KONSTRUKCIONI I NJË TRADHËTIE LEHTËSISHT TË LEXUESHME



Rreth  një interviste të Shaqir Fetait botuar ne “Hëna e re”, e cila gjasonte në një përçapje të fëmijës që sapo e ka kaluar “lijën e qenit”, i llastuar, me plotë dëshira iracionale e me fantazi. Shaqir Fetait i kërkohet debat publik ndërsa ai e gjenë mënyrën për të thënë diçka sa për ta përjetuar një çlirim mankthi që i vjen nga domosdoshmëria e sqarimit të shumë gjërave në opinion. Çdo përgjigje e tij në pyetjet e kurdisura meriton koment më vete. 


Shkruan Haxhi Isa Xhaviti



(1) SHAQIR FETAI NA U KREKOS SI GJELDETI 


Shaqir Fetai edhe më tej mundohet ta gënjejë opinion e ngushte familiar të veten por edhe opinionin e gjërë të vendit. Për hire të kësaj “gënjeshtre të ëmbël” si dhe për hirë të dëshirave të tij patologjike që burojnë nga përpjekja e tij provinciale dhe diletanteske për një karrierë të bujshme (qoftë kjo edhe kriminale), Shaqir Fetai vazhdon që të jetë shkelësi më i madh i Kushtethtës së BFI-së.

Është dilentantizëm i skajshëm të mendosh dhe të pretendosh se titujt akademik apo edhe profesional kanë titullin ndihmës u.d. Kjo është ngjashëm si të kemi titullar “u.d. kirurg”, apo “u.d. doktor shkence”, apo, “u.d. akademik” etj. Së këndejmi, si mund të ketë titull “ushtrues detyre kryetar i ulemasë”!  Një ndërdyshje e tillë, mundet apo nuk mundet, mund të rrjedhe vetëm prej karrieristit të lajthitur.

Kushtetuta është akt më i lartë juridik që qëndron në themelet e një shteti apo të një Institucioni të veçantë me karakter kushtetutar. Aty lajthitje, dilentantizëm dhe idiotizëm nuk mund të ketë. Prandaj dhe Kushtetuta e BFI-së askund, në asnjë fjali e nen nuk ka paraparë titull “u.d. reis”, sepse nuk e duron, sepse shpreh budallakinë e të çoroditurve dhe të injorantëve.

Natyrisht, në Kushtetutën e BFI mungon edhe titulli “u.d. kryetar”, prandaj praktikat e ngjashme të BFI-së, janë zgjidhur përmes “këshillit reprezentues”, apo komisioneve.

Gjithësesi, nocioni “u.d. kryetar” edhe pse nuk njihet nga Kushtetuta e BFI-së, të paktën duket më normale, më e nënkuptueshme, sepse është si titull juridiko-administrativ i përfshirë nëpër akte juridike të institucioneve të ndryshme. Së këndejmi, Shaqir Fetahu në Regjistrin Qendror është i regjistruar “u.d. kryetar-reisul ulema Shaqir Fetai”, ndaj dhe, bënë shumë mirë që mos ta gënjejë opinionin e gjërë dhe miqtë e BFI-së, sepse u bëmë rezil.

Shaqir Fetait nuk i duket vetja asgjë si “u.d. kryetar”, sepse ai mendon se është “halis kryetar”, sepse e ka ëndërr të sëmurë dëshirën për të qenë kryetar i BFI-së. Fatkeqësisht, kjo ëndërr e tij do të zgjasë si të gjitha ëndërrat, dy-tre sekonda! Ai nuk mund të bëhet kryetar për dy arsyera: sepse juridikisht është e pa mundshme, sepse një u.d. kryetar, i caktuar për t’i përgatitur zgjedhjet, nuk e ka të drejtën e vetëzgjedhjes dhe, një shkelës i kushtetutës ekzistuese, me shume probleme shëndetësore e mendore, në prag të pensionimit, as që guxon të paramendojë kandidimin e vet për kryetar të institucionit.

Kjo për sa i përket lajthitjes dhe gënjeshtrës së Shaqir Fetait që shihet që në kryetitull të intervistës. Po në titull?

Shaqir Fetai, tamam si një snob, si një pseudo-takvaxhi na thotë që uniteti duhet të ruhet si sytë e ballit. Por, nuk e thotë cili unitet: ai, nen udhëheqjen e tij, apo ai që i respekton të gjitha shkeljet e tij?

