Tradhëti dhe dekonspirim në kohë pandemie

Do të ishte shumë islamike që të pranohet gabimi, publikisht t’i kërkohet falje qytetarëve për këtë gabim si rezultat i kyeneçësisë së Sulejman Rexhepit dhe i servilizmit të puthadorëve të tij, përfshirë këtu edhe Shaqir Fetahun, pra, të pranohet përgjegjësia, fajësia, të hiqet dorë nga ai vendim i mbrapshtë, sepse konstatimi “që nga ky moment e shpalli të vdekur Koronavirusin” është fund e krye një teori konspirative që vjen nga nëntoka e propagandës ruse për destabilizim të rajonit dhe më gjërë

Shkruan Abaz Islami

Këto ditë, nga Bashkësia Fetare Islame, feudët e Sulejman Rexhepit lëshuan një komunikatë me të cilën dëshmuan se janë shumë larg të qenurit profesionistë dhe seriozë. Komunikata 03/224 e datës 01. 06. 2020, kishte të bëjë me përhapjen e frikshme të KoronaVirusit në territorin e Maqedonisë së Veriut, në veçanti në vendbanimet shqiptare e myslimane. Në këtë komunikatë paçavër, veç të tjerash mund të lexohet edhe kjo fjali: “Muslimani e ka për detyrë t’i ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin dhe për sigurinë shëndetësore, duke i respektuar rekomandimet e autoriteteve kompetente, me bindjen se të gjitha këto përpjekje quhen vepra mirësie në islam.” Fjalia e parë është shumë “intriguese” dhe e papërfunduar, madje pa kurrfarë kuptimi!
“Mulsimani e ka për detyrë të ndamarrë të gjitha masat për parandalim”! Për çfarë parandalimi? Çka të parandalojë? Natyrisht, për myslimanin është obligim që të parandalojë vjedhjen e BFI-së, shitjen e vakëfit, vjedhjen e kurbanëve, zhvatjen e haxhilerëve, fakanosjen e fitrit, të zeqatit, të parandalojë kurvërinë, konsumimin e alkoolit, të drogës, sepse, të gjitha këto masa janë për të mirën e sigurisë shëndetësore!
Myslimani i mirë dhe i sinqertë, sidomos ai që me pa të drejtë zë pozitë dhe ulë prapanicën në kolltukun e pamerituar, para se të sjellë vendime, duhet t’i abrogojë të njëjtat që i ka sjellë më përpara. Krejt myslimanët e vendit por edhe opinioni i gjërë i rajonit, e dinë se, Sulejman Rexhepi, bashkë me aletat e tij, pra, edhe me Shaqir Fetahun, më 12 maj të vitit 2020 kanë sjellë një vendim, i cili ishte fund e krye konfliktuoz, ishte vendim që ia hapte krahët fatalitetit etnik, ishte vendim që tek mbarë ndërkombëtarët e zbehu në maksimum simpatnë për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ishte një vendim nga i cili shpresohej ndonjë konflikt i përmasave të mëdha në kohë pandemie me qëllim që të mbulohen mbrapshtitë e Sulejman Rexhepit me tajfën e tij që “e shkarkuan”! Dhe, pas këtij vendimi, Sulejman Rexhepi me figurat e veta, përfshirë edhe Shaqir Fetahun, triumfalisht e shpallën fitoren kundër Koronavirusit duke u përbetuar se kthim mbrapa nuk ka, edhe sikur gjaku të rrjedhë lumë!
Të gjithë strukturat e mundshme kombëtare e shtetërore u ngritën në këmbë duke i lutur që të heqin dorë nga ky vendim dhe mos ta thërrasin xhematin në faljen e namazeve nëpër xhami, madje në çastin kur kurba e pandemisë kishte filluar një tatëpjetëze të butë, por Sulejman Rexhepi me hajnat e vet, përfshirë këtu edhe Shaqir Fetahun që ia siguronte terrenin Mulla Sulës për të folur nëpër televizione lokale si virusolog e si epidemiolog i paparë, kërkonin para nga shteti, të cilit ia bënin me dije se kanë nxjerrë vendime në shitje!
Këtë garniturë të ndytë dhe të papërgjegjshëm të BFI-së së uzurpuar e lutën që të sinkronizohen me qëndrimet e autoriteteve shqiptare, kosovare, boshnjake, turke dhe të shum shteteve arabe që të heqin dorë edhe nga falja e namazit të Bajramit dhe të festimit tradicional të kësaj feste, duke u karantinuar me qëllim që të kontrubuohet në parandalimin e përhapjes së pandemisë! Por jo, këta avanturierë kishin ngulur këmbë që ta ndëshkojnë shtetin i cili nuk po pranonte t’ju japë para nga ndihma financiare që do të vinte nga BE-ja! Dhe, Sulejman Rexhepi, Shaqir Fetahu & Kompania ia shaluan mirë nënën popullit të vet!

