Editorial: Askund s’po gjendet ilaç për frikën e Sulejman Rexhepit

Dje, më 21.10. 2019, Sulejman Rexhepi nënshkruan vendimin që e sjell vetë, me numër protokolar, 02-6/6. Sot, të gjitha organet dhe institucionet e BFI-së të kapur nga dora e zezë antiislame, u informuan me këtë vendim, i cili flet ekskluzivisht për “lepurin e frikës” që tashmë po dridhet në barkun e Sulejman Rexhepit. Me shantazha e kërcënime, me vërejtje e me largime nga puna nuk mund që t’i detyrojë që ta duan e ta respektojnë, që t’ia miratojnë veprimet haram që po i kryen çdo ditë të lume. Në horizont po vërehet një zgjim i intelektualëve teologë 



Duke u thirrur në nene që nuk kanë të bëjnë asgjë me sjellje të vendimeve, Sulejman Rexhepi nënshkruan një vendim të tipit stalinist, një dokument i denjë për diktatorët më të pashpirtë. Me këtë akt, në fakt ka dëshmuar publikisht se kush është ai, çka mendon dhe çka synon ai, si sillet ai me Institucionin e të gjithë mysimanëve të vendit, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, përforëcon bindjen e Lëvizjes se ai duhet të shporret një orë e më parë nga Bashkësia Ftare Islame në RMV.

Neni 43 i Kushtetutës së BFI-së (ajo e deponuara në Gjykatë dhe jo ajo që e mban në sirtar dhe që e ndryshon çdo ditë dhe siç i konvenon personalisht atij) thotë: “Rijaseti i BFI-së zgjedh Këshill të posaçëm për dorëzimin e Menshurës.” Madje, në këtë kaptinë (neni 39-44) flitet vetëm për organin e Reisul Ulemasë, por, askund nuk ka bazë për një vendim të tillë! Sulejman Rexhepi është manipulant i hatashëm, sa herë që merr hapa idiotike, ka qejf të thirret në Kushteutën e BFI-së!

Me këtë vendim, Sulejman Rexhepi ju kërcënohet profesorëve dhe tërë stafit të Medresesë “Isa Beu” si dhe të paraleleve të dispersuara. Sulejman Rexhepi, nisur nga disa shkrime të fundit, të cilat kanë trajtuar korrupsion, hajni dhe keqpërdorim flagrant të institucioneve arsimore dhe të organeve të BFI-së, ka vendosur që këtë “çezme të informacioneve” ta mbyllë, duke iu kërcënuar të gjithë atyre profesorëve të respektuar që ulen, pijnë një kafe me Afrim Tahirin, oponentin e Sulejman Rexhepit, dhe që qajnë halle të përbashkëta mbi atë se ku është katandisur BFI-ja. Sulejman Rexhepi, duke përdorur ekspeditat policore amatore, duke fotografuar e incizuar tinëzisht, duke përcjellë e ndjekur nëpunës fetarë, ai tashmë ka listën e atyreve që janë të pakënaqur me situatën aktuale të BFI-së dhe, që të gjithëve ua bën me dije se do të largohen “duke mbajtur vetë përgjegjësi morale dhe juridike”! Çfarë përgjegjësie jurudike dhe morale qenka nëse pihet një kafe me një nga teologët me të respektuar në vend, me Afrim Tahirin, i cili, natë e ditë thërret për reforma të thella në BFI me qëllim të shpëtimit të këtij Institucion nga planet shatërrimtare të Sulejman Rexhepit! A mund të jetë përgjegjësi morale përshëndetja islame me Afrim Tahirin!

Këto masa të Sulejman Rexhepit, përveç që flasin për frikën e tij deri në palcë, flasin edhe për konstatimin e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI se, Sulejaman Rexhepi këtë Institucion e ka shndërruar në firmë private, në firmë personale në të cilën, të gjithë të punësuarit duhet t’i nënshtrohen vetëm atij! Ata që komunikojnë me opozitën, “armiqtë e tij”, ata duhet të ecin nga BFI-ja tashmë e uzurpuar dhe e degraduar në institucion të krimit dhe korrupsionit.