Të jemi të gjithë unikë duke respektuar dëshirat karrieriste të Shaqir Fetait, pa çka që ai është shkelësi më i madh i Kushtetutes së BFI-së? Të jemi të gjithë unikë në marrëveshjen e Shaqir Fetait me Sulejman Rexhepin që nëse do të jetë kryetar duhet që mos t’i listojë aferat, vjedhjet, korrupsionin, nepotizmin, përvetësimin, shitjen dhe tëhuajësimin e vakëfit. Pra unikë në fshehjen dhe në harrimin e gjurmëve të Sulejman Rexhepit në shkaterrimin e BFI-së. Apo, të jemi unikë në përçarjen e rijasetit, duke e lenë gjysmen nën kontrollin e Sulejman Rexhepit e gjysmën nën kontrollin e vet. Apo të jemi unikë në bindjet e Shaqir Fetait se anëtarë të rijasetit mund të jenë “macasi-kucasi” dhe se të drejtën e vendimëmarrjes e kanë edhe koordinatorët, të cilët brenda natës emërohen “myfti”! Këtë unitet shkatërrimtar nuk guxon ta mendojë Shaqir Fetai, madje nuk guxon as ta veshe me petk fetar, sepse është kërkesë e djallëzuar.


(2) “HAFIZ INTRIGANTI” DHE INJORANCA E TIJ 


Po si përgjigjet Shaqir Fetai, ky hajgarexhi me jetën fetare, në intervistën e vet nga ato dhjetra që i ka pritur e që nuk ia nguli asnjë mjet informimi, rreth pyetjes se si ndodhi puna qe ai “të bëhet i pari i BFI-së”?

Që në përgjigjen e parë Shaqir Fetai na prezantohet si prostitut mashkull, pa guxim intelektual e shpirtëror, pa diplomaci e pa personalitet për ta nxjerrë të vërteten në shesh. Ai që në start mendon se po komunikon me pula dhe, hë t’ua hedhim një grusht kollomoq pulave që po kokorasin kaq shumë! Gazetarët dhe mediat nuk duan “tagji” dhe rrena të fabrikuara, por të vërtetën mbi një proces të cilin Shaqir Fetai nuk diti si ta zhvillojë por doli i tëri bllof!

Ai fjalinë e nisë: “Mendoj se opinioni i gjerë tashmë është njoftuar përmes komunikatave tona dhe konferencave për shtyp.” Rrenë e madhe! Opinioni i gjërë tashmë e di se Shaqir Fetai u instalua në BFI nga tajfa e Sulejman Rexhepit si i devotshëm në lojalitetin ndaj tij dhe që do t’ia fshehë të gjitha gjurmët e krimit dhe të kriminalizimit të BFI-së ku kontribut të madh e të poshtër ka edhe vetë Shaqua.

Çka ka kumtuar përmes komunikatave të veta Shaqir Fetai? Asgjë, veçse po rrenë. Ky rrenavec, për hirë të “babait të vet shpirtëror” vazhdon të rrejë dhe të shkelë mbi parimet e shenjta të Islamit, ndërsa aq qejf ka që t’i drejtohen me titull “hafiz”. I duhet ky titull për kamuflim të djallezive që i ka! Cilat konferenca pēr media i ka mbajtur ku i paska sqarur gjërat? Ky tash mundohet qe t’i vë në lojë edhe mediat e gazetarët, madje tërë opinionin, ndaj nuk paska nevoje të dijë hiç më tepër Rijaseti, komuiteti i hoxhallarëve, teologët e vendit, myslimanët që ndajnë nga kafshata e gojës për të mirën e këtij Institucioni? Në konferencën e fundit më idiotik që mund ta mbajë një snob e një injorant, Shaqir Fetai aq shume u bishtëroi gazetarëve sa këta ia injoruan bakllavanë që ky ua ofroi si korrupsion. Shumica e gazetarëve në vend e dinë këtë të vërtetë dhe jo intrigat e “hafiz intrigantit”.

“Kohëve të fundit u ndie nevoja që vërtet të ndodhin ndryshime në kreun e BFI të RMV, sepse u formua një ambient  te besimtarët dhe te faktorët tjerë në BFI e RMV dhe u ndie nevoja për ndryshime,  të cilat ne i emërtuam si zhvillime të reja në BFI e RMV. Këtë proces e udhëhoqën vetë Myftinjtë e Myftinive të BFI të RMV dhe anëtarët e Rijasetit të BFI,  ku me dy të tretat u vendos ky ndryshim.”

