi, prandaj për ne janë aq shumë shqetësuese.

Sot, BFI-ja është në bisht të zhvillimeve të përgjithshme shoqërore; fare e parëndësishme, fare e pa konceptuar si një faktor nga i cili duhet të merret vlerësimi dhe pëlqimi! Sot, BFI-ja nuk është si dikur kur reagimi i saj merrej si “dridhje bërthamore” që i tundte institucionet shtetërore. Sot BFI-ja e kapur prej një grusht njerëzish të papëgjegjshëm, më tepër është brengë, hall, për institucionet shtetërore se sa që është kujdestare korrektuese mbi këta institucione. BFI-ja sot, politikisht, është tërësisht e margjinalizuar dhe, ky është gabim fatal, sepse, nëpër “margjina”, në “geto”, në provincë të skajshme, larg syrit të institucioneve shtetërore, çka mund të prodhohet e të veprohet përveçse kriminlizëm dhe kriminalitet, banditizëm dhe probleme që do të peshojnë rëndë mbi supe të popullatës myslimane në vend dhe, me këtë t’ia rëndojnë situatën e përgjithshme edhe shtetit. Sepse, nëse gjysma (në mos më shumë) e popullatës të lëngon nga një sëmundje e keqe, koston e shërimit do ta paguajë e tërë shoqëria dhe mbarë shteti!

Sot, BFI-ja e kapur nga një grup keqbërësish, ndërkombëtarisht është e izoluar, e përjashtuar apo e paftuar nga qindra konferenca ndërkombëtare që organizohen në botën myslimane. Madje e papërfshirë edhe nëpër konferenca e manifestime fetare që bëhen çdo ditë edhe brenda trungut kombëtar me përkatësi fetare islame! Dikur, faktorët ndërkombëtar që veprojnë në RMV e kishin si rregull të patejkalueshëm: nuk ka vlerësim mbi situatën në Maqedoninë e Veriut pa e marrur edhe vlerësimin e Institucionit të BFI-së! Me çdo shqetësim të Institucionit tonë solidarizoheshin, na përkrahnin dhe na këshillonin në përpjekjet tona për t’i tejkaluar problemet, kërkonin bashkëpunimin tonë, të përfshiheshim në të gjitha projektet e tyre! Sot, BFI-ja ka degraduar në një Institucion pa peshë, pa vlera, në diçka që nuk ka sens as për situatën, as për gjendjen e përgjithshme, as për vlerat më sublime njerëzore, nuk ka sens as për të shenjtën, as për veprimet profesionale; Bfi-ja sot është pa qëmdrime, pa vlerësime, e pavlerësuar dhe e parespektur! Sot, BFI-ja kundrohet si një “çerdhe” prej nga shpërthejnë ço ditë afera, gafa, qëndrime e vlerësime që na çdenrojnë si etni e si komunitet.

BFI-ja sot nuk vlenë si një “kulm” brenda së cilës ka vend për të gjithë myslimanët e vendit, për shoqatat islame-humanitare, fetare e kulturore, arsimore-edukative, por, vetëm si një kulm nën të cilën mund të strehohen ata që e përkrahin verbërisht “prijësin” e tyre të paudhë, që nuk kanë as dinjitet e as personalitet, që nuk guxojnë të shprehin kurrfarë kritike, sepse menjëherë do t’u “fluturojnë” nënat e gratë, që nuk kanë forcën e kundërshtimit ndaj haramit, që janë të predispozuar që më lehtë të bashkëjetojnë me haramin se me hallallin, të pavetëdishëm se në çdo hap janë aq shumë të manipulueshëm, manipulohen, keqpërdoren, që tashmë shquhen si ndihmues dhe shpëtimtarë të Sulejman Rexhepit dhe jo të vlerave islame. Fundja, ilaçi bashkë me helmin në një shishe ngelë pa kurrfarë vlere shëruese!