Sulejman Rexhepi është shumë i vetëdijshëm për urrejtjen e xhemateve të tërë që e kanë për të. Nëpër këto xhemate, natyrisht, shërbejnë edhe profesorët e Medresesë, qoftë si imamë, vaizë, mualimë etj. Dhe, Sulejman Rexhepi, në pikën 1 të këtij vendimi ju shpallë “bllok” xhemateve, duke i vënë në pozita të palakmueshme teologët: “ose me xhematin e armiqësuar ose me reisin e juaj”! Do që t’i ndëshkojë ata xhemate duke ua marrur “shërbyesit” e dashur, por, nga ana tjetër, do t’i largojë edhe ata profesorë të padëgjueshëm me qëllim që në vend të tyre të sjellë sa të mundet katundarë të tij si dhe “teologë” që i binden diktatorit Sulejman Rexhepi.

Kurse, në pikën dy të këtij vendimi vjen, pastaj, turpi më i madh para të cilit vazhdon të mos skuqet i pafytyri, Sulejman Rexhepi. I vë në sprovë dhe në pozita të palakmueshme të gjithë profesorët për të cilët “komisioni i Sulejman Rexhepit” paska konstatuar se nuk kanë përgatitje adekuate për lëndët që i mbajnë! Të njëjtit sa më parë duhet të ofrojnë “çertifikatë” apo dokument me të cilin do ta vërtetojnë përgatitjen adekuate! A është i vetëdishëm Sulejman Rexhepi se çfarë bënë? Me këtë kërkesë ai dëshmon për moseriozitetin e tij në punë që nga uzurpimi i BFI-së e këndej. Si është e mundur që paska lëshur vendime punësimi për profesorë me përgatitje joadekuate! Si ua ka ndarë lëndët të tillëve, si nuk i ka verifikuar deokumentet e tyre para se t’i punësojë? Kush do të mbajë përgjegjësi morale e juridike për këto manipulime? Si u bë që “komisioni i Sulejman Rexhepit” korrigjon Sulejman Rexhepin?! Jo, qëllimi është që t’i diskreditojë para opinionit, sepse i përcepton (apo edhe ka dokumenta për ta) si bashkëpunëtorë të Afrim Tahirit!

Nëse Sulejman Rexhepi ndërmerr një hap të tillë kundër këtyre profesorëve, atëherë, Lëvizja do t’i dalë me listë emrash që janë bashkëpunëtorë të tij, me dioploma fallco, me diploma të blera, me fakultet e pa shkollë të mesme!

Në pikën tre të këtij vendimi Sulejman Rexhepi kërcënohet edhe më qartë, del edhe më açik frika e tij, detyrimi i tij për masa kaq idiotike të denja për diktatorë të çmendur. Asnjë i punësuar i BFI-së nuk duhet të ndikohet nga faktorët e jashtëm, ndryshe, largohen që të gjithë. Sulejman Rexhepi ka informacione burimore se rrjeti i Lëvizjes po shtohet gjithnjë e më fuqishëm, pikërisht me njerëz që i njohin rrethanat dhe ngjarjet brenda BFI-së, ndaj dhe të njëjtëve u kërcënohet me largim nga puna nëse konstatohet se ata janë nën ndikimin e Lëvizjes dhe të Afrim Tahirit. Kjo është një rrjedhë e ngjashme me atë të Lumit të Amazonës, e pandalshme, deshti apo jo Sulejman Rexhepi! Në këtë drejtim nuk do ta ndihmojnë as mijëra vendime të tij nonshalante.

Vendimi përfundon me një “arsyetim” abstrakt, tipik komunist, kur thuhej diçka pa kurrfarë përmbajte konkrete. Për më tepër, ky “arsyetim” flet edhe për një vendim të shpifur, të lodhshëm, të turpshëm dhe të panevojshëm. Populli thotë “për çdo gjë gjendet ilaçi por jo edhe për frikën”!

Natyrisht, me këtë vendim dhe me deklaratat e nëpunësve tashmë të “pikatur si armiq të Sulejman Rexhepit”, ndaj të cilëve do të ndërmerren masa armiqësore, do të informohen të gjitha organizatat ndërkombëtare që veprojnë në vend.