Në një fjali tri rrena pa krip:

Kohëve të fundit u ndie nevoja??? Kur, kohëve te fundit, vetëm pasi të jetë shkaterruatlr komplet BFI duke e grabitur dhe rrënuar gati gjysëm decenie! Po si nuk e ndietë këtë nevojë me herët, apo ju vinte lezet.Zhvillime të reja në BFI??? Kështu i emëruat nevojat për largim të kryehajnit të BFI-së, Sulejman Rexhepit? Shaqir Fetai që deri dje vidhte si dhe e miratonte vjedhjen e Sulejman Rexhepit në BFI, e quan “zhvillime të reja në BFI” largimin e mësuesit të vet në intriga, rrena dhe vjedhje?Ky  ndryshim u vendos me dy të tretat e Rijasetit??? Po nese ia kërkon gjyqi që t’i përgjigjet me emër e mbiemër dhe me sistematizim te vendit të punës për të gjithë ata që ia përbëjnë këtë dy të tretat e Rijasetit, si do të përgjigjet? Me “pasha nanen time” nuk e kam ditë, apo me “pasha Allahun kështu bënte edhe “zoti” im, Sulejman Rexhepi”?

Në këtë përgjigje mungon vetem e vërteta: ndodhi ky proces se kështu u morëm vesh në “Darkën e fundit”, ne të Judës me ata të pushtetit (përfshirë këtu edhe Sulejman Rexhepin)!

Dhe, “hafiz intriganti” e përfundon përgjigjen e parë në intervistën e kurdisur duke nënvizuar se i ka hyrë menjëherë punēve për stabilizim të BFI-së në sfera të ndryshme! Ky farë mburraveci, ose është tërësisht injorant, ose po përpiqet të lajë mut me shurrë, sepse është shumë i ndërgjegshëm për lojën ku ështe futur.

Për çfarë stabilizimi dhe per çfarë sfera të ndryshme mundohet të flasë kjo fare hanëmingje, kur dihet se, nga dita e kidnapimit të BFI-së e deri me sot, ditët i kaloi duke pritur e përcjellë “delegacione” që ia shprehnin përshëndetjet dhe urimet për një post të vjedhur që e shperfytyron komplet ne gjeldet! Natyrisht deri sa nuk u sëmurë nga Covid 19, për ta kaluar kohën pastaj në shërim shtëpiak. Dikush pyeti: “a mos ishte ky një ndëshkim nga Zoti”, për ta ndërmendur “hafizin”?!


(3) SHAQIR FETAI NUK PO PROVOKON MLLEF POR URREJTJE GJITHËPOPULLORE 


Shaqir Fetai druan se ka krijuar një praktikë përmes të cilës kur të duan dy të tretat e Rijasetit, apo të imameve të një territori të Myftinisë mund ta shkarkojnë atë, hala pa u mesuar mirë “të nusërojë”. Prandaj nuk e paskan shkarkuar anëtarët e Rijasetit por paska dhënë vetë dorëheqje Sulejman Rexhepi. Ç’turp e ç’haram!

Kushdo që e lexon me kujdes intervistën e Shaqir Fetait botuar në “HENA E RE”, do të vëreje se ai është një misionar me elementa të mercenarit me detyra të shumëfishta:


ta rehabilitojë të kaluarën e Sulejman Rexhepit ku kontribut kriminal të theksueshëm ka edhe Shaqir Fetai,të këmbëngulë në atë se BFI-në nuk e ka gjetur si gërmadhë të shkaktuar nga Sulejman Rexhepi,Sulejman Rexhepin nuk e ka shkarkuar askush me shkeljen e kurrfarë neni porse, thjesht ai paska dhënë dorëheqje,rreziku që i vinte BFI, që po ngjasonte në një anije që po përmbytej, nuk ishte nga kapiteni pirat me tërë ekipin e vet anti-BFI, por nga valët e trazuar të detit për ç’gjë u desht të intervenohej me “dy të tretat” e Rijasetit të Sulejman Rexhepit, të cilat ia radhitën të gjitha sukseset dhe nuk ia nënvizon asnjë “mëkat”,vetëlavdërimin dhe mburrjen duke e stolisur me lloj-lloj gënjeshtra, fantazirash dhe duke përvetësuar merita të të tjerëve, vetëm sa për ta krijuar iluzionin se tashmë në krye të BFI-së ka ardhur një alamet “alimi” dhe takvaxhi që secilit mysliman të Shkupit ia kujton “zhengër babën”.

Në pyetjen: “Si është BFI – si Myfti i Gostivarit dhe si është sot – si Kryetar i saj në detyrë”, Shaqir Fetai na mbytë me vetëlavdërim dhe me virgjërinë e tij përgjatë viteve sa ka punuar në BFI në poste të ndryshme, si dhurata absolutisht të pameritueshme por të dhëna nga Sulejman Rexhepi për lojalitet dhe bashkëpunim të ngushtë në shkatërrimin e BFI-së.