Këta përkrahës të së keqes, automatikisht tashmë janë shndërruar në bashkëpunëtorë të së keqes dhe, kësisoj, edhe në keqbërës! Allahu Mëshirëplotë thotë: “Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës. Mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve është shpërblimi i tyre.” (Ali Imran, 86-87)

Cila është politika aktuale e BFI-së, t’ju luftojë ju si opozitë, apo të avancojë sa më lartë jetën fetare islame në RMV?

Jo, të gjitha parametrat flasin se kjo BFI është absolutisht e pafuqishmë që të merret me opozitë, që t’i kundërshtojë qëndrimet dhe konstatimet e opozitës që vepron nën emrin Lëvizja e Myslimanëve për Reforma në BFI të RMV-së! BFI-ja e depersonalizuar, e defaktorizuar dhe e deinstitucionalizuar, pra një grup keqbërësish që thirren në emër të islamit, për momentin ka vetëm një mision: si ta rjepin popullatën, si t’i vjedhin kurbanët, si t’i shesin vizat e haxhit, si të vjedhi fitra e zeqat, si ta mjelin deri në shterrje vakëfin e BFI-së për interesa meskine të uzurpatorit të BFI-së!

A e di dikush në Maqedoninë e Veriut se sa kurbana janë therrur sivjet, ku janë magazinuar, sa janë shpërndarë, cila është lista e atyreve që u ndihmuan me mish kurbani, sa kile u dhuruan! A e di dikush në se cili ishte numri i sivjemë i haxhilerëve që udhëtuan me BFI, cili ishte numri që udhëtuan me agjenci private, sa viza u shitën dhe ku përfunduan ato para; cili ishte fiitimi i BFI-së nga organizimi i haxhit të sivjemë? A e di dikush në këtë shtet të na thotë se cila është shuma e përgjithshme që u sigurua nga fitri, nga zeqati, nga donacionet prej diasporës, prej bisnesmenëve të ndryshëm, prej shërbimeve profesionale që i ofron BFI-ja? A mund të na dalë Rijaseti apo Kuvendi i BFI-së me një konstatim: sa po përfiton BFI-ja nga këta aksione fetare dhe sa po përfiton personalisht Sulejman Rexhepi, por dhe keqbërësit që vegjetojnë rreth tij si pulat pa kokë rreth cungut të shkretë? Pse nuk u tha asnjë fjalë për “avullimin” e qindra mijëra eurove të grumbulluara për vëllezërit tanë që pësuan nga vërshima katastrofale në Hasanbeg dhe rrethinë! Një distancim të keqbërësve nga “prijësi” i tyre që doli publikisht në përkrahje të xhelatëve kundër gazetarit Kashogi, një distancim kundër gënjmit të Mbretit të Arabisë Saudite, një distancim kundër atij që përpiqet të na bëjë palë në krah të udhëheqësit të një lufte që nuk na tangon as si komb e as si komunitet eurpian! Një distancim human kundër kultivuesit të gjuhës së urrejtjes dhe jo duartrokitjes frenetike!

Të gjitha këto afera dhe këto gafa flasin se BFI-ja tashmë ka humbur sensin e të qenurit konsisten në politikë! Aty nuk ka politikë në sensin e programeve zhvillimore të jetes fetare islame, kurse në sensin e politikës në BFI ka elementë të panumërta që flasin për politizimin partiak të skajshëm të këtij Institucioni?

Po pse ky politizim, siç thoni ju, i skajshëm?

Sepse, po ky “art i së mundshmes” po shërben si mekanizëm për të përjetuar “benifitet” e të qenurit në anën e pushtetit! Jo se u duhet pushtet politik, por mbrojtje, siguri dhe garancë se nuk do të preken në rrugëtimin e tyre nën udhë? Kjo flet mjaftueshëm se pse janë kaq shumë të politizuar partiakisht! Liria absolute në ushtrimin e vjedhjes, të shkatërrimit, të degradimit të një institucioni shekullor, liria absolute në ushtrimin e defaktorizimit dhe të korrupcionit, siguron dhe garanton korruptimin e votës e cila më së shumti i duhet asaj partie që e toleron dhe e stimulon këtë dukuri antikombëtare e antifetare. Dhe, kjo liri mundësohet përmes “të mirës” së dyanshme: korruptim të (pa)fajësisë por dhe korruptim të votës! Në rastin e parë, ndihmohet vjedhja e mallit të përgjithshëm, në rastin e dytë ndihmohet vjedhja e të drejtës së shenjtë të çdo personi të lirë! Sa keq, për më tepër kur Krijuesi ynë na porosit: “Dhe mos u bëni mitëdhënës te gjykatësit për t’ua përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe me vetëdije njerëzve një pjesë të mallit.” (El Bekare, 188)