Do të ishte shumë islamike që të pranohet gabimi, publikisht t’i kërkohet falje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për këtë gabim që erdhi si rezultat i kryeneçësisë së Sulejman Rexhepit dhe i servilizmit të puthadorëve të tij, përfshirë këtu edhe Shaqir Fetahun, të pranohet përgjegjësia, fajësia, të hiqet dorë nga ai vendim i mbrapshtë dhe, tek pastaj të sillen vendime të reja me frymë për sensibilizimin e mbarë popullatës duke e bindur se konstatimi “që nga ky moment e shpalli të vdekur Koronavirusin” është fund e krye një teori konspirative që vjen nga nëntoka e propagandës ruse për destabilizim të rajonit. Puçistat e “rijasetit” duhet ta heqin nga vetja këtë hipotekë dhe të miratojnë një program i cili do të parashihte projekte ku do të gjendeshin të involvuar të gjithë teologët e vendit në luftën kundër Koronavirusit duke e pakësuar deri në minimum “komunitetin e xhahilëve” të cilët, duke u zgërdhirë e përçyrrur, mohojnë ekzistimin e koronavirusit ndërsa bredhin si virus ndër shoqërinë e shëndoshë.
Mulla Sula dhe stafi i tij puçistë e joshën popullatën që në mes të pandemisë të eliminojnë distancimin fizik dhe mosdaljen nga shtëpia dhe tani, duke u munduar t’i ikin përgjegjësisë penale për shtimin e numrit prej 500-600 personave të infektuar prej ditës (12 maj) kur e sollën vendimin për t’i shkelur të gjitha masat institucionale për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie, tani mundohen të na përkujtojnë se çka paska thënë Pejgamberi i Ndritshëm lidhur me sëmundjet dhe pandemitë!
Megjithatë, gëzon fakti që puthadorët e Sulejman Rexhepit, më në fund u vetëdijësuan për një fakt: Koronavirusin e shpalli të vdekur Sulejman Rexhepin, Shaqir Fetahun&Kompania! Rahmetlinjtë ishin burra boll të këqinjë, pa pikë burrnije! Phu!

P.s.

Më 12 maj të vitit 2020 Instituti për shëndet publik regjistroi vetëm 5 raste: në Shkup 3 dhe në Negotinë 2. Statistikat e përgjithshme të kësaj date ishin këto: 1674 të infektur, 92 të vdekur dhe 377 aktivë.
Në ditën kur u shkelën të gjitha masat e vlefshme në situata të jashtëzakonshme dhe u fal Fitër Bajrami, 24 maj 2020, ky Institut regjistroi 37 infektime të reja, prej të cilëve: 12 në Shkup, 8 në Kumanovë, 7 në Tetovë, 4 në Strugë etj. Numri i përgjithshëm: 1978 të infektuar, 113 të vdekur dhe 443 aktivë. Pra, për dy javë janë shtuar 304 të infektuar, 66 aktivë kurse të vdekur 21 më shumë.
Kurse pas kësaj date, kur të gjithë muftinjtë u ndikuan nga trimëria adoleshente e Sulejman Rexhepit dhe apeluan që masoviksht të shkohet nëpër xhami për faljen e Namazait të Fitër Bajramit dhe deri në drekë të kryhen sa më masovikisht vizitat familjare e, deri më 6 qershor të vitit 2020, pra, për dy javë të tjera, pasi e shpallëm të vdekur Covid 19, të dhënat janë fatale: 177 të infektuar, vetëm në Shkup 105, të vdekur 2 persona dhe mbi 100 aktivë, ose, gjithësej: 2967 të infektuar, 149 të vdekur, mbi 1100 aktivë!
Dhe, ja ku jemi, sërish të izoluar, të brengosur e të frikësuar, sepse, CoronaVirusi nëpër familjet dhe shtëpitë tona po sillet si xhelat! Ata që na mashtruan se “vdiq corona” duhet të paguajnë! Sot, të gjith ne, me infektimin dhe vdekjen tonë po e paguajmë budallakinë e tyre!