Sa i pafytyrë aq edhe imoral, sa i pacipë aq edhe genjeshtar, Shaqir Fetai na helmon me elozhe që ia thurrë vetëvetes. Na paska qenë ndër themeluesit e FSHI-së! Me peshë si të Shaqir Fetait atëbotë kanë qenë të gjithë myslimantë e Maqedonisë së atëhershme.

Të gjitha të arriturat epike në Myftininë e Gostivarit në kohën e ish-myftiut dhe kryetarit e reisul ulemasë Hfz Arif ef. Eminit, i përvetëson dhe i llogaritë si suksese personale. Ndërkohë që, kur erdhi në krye të Myftinisë e gjeti një prej organeve më të fuqishme dhe më të konsuliduar që ia kishte lënë efendi Emini.

Shaqir Fetai flet sikur të jetë ai gjithçka meritori në Myftininë e Gostivarit, në Medrese dhe në BFI, ndërkohë që faktorët e mëhershëm në organet e BFI-së as që e bënin hesap si hoxhë klasik. Pa Sulejman Rexhepin dhe pa përkrahjen e atyre strukturave shtetërore ku aderonte Sulejman Rexhepi, edhe sot e kësaj dite Shaqir Fetai do të ngelte hoxhe klasik në fshatra të Gostivarit, si Hfz. Arif ef. Emini.

Shaqir Fetai përmend se paska kthyer tërë vakëfin e Myftinisë së Gostivarit, ndërkohë që ky denacionalizim ka qenë proces i paraparë me ligj për të gjithë organizatat fetare. Ku është merita e Shaqir Fetait këtu?

Le të tregojë Shaqir Fetai se si u bë që pronë e vakëfit të kësaj Myftinie ishte në emër të Sulejman Rexhepit? Po pse Shaqir Fetai nuk tregon se si e humbi vakëfin e garantuar dhe hejdie nga Banka Islamike për Zhvillim! Si e tradhetuan dhe pse u tërhoq nga kjo marrëveshje kjo organizatë finansiare ndër më të fuqishmet në botë? Si u bë që në vend se Myftinia e Gostivarit të bëhej me vakëf, u bë me shtëpi të paimagjinueshme Sulejman Rexhepi! Këtu kontribut vetëmohues gjithësesi që ka Shaqir Fetai. A mos e bleu postin u.d. kryetar Shaqir Fetai nga Sulejman Rexhepi duke e bërë atë me shtëpi përallore! Pse Shaqir Fetai nuk insiston që Sulejman Rexhepi t’i kthejë në arkën e BFI-së ato qindra e mijëra euro me të cilat i pagoi pompat e filtrimit të pishinave! Apo edhe kjo shkon në llogari të të qenurit “u.d. reisul ulema”? Shaqir Fetai duhet të dijë se asnjë mësim islam nuk mëson se shejtani mund të rikthehet në melaqe. Zoti e ka përjashtuar atë!

Ajo çka të trishton në këtë përgjigje është mercenarizmi i Shaqir Fetait të cilin e kamuflon me misionarizëm të padefinuar qartë. Përgjigjen e përfundon me këtë fjali: “Në këtë shërbim u vendosën të gjithë Myftinjtë dhe  Koordinatorët e Myftinive dhe disa nga anëtarët e Rijasetit dhe morëm vendimin tanimë të njohur për opinionin, që u kurorëzua me dorëheqjen e  ish-Reis’ul-Ulemasë”.

Këta banditë të manipuluar, më në krye Shaqir Fetain, a e morën vendimin për shkarkimin e Sulejman Rexhepit për shkak të shkeljes së komplet Nenit 58, pa specifikuar asnjë pikë të saj! Shkelja e të gjitha pikave të këtij neni do kohën e vet, do përkrahje institucionale, do miratim institucional, përfshirje të më shumë faktorëve. Pra, Sulejman Rexhepi asgjë nuk do të bente vetë pa përkrahje, miratim, ndihmë dhe bashkëpunim të Shaqir Fetait si Myfti i Gostivarit, si “organ” i Mulla Sulës. Dakord, e shkarkuan si e shkarkuan, atëherë ç’hyn këtu dorëheqja e Sulejman Rexhepit? E dini pse? Sepse Shaqir Fetai druan se ka krijuar një praktikë përmes të cilës kur të duan dy të tretat e Rijasetit, apo të imameve të një territori të Myftinisë mund ta shkarkojnë atë hala pa u mësuar mirë “të nusërojë”!