Në fakt, cilat do të ishin ato politika të këtij Institucioni kur ai, edhe me Ligj edhe me Kushtetutë, është i definuar si Bashkësia Fetare Islame!

Për fat të keq, lojën e fjalëve në gjuhën, në terminologjinë juridike, e kuptojmë shumë pak! Nuk mund të them se si është emërtuar më herët ky institucion por, këto ditë lexova që, në kohën e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene, pastaj edhe në Mbretërinë e Jugosllavisë, ky Institucion është përkufizuar si Bashkësi Fetare Islame! Pra, jo si (Komunitet) Bashkësi e Fesë Islame por si Bashkësi Fetare Islame! Me këtë emërtim dhe me këtë përcaktim të kategorisë kushtetutare, të është përkufizuar veprimtaria ekskluzivisht në fetare. Gabim i madh! Mbi të gjitha, diskriminim i skajshëm, i planifikuar që në atë kohë që, myslimanët, pra shqiptarët si shumicë, mund të organizohen rreth Institucionit që do të merret ekskluzivisht me fenë islame, me zhvillimin e jetës fetare islame. Asnjë aktivitet tjetër legal! Ky ka qenë qëndrim nacionalist, shovenist e racist i kolonialistëve serbë të asaj periudhe që kanë ushtruar pushtet mbi tokat shqiptare të kolonializuara. Pas, pothuaj, një shekulli dikush sërish i kthehet këtij titulli dhe, madje me pranim të sugjerimeve nga “pushteti politik” të cilët të vënë kushte: ose kështu të quhesh e të regjistrohesh ose ndryshe nuk bën! Sepse, kështu po u ruaka kontinuiteti historik i këtij Institucioni! Ndërkohë që, ky Institucion, historikisht është shquar edhe si institucion që është marrur me organizim të jetës arsimore, shkencore, edukative, fetare, kulturore, humanitare, politike, ka prodhuar intelektualë të mëdhenj kombëtar, që i kanë dalur zot edhe kombit edhe fesë! Sot, ligjërsht ti je i përkufizuar të merresh vetëm me fenë islame, sepse je bashkësi fetare dhe jo institucion që përfaqëson komunitetin që i përket fesë islame, i cili komunitet ka afinitete të larta për t’u marrur edhe me politikë, edhe me kulturë, edhe me arsimim-edukim, edhe me humanizëm, edhe me sport, edhe me shkencë, edhe me letërsi, edhe me art, kompjuteristikë etj. Nuk kanë qenë naivë burrat e dheut e të kombit që nuk e kanë definuar këtë institucion në Shqipërinë e pavarur si “Bashkësia Fetare Islame e Shqipërisë”, por e kanë emërtuar si Komuniteti Mysliman, i cili, përveç që ka tagrin të merret me fe, e ka obligim kombëtar të angazhohet edhe në sferat e tjera të jetës. Bashkësi e Fesë Islame do të thotë se, në Maqedoninë e Veriut, ekziston një bashkësi, një komunitet që i përket fesë islame, i cili angazhimin e vet e shtrinë në çdo pore të jetës që është interes vital i kombit, i fesë, i bashkësisë! Pra, vetëm ne duhet të jemi ata që do ta përkufizojmë Institucionin tonë, ashtu siç ka qenë historikisht, dhe jo të na imponojnë të tjerët veprimtarinë strikte fetare, sepse, përtej fesë ka edhe degë të ndryshme të artit, ka edhe kulturë, edhe shkencë, edhe sport, edhe politikë, edhe humanitet, edhe gjithçka tjetër që të mundëson zhvillimin e gjithmbarshëm në hap me të tjerët, me botën e civilizuar! Në këtë aspekt, derisa po flasim këtu për mosnjohje të terminologjisë juridike, natyrisht, nëse nuk ka hile të tjera me prapavijë sektarizimi apo fragmentarizimi, ne edhe së brendshmi nuk jemi të organizuar si një trup, nisur pikërisht nga emërtimi i organeve të BFI-së! Ne nuk dimë në i kemi 13 myftini apo 13 Bashkësi Islame. Sipas regjistrimit të këtyre organeve në fakt ne kemi 13 BFI, në çdo qytet nga një BFI! Kemi Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame-Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë, Kumanovë… I kemi 13 bashkësi fetare islame me nga një myftini! Në fakt, saktësisht do të duhej të ishte Myftinia e Shkupit, Tetovës, Gostivarit… pranë BFI në RM.

