BFI duhet të shpëtohet, Shaqir Fetai nuk mund të shpëlahet

Shaqir Fetain, këtë kreaturë të Sulejman Rexhepit, e ka uruar edhe Kofi Anan, edhe Bill Klinton, edhe Sollana, edhe Tramp, edhe Merkel, edhe Sarkozi, edhe Shumaher, edhe Brus Li, edhe Çak Noris, edhe ata që dikur Mulla Sulës i thonin uzurpator e Shaqir Fetait puthador, edhe të gjithë bre, por ama, që të gjithë e dinë se ai nuk është rezultat që vie nga zgjedhjet kushtetutare e as vullnet i besimtarëvë, por nga çivia e nëntokës!

Kreatura e Sulejman Rexhepit, Shaqir Fetai, një nga bashkpunëtorët në të gjitha të zezat e që në fund ia ngul thikën pas shpine, po eksitohet deri në ejakulim shpirtëror duke pritë e përcjellë njerëz të gëzuar që më në fund, Bashkësia Fetare Islame, u lirua nga uzurpatori Sulejman Rexhepi.
Shaqir Fetai, si kreaturë e Sulejman Rexhepit, natë e ditë është në shkelje të Kushtetutës së BFI-së, madje në mënyrë edhe më flagrante, kënaqet që vijnë t’ia urojnë “postin” u.d. e ky u prezentohet rrejshëm si kryetar e rreiiiss! Shaqir Fetai, vdes, ama bukvalisht vdes për t’u dëshmuar pak si ”rreisul ulema” i BFI-së! Nuk mund të jetë kurrë! Sepse, është nusprodukt i veprave penale të Sulejman Rexhepit. Një prej veprave më të rënda penale ka qenë krijimi i një rijaseti me elementë me plotë përbërës krimogjenë! Shaqir Fetai nuk guxon të jetë në krye të vendit, sepse ai ishte i periudhës së Sulejman Rexhepit, i kohës kur në BFI lulëzonte harami me leje dhe me përkrahje edhe të Shaqir Fetait!
Shaqir Fetai, duhet sa më shpejtë t’i japë fund shkeljes së të gjitha akteve normative të BFI-së, ndryshe, edhe sikur tërë OKB, tërë OSBE, BE, NATO, madje, 7 miliardët qytetarë të botës të rrin rresht e të vinë t’ia urojnë Shaqir Fetait “postin u.d.” kjo assesi nuk e bën Reis! Dikush, për interese punësimi mund edhe ta vizitojnë në shtëpi Shaqir Fetain madje edhe ta pranojë për Reis, ashtu sikurse e pranuan edhe uzurpatorin e mëparshëm - Mulla Sulën, nga ata që dikur për reis e pranuan edhe të "zgjedhurin" e gjykatës maqedonase, sot me lezet mund ta pranojnë për Reis edhe ilegjitimin u.d. Reis!
Qejfet janë reagime subjektive, secili ka të drejtë vetes t'ia bej qejfet, por ama jeta institucionale, institucioni fetar i myslimanëve të vendit, nuk mund të shdërrohet në shtëpi ku secili vepron sipas qejfeve të veta!
Shaqir Fetai duhet ta ket të qartë se Levizja Myslimane për Reforma këmbëngul në respektimin e Kushtetutës së BFI-së, anëtarët e saj nuk kanë për qëllim punësimet në BFI, por Reformat e domosdoshme që duhet të bëhen në BFI. Nëse bota e do një BFI e cila do të veprojë jashtë binareve të Kushtetutës, sikur mbarë bota të dëshironte një BFI sipas qejfeve të Shaqir Fetait, ai tashmë duhet ta ketë mësuar se përballë do ta ketë Levizjen Myslimane për Reforma e cila që nga fillimi është e qartë në qëllimin e saj dhe e përgatitur të vazhdojë drejt suksesit përfundimtar!
Për qejfe të veta Shaqir Fetai mund ta ketë në përkrahje mbarë botën, kurse Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI për synimet e veta ka ndihmën e Zotit Fuqiplotë./LMR në BFI/