Ky fat mund ta gjejë nga vetë imamët e Gostivarit të cilët kur do ta kuptojnë rolin e Shaqir Fetait si Myfti në pasurimin dhe në shtimin e pronës së Sulejman Rexhepit, mund t’i kërkojnë llogari se ku kanë përfunduar paratë e xhematit të kësaj Myftinie “më të rregullt”, si u bë që Myftiu i tyre asnjëherë nuk ka kërkuar llogari nga Sulejman Rexhepi për vjedhje të atyre parave porse e ka ndihmuar në këtë degjenerim, pse tërë kohës derisa e ka ndihmuar në vjedhje dhe në zhvatje të buxhetit të BFI-së të mbushur nga xhemati i Gostivarit, kurrë nuk u ka raportuar dhe, nese u ka raportuar, i ka gënjyer se me ato para BFI po forcohet. Ndërsa tani na del puna se BFI na qenka lodhur nga do “faktorë të jashtëm”, nga do valë të detit që do të mund ta përmbysnin këtë Institucion. Pra, nuk paska qene fajtor Sulejman Rexhepi, Shaqir Fetai e soji i tij, por “valët e detit”!  Turp! Zoti e ndëshkoftë edhe më shumë se sa të qenurit snob e injorant, i cili tashmë nuk po e ngacmon mllefin por urrejtjen gjithëpopullore!


(4) KËRKO TEUBE SHAQIR FETAI, ËSHTË MË E VLEFSHME SE TË BËHESH KRYETAR 


Shaqir Fetai mos të hajë shumë e mos ta fajësojë administratën se paska shpërndarë dokumenta anekënd botës, por fajin për degradim të BFI-së ta kërkojë tek vetëvetja si organ i dikurshëm i BFI-së së kriminalizuar. Përpjekja për amnesti nuk është ekuivalent apo i barasvlefshëm me teuben para Zotit që i duhet Shaqir Fetait!

Në pyetjen e radhës, ndonëse gazetari ia kërkon sinjalet e para që mund të flasin për suksese të dukshme me ardhjen  e Shaquas në maje të BFI-së, ai këtu preferon që ta arrijë majen e genjeshtrës, duke ua shkerdhyer në këtë formë intelegjencën myslimanëve të vendit. Flet për suksese sikur këtu të mos ketë myslimanë normalë. Mundohet që rrenën ta zbërthejë si sukses të tij, për të rrëshqitur pastaj edhe në kohen e Sulejman Rexhepit kur ka rrejtur rrast.

Kur Levizja Myslimane për Reforma në BFI thoshte se, për shkak të Sulejman Rexhepit dhe Rijasetit kukull anëtarë i së cilës ishte edhe Shaqir Fetai, BFI ështe izoluar totalisht nga bota turko-arabe, ai ishte më i zëshmi në përpjekje për ta demantuar këtë konstatim të pademantueshëm. Kurse vetëm tani e vërenë këtë bllokim total dhe shenjat e qarta të debllokimit. Po cilat na qenkan keto shenja?

Shaqir Fetai e ka gënjyer tërë botën se paska “ardhur” në krye të BFI-së! “Me ardhjen tonë”, thotë Shaqir Fetai! Në kontekst të rrjedhave në BFI “ardhje” ka kuptimin e përfundimit te procesit të zgjedhjeve apo të emërimeve! Kur u zgjodh Shaqir Fetai rrencaku? Kur u emërua Shaqir Fetai intriganti? Asnjëherë! “Dy të tretat” e Rijasetit të Sulejman Rexhepit shkarkun të njëjtin, ndërsa u përcaktuan për Shaqir Fetain u.d. kryetar deri në zgjedhje të kryetarit!

Shaqir Fetai e gënjen veten siç e gënjeu tërë botën. Veten e gënjeu për shkaqe të sëmundjeve karrieriste, ndërsa e gënjeu botën sa për të treguar se BFI vazhdon të jetë Institucion i papërgjegjshëm.

Shaqir Fetai vazhdon me papërgjegjësi edhe në raport me Institucionin dhe myslimanët e vendit. Bota turko-islame e izoloi Sulejman Rexhepin dhe Rijasetin e tij edhe për fajin e Shaqir Fetait. Tani, urimet e botës turko-arabe që ia shprehin Shaqir Fetait, në fakt sinjalizojnë manipulimin e Shaqir Fetait duke e vulosur nënshkrimin e vet nën titullin “Kryetar i BFI, u.d. reisul ulema”! Nuk zgjidhet reisul ulema ndaj nuk mund te jetë u.d., por zgjidhet kryetari, meqë është u.d. dhe, sapo të zgjidhet kryetari ai me automatizëm e gëzon titullin shpirtëror “reisul ulema”! Kështu e di tërë bota turko-arabe që ka qëlluar pak më e menqur se Shaqir Fetai gënjeshtar.