Platforma e juaj për reforma në BFI parasheh edhe ridefinim të këij Institucioni?

Fillimisht parasheh angazhim maksimal për ta shpëtuar këtë Institucion nga rrënimi total, parasheh menaxhimin profesional e transparent, transparencën e aktiviteteve të gjithmbarshme të këtij Institucioni dhe, tek më pastaj do të mund të hidhen idetë në opinion për një korrnizë origjinale të këtij Institucioni, pa përkufizime nga mbretër e okupatorë që t’i përcaktojnë kllapat e angazhimit dhe veprimtarisë sate!

Cila është përkahja që e keni ju, si opozitë! Në opinion krijohet përshtypja se jeni vetë!

Këtë opinion “të vetmisë” po e krijojmë vetë ne, sepse, nëse i nxerrim emrat, nëse e bëjmë publike përkrahjen e personaliteteve që aktualisht janë të angazhuar nëpër organe të BFI-së, që të gjithë pastaj do të përjashtohen nga puna. Kemi raste kur janë dëbuar nga puna nëpunës sepse kanë pirë kafe me mua, si miq të hershëm! Popullata jonë sot nuk e ka atë komoditet sa të largohet nga puna, sepse, familjet tona janë të stërngarkuar me probleme sociale, nuk do të ishte e ndershe që këtyre familjeve t’ua shtonim edhe nga një të papunë, si pasojë e tekeve të atyreve që frikësohen edhe prej hijes së tyre. Kemi përkrahje masovike, kemi bashkëpunim të gjërë, kemi solidarizim me ne dhe iritim me veprimtarinë kriminale të pushtuesve të BFI-së, e cila tashmë ngjanë në një firmë private të një individi rregullave të të cilit duhet t’i nështrohen të gjithë, ndyshe, dëbohen të gjithë!

Në opinion nuk ka ditë që nuk paraqiten opinionistë të ndryshëm, janë radhitur qindra shkrime, analiza e komente që merren me dukurinë “BFI”, me ata që e kanë kapur këtë Institucion e që po e vjelin deri në shkretim total.

Ju po thoni këtu se keni përkrahës edhe nga brenda BFI-së?! Ndërsa, ne kemi dëgjuar zëra nga brenda BFI-së që funksionarë të ndryshëm ua kanë frikën, ju vlerësojnë si hakmarrës dhe, sapo të vini në pushtet, do t’i akuzoni e dëboni si “aleatë të Sulejman Rexhepit”!

Jo, jo, janë propaganda të mjerueshme të një grupthi tashmë të dështuar e të sigurtë se do të fluturojnë! Nuk ka hakmarrje, nuk ka gjykime tendencioze, nuk ka paragjykime! Ka vetëm bashkëpunim të sinqertë! Bashkëpunim i sinqertë nënkupton transparencë totale mbi veprimtarinë e ushtruar pergjatë këtyre viteve; vjedhjet, shkatërrimet, zhvatjet, haraçet, bashkarisht do t’i nxjerrim në sipërfaqe, me qëllim që të gjykohen kriminelët, nëse do të zbulohen! Çdo përpjekje për t’i fshehur këto dukuri dhe këto veprime të shëmtuara do të nënkuptojë bashkëpunëtor, bashkëfajtor dhe bashkëshkatërrues i Institucionit me ata që e kanë pasur mision këtë “aktivitet”! Ne e dimë që të gjithë janë të detyruar të bashkëpunojnë me Sulejman Rexhepin, e dimë që të gjithë janë të detyruar që t’i nënshtrohen dhe të bëjnë atë që do ai, sepse, ndryshe, siç thamë më sipër, të gjithë përfundojnë në rrugë. Por, ky bashkëpunim nesër do të mund të arsyetohet vetëm me nxjerrjen bashkarisht para organeve të drejtësisë të gjithë ata që ia bënë gjamën BFI-së, qofshin këta edhe të “pa prekshmit”! Nuk do të ketë vend për shantazhë, siç nuk do të paragjykohen as të shantazhuarit e sotshëm! Ne e dimë se, akcili myfti është i detyruar që të gjejë aq para sa i kërkohet, ndryshe, paraprakisht njohtohet se me çfarë akuzash të shpifura do të përballet në opinion. Ne e dimë myftiun i cili, nga dëshira për ta befasur për të mirë “reisin e vet”, ai i vjedh kursimet e prindërve gurbetqarë dhe dorëzon shuma të caktuara në arkën e copëtuar të BFI-së, duke u shpërfytyruar rrejshëm në “myfti i suksesshëm”! Këto raste do të shqyrtohen me masa rehabilituese, pa dyshim. Masat janë të nevojshme me qëllim që kurrë më të mos përsëriten gjërat imorale. Kurrë nuk do të na e falë Allahu Mëshirëplotë heshtjen eventuale dhe mosndëshkimin e tërë asaj veprimtarie kriminale që është ushtruar në BFI e në emër të fesë islame. Çdo dëm i shkaktuar mbi Institucionin tonë do të shpaguhet materialisht e moralisht, zhvatjet do të konfiskohen e do të kthehen në vend, në vakëf!

Cili është ai “shkopi magjik” përmes të cilit do t’i zgjidhni problemet e mëdha financiare me të cilat po përballet BFI-ja?

Nuk ka “shkop”, ka vetm qëndrim dhe vendim: nuk guxon të vidhet e të përvetësohet asnjë cent që vie në BFI. Pra, me ndërprerjen e vjedhjes dhe të keqpërdorimit, me ndërprje të rreptë të keqmenaxhimit dhe manipulimit me pronën e BFI-së – ky është “çelësi” që brenda dy viteve e zgjidhë problemin financiar të BFI-së. Jemi shumë të vetëdishëm se tashmë është drobitur deri në rrënim total sistemi finansiar i BFI-së, si pasojë e humbjes së besimit tek myslimanët. Ka rënie drastike të zeqatit, të fitrit, të kurbanëve, burime këto që përbëjnë buxhetin vjetor të BFI-së. Ka rënie fatale të përkrahjes materiale nga diaspora, si pasojë e fakteve që dëshmojnë për vjedhje e zhvatje të pamëshirshme në BFI nga uzurpatorët! Për ta rikthyer besimin, dashurinë dhe përkrahjen e besimtarëve ndaj Institucionit tonë do të duhet një punë gjigante. Do të duhet shpjegim dhe transparencë maksimale, do të duhet bashkërendim të veprimeve me xhematin tonë, do të duhet respektim të sugjerimeve, të vërejteve dhe të propozimeve të tyre, madje mundësisht edhe jetësim të tyre, sepse, nëse nuk e rikthejmë besimin dhe dashurinë tek xhemati ynë, BFI-ja do të duhet të pushojë se vepruari, sepse aktualisht, vetëm xhematin e kemi përkrahës financiar. Donacionet e tjera janë larguar nga BFI-ja, pikrisht për shkak të zhvatjes dhe keqpërdorimit të donacioneve. Duhet që BFI-në t’ia kthejmë popullit tonë, të bëjmë që ta ndjejnë shtëpi të tyre, dhe jo ta bunkerizojmë, ta blindojmë dhe ta mbajmë hermetikisht të mbyllur për myslimanin e vendit tonë. Kur punët janë transparente, të sinqerta dhe pa hile, nuk ke pse të frikësohesh nga askush, e aq më pak të barrikadohesh e të ruhesh prej hijes sate. Allahu Fuqiplotë thotë: “Ata fshihen nga njerëzit, por nuk fshihen dot nga Allahu. Ai është pranë tyre edhe natën, kur trillojnë gjëra me të cilat Ai nuk është i kënaqur. Se Allahu përfshin (me dijen e Tij) gjithçka që ata bëjnë.” (En Nisa, 108) Ata që e sollën në këtë derexhe BFI-në nuk mund të mbrohen nga askush. Këtë ua garanton Allahu xh.sh. me ajetin pasues të po të njëjtës sure: “Ja, ju i mbrojtët ata në këtë botë, por kush do t’i mbrojë tek Allahu në Ditën e Kiametit ose kush do të bëhet përfaqësues i tyre?”