Tani, Shaqir Fetai mendon se për shkak të kësaj “gafe të paqëllimtë”, meqe tërë bota e di dhe me ka uruar për kryetar, tani, nbyllni sytë, dhe mos më detyroni që të organizoj zgjedhje, se vjen ndonjë tjetër e nuk është mirë që sërish bota të merret me urime e përshendetje. Ja, me mua u krye kjo punë dhe, me lerni e mos më ngacmoni, më pranoni për kryetar të përjetshëm. Ja, këtë e kërkon Shaqir Fetai, sepse, me këtë lëvizje amnistohet Sulejman Rexhepi, vetë Shaqua si dhe të gjithë banditët e tjerë si ky. Deri sa ka një opozitë të fuqishme nuk ka “pushtet” të qetë!

Tjetër! Shaqir Fetai paska gjetur një kolaps në buxhet, ndaj ka vënë restrikcione të rënda me qëllim që të stabilizohen financat! Si stabilizohen? Duke e stimuluar vjedhjen? Duke e nëpërkëmbur djersën e myslimanëve? Duke u bërë palë me Sulejman Rexhepin në vjedhjen e aksioneve fetare që ngrisin buxhetin e BFI-së? Me këtë çiftëzim të Shaqir Fetait me Sulejman Rexhepin, vështirë se ndonjë ditë do të arrihet stabilizimi i financave, sepse myslimanët e vendit nuk e kanë ndërmend që t’ia mundësojnë Shaquas trashjen e çafës si të “bikut”!

Shaqir Fetai, përderisa nuk e gjenë fajtorin dhe nuk e sanskionon atë duke ia konfiskuar tërë thesarin e vjedhur nga BFI, do me thënë se ai po pret të mbushet arka dhe të veprojë edhe vet ngjashëm si paraardhësi i tij. Ai këmbëngulë në krijimin e traditës: “Të parit i lejohet vjedhja dhe pasurimi, ndihmuar nga stafi i tij dhe, për këtë mund të shpresojë në pleqëri të rehatshme, meqë sipas “traditës” atij nuk do t’i turbullohet lukthi”. Shaqir Fetai mos të bëhet filozof kot e kot, sepse të gjithë e dinë dhe e marrin për copë injoranti, por, le t’i bëjë gati dy rrogat e ardhshme për administratën e shkëlqyeshme dhe nëpunësit e BFI-së faji i vetëm i të cilëve është heshtja para krimeve dhe kriminalizimit të BFI-së.

Shaqir Fetai mos të hajë m… e mos ta fajësojë administratën se paska shpërndarë dokumenta anekënd botës, por fajin për degradim të BFI-së ta kërkojë tek vetëvetja si organ i dikurshëm i BFI-së së kriminalizuar. Përpjekja për amnesti nuk është ekuivalent apo i barasvlefshëm me teuben para Zotit që i duhet Shaqir Fetait.


(5) SHAQIR FETAI DO TË LAJË SHUMË BORXHE, PASTAJ DO TË IKË I TURPËRUAR 


Në një prej përgjigjeve të Shaqir Fetait në intervistën e kurdisur e të botuar në “HËNA E RE”, del sheshit edhe trishtimi i tij i vonshëm nga fakti që në BFI u instalua me insistimin, ndihmën dhe bekimin e BDI-së, të cilës familjarisht i kanë borxh!

Pse ky trishtim i Shaquas nga fakti që u damkos si “reis i BDI-së”, si ai para tij që njihej si “reisi i PDSh-së” i cili kur hetoi se testi i lojalitetit kishte kosto të madhe, e tradhëtoi “partinë nënë” dhe iku në BDI.

Ku do të ikë Shaqua tani pasi nuk ia ktheu reston BDI-së. Shaqua është interesxhiu më i madh që mund ta bëjë nëna. Ështe tepër i pafytyrë dhe mermer i ftohtë në momentet kur është në pyetje interesi i tij meskin. Këtë e ka dëshmuar tërë kohës sa ka qenë vasal i Sulejman Rexhepit.

Tanimë Shaqir Fetai ka tradhëtuar dhe i druan hakmarrjes së BDI-së e cila do ta djeg për këtë tradhëti. I lajthitur nga propagandat që thonin se BDI do të jetë humbëse në këto zgjedhje, Shaqir Fetai tërë kohës ka koketuar dhe është fërkuar me Aleancën duke e ndihmuar Alternativën. Zatën BDI pësoi humbje të madhe pikërisht në Çegranin e Shaquas dhe të familjes Fetai e cila komplet ka aderuar në BDI të cilës goxha ia kanë parë hajrin.