Ju, me këtë që thatë më sipër, nënvizoni se, së brendshmi nuk mund të thyhet Sulejman Rexhepi, sepse, çdo lëvizje e ndëshkon me dëbim nga Institucioni! Meqë ju keni konsiderata ndaj këtyre nëpunësve, atëherë, cila është mundësia tjetër? Prisni ndonjë zgjidhje nga ana e organeve të drejësisë? Apo e keni strategji edhe këtë skenar, sepse, nëse largohet nga organet e drejtësisë, emri i Sulejman Rexhepit dhe gjithçka që lidhet me të në BFI shlyhet njëherë e përgjithmonë. E keni edhe këtë si preokupim?

Jo, preukopimi im i vetëm është shpëtimi i BFI-së dhe nxjerra në binare të shëndoshë të jetës fetare islame në vend. Strategjitë janë gjithmonë për befasim dhe dëshpërim të kundërshtarit! Stategji është edhe largimi i Sulejman Rexhepit. Se a do të vetëlargohet apo do të detyrohet nga organet e drejtësisë – kjo ngelë në dorën e tij! Sulejman Rexhepi tash e katër vite ka në prokurori disa aktpadi, të cilat deri më sot, punë djalli, kanë qenë të mbyllur në sirtar. Aktualisht kam një dokument zyrtar dhe po e pres edhe një përgjigje tjetër zyrtare nga Organi më i lartë i Prokurorisë i cili, në letrën e parë më është përgjigjur se u janë dashur shumë kohë deri te verifikimi i të gjitha atyre fakteve dhe dokumentave që janë dorëzuar bashk me paditë! Asnjë nga ato nuk janë hedhur poshtë, por, që të gjitha janë analizuar, janë hulumtuar nga organet gjegjëse policore dhe të drejtësisë si dhe, që të gjitha lëndët, janë plotësuar me fakte e me argumenta të reja plotësuese që dosjen Sulejman Rexhepi e bëjnë edhe më voluminoze dhe të pashmangshme nga përgjegjësia penale dhe morale e Sulejman Rexhepit. Kam shpresë se, së shpejti, do të nisë gjykimi i tij. Nëse është i sigurtë se është i pafajshëm, se mund të hidhen poshtë të gjitha ato padi, se si padi janë të sajuara, atëherë, nuk ka nevojë që të inervenojë natë e ditë që të stopohet procesi! Ne çdo ditë jemi me plotë gojën “nuk duam drejtësi selektive”! Dil në mejdan si burrat dhe, sqarohu. Fito dhe mundi armiqtë e tu! I drejti dhe i pafajshmi e ka të garantuar fitoren, sepse: “Sot gjykimi i përket vetëm Allahut, të Lartit e të Madhërishmit.” (El Gafir, 12) Kushdo që nuk i beson këtij ajeti kuranor, mohon Fjalën e Shenjtë, i bën eskivazhe drejtësisë, do me thënë, ndjehet tërësisht fajtor!/FOL.MK/