Përzierja e BDI-së në instalimin e Shaqir Fetait si qyp në krye të BFI, na qenka normale! Shaqua thotë se qenka shumë normale në botën demokratike tendenca e partive politike për të ushtruar ndikim në institucionet fetare, por suksesi i tyre varet nga aftësitë tona për t’i penguar ato. Një tezë kjo shumë e çoroditur dhe tepër amatoreske për të mos thëne idiotike!

Në botën demokratike, ku kultura demokratike shpreh kulturën e përgjithme të një etnie, të një shoqërie apo të një komuniteti, përpjekja e cilësdo parti për të ndikuar në një komunitet fetar sanksionohet me mospërfillje të asaj partie dhe me përpjekje mbinjerëzore për ta përjashtuar nga shoqëria. Shoqëria demokratike në botë me përulësi është në shërbim të interesave të insistucioneve dhe komuniteteve fetare, duke e dëshmuar këtë juridikisht dhe praktikisht. Pikërisht për këtë shërbim me përulësi institucionet demokratike kërkojnë me mirësjellje që, secili në vend të vet e me punët e veta. Në rast të përzierjeve të gjerave pushteti demokratik godet mbi secilin, qoftë ky kryetar apo edhe “haxhi rreis”!

Tani Shaqir Fetai, duke e ndjerë ndëshkimin partiak për shkak të tradhëtisë, u përçon sinjale këtyre të BDI-së që të këqyrin e të mos harrojnë se, BFI-ja qenka institucion mbipartiak dhe as mos t’ia mësyjnë të përzihen e ta kërkojnë largimin e tij, sepse tashmë tërë bota e ka uruar dhe e ka pranuar si “kryetar të BFI” dhe me këtë legjitimitet botëror ka humbur peshën e vet organizimi i çdo procesi zgjedhor në BFI për sa i përket zgjedhjes së kryetarit të këtij Institucioni! Kështu mendon Shaqir axhamia, intriganti, i cili, duke qenë i njohur nga ligësitë e tij, gjithnjë ka qenë i injoruar dhe i margjinalizuar në BFI, sidomos në kohën kur Mulla Sula ishte i pafuqishëm në formimin e klanit të vet dhe të përkrahjes së njerëzve kukëll e të luajalshëm si Shaqir Fetai.

Prandaj Shaqir intriganti përmbyllë këtë përgjigje me: “Kam bindjen se do t’ia dalim, sepse kemi organe të vetëdijshme për lëvizjen e rrugëtimit të BFI-së tash e në të ardhmen.” Ai këtë rrugëtim e projekton nën drejtimin e tij si punë të kryer. Ja pra, edhe një fakt që flet se Shaqir Fetai është shkelësi më i madh i Kushtetutës së BFI-së, ani pse ështe plotë 62 vjet! Ligjit nuk i kërcet nëse je i sëmurë apo paske pasur shumë angazhime! Brenda tre muajve personi u.d. përgatit zgjedhjet dhe e dorëzon detyrën me nder. Vetëm ky nder i ligjshëm i kërkohet personit u.d.: të jetë ekspeditiv dhe shumë korrekt e i disiplinuar në përgatitjen e zgjedhjeve. Ndryshe, “e bluan” ligji! Kurse Shaqir Fetain tek do ta bluaj ligji për prezantim të rrejshëm dhe për futjen në huti të krejt botës. Sëmundja e tij karrieriste nuk do të shërohet nga mekanizimi i këtij ligji, por, do të “bluhet”.


(6) SHAQIR FETAI SI I “SËMURI PËR MEND” 


Katër-pesë pyetjet e fundit kanë të bëjnë me strategjinë, me platformën, me programin, me planin aksional, me idetë, me vizionet e Shaquas në aspekt të drejtimit të BFI-së? Po çka i duhet gazetarit dhe Shaquas këto pyetje kur dihet se nuk është kjo punë e tij por, thjesht, t’i përgatisë zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të BFI-së! Apo, u bë bytha e Shaquas të na tregojë nëse do të ketë apo jo zgjedhje në BFI.

Po ku di Shaqir Fetai se çka është strategjia! A e di ai se çka është plani akcional ditor, javor, mujor! A e di ai se çka është platforma e veprimit mbi të cilën bazohet një program racional? Po ku di dhija çka është tagjia!

Plan i Shaqir Fetait qenka kthimi i vakëfit dhe i Xhamisë së Prilepit! Po si? Duhet të ketë një strategji edhe për këtë gjë! Qenka turp për maqedonasit që e paskan shndërruar këtë xhami në tualet! Po cili është këtu turpi i Shaqir Fetait për humbjen e kësaj Shtëpie të Zotit?! Çka bëri Shaqir Fetai për këto 18 vite, si Myfti, për ta rikthyer këtë objekt? Cilët janë fjalimet e Shaqir Fetait nëpër mbledhjet e Rijasetit ku shihen shqetësimet e tij për ta rikthyer këtë Xhami! Cili është presioni i Shaqir Fetat si organ mbi Sulejman Rexhepin i cili është zotuar se do ta rikthejë xhaminë në po atë gjendje që ka qenë para vitit 2001! Qenka vetëm turp i maqedonasëve dhe jo kryekëput i Shaqir Fetait, a! Po a është problem vetëm kjo xhami në Prilep? Shaqir Fetai është dëshmitar, madje edhe duartrokitës i Sulejman Rexhepit, kur ky i fundit Myftinisë së Prilepit ia “gëlltiti” mbi dy mlion euro në emër të kthimit të vakëfit, gjegjësisht, të denacionalizimit të pronës së vakëfit të Prilepit! Myftiu i mendermethënshëm i Prilepi, efendi Shefqeti, ia dorëzoi të gjitha bonot në vlerë Sulejman Rexhepit, në kundërshpërblim të titullit myfi, (ndonëse Shefqeti është tërësisht i mjerë), edhe pse duhej që të dorëzonte vetëm tridhjetë për qind! A e ndihmoi Shaqua efendi Shefqetin që të ruhej nga synimet grabitçare të Sulejman Rexhepit! A e bëri problem këtë zhvatje të shefit të tij! Si do ta rikthejë këtë vakëf pasi është bluajtur nga Sulejman Rexhepi (para këto të përdorura nëpër kazino, nëpër masazha, nëpër zina, nëpër bixhoz, nëpër sauna e nëpër ahengje ditëlindjesh, blerje dekoratash, këngëtarësh, pjevaçicash etj! Shaqir Fetai e ka ditur këtë krim, po tani si do ta ç’bëjë?! Kjo në Prilep qenka e turpshme edhe për faktorin ndërkombëtar! Për të gjithë e turpshme, vetëm për Shaqir Fetain jo, i cili për rreth një decenie e gjysëm ka qenë vasal palaço dhe budalla borrtar i Sulejman Rexhepit!

Shaqir Fetau paska ndërmend të angazhohet për të drejtat fetare nëpër kazerma, nëpër struktura policore, nëpër spitale, burgje, hapja të çerdheve për fëmijë etj! Po a mund të na thotë njëherë Shaqir Fetahu se cila është e drejta e nëpunësve fetarë nëpër vetë xhamitë e vendit? Cili është benifiti i të qenurit hoxhë në Maqedoninë e Veriut, pikërisht në kohën sa ka qenë Myfti Shaqir Fetai? Cili është autoriteti i hoxhës sot? Cili është dinjiteti i tij, cila është pesha e fjalës së tij; cila është pesha e vendimit të tij; cili është personaliteti i tij, sot, në kohën sa ka shërbyer si organ Shaqir Fetai! Thjesht, Shaqir Fetai nuk ka mundur ta konceptojë hoxhën jasht të qenurit spiun, tradhëtar dhe shërbyes i rëndomtë dhe i detyrueshëm për atë që paguhet, paçka që paga është qesharake!

Në Maqedoninë e Veriut janë dhe funksiuonojnë dhjetra shoqata islamike si dhe shtëpi botuese që prezantojnë islamin e ndaj të cilave Shaqua, qoftë si myfti qoftë si “shkencëtarë”, kurrë nuk ka pasur kurrfarë vërejtje. Ndërsa thotë se Bashkësia Fetare Islame na qenka i vetmi subjekt kompetent për prezantimin e islamit dhe organizimit të jetës fetaro-islame në vendin tonë! Po këto shoqata e asociacione që merren po me të njëtën punë, çka janë këto? Pse Shaqua deri dje bashkëpunonte më të gjitha ndërsa sot i duken si “mish i egër”! Për këtë gjë Shaqir Fetai ka një përgjigje, e cila, do ta kualifikonte në “intelektualët” më diletantë dhe më injorantë në botë! Ai thotë: “Ky preznatim është tejet kompleksiv sepse jetojmë në Ballkan dhe në Europë në nënqiellin e shkencës dhe ekonomisë, kulturës, artit dhe zhvillimeve të shumta. Andaj duhet të jemi të përgatitur mirë, si nga aspekti kadrovik po ashtu edhe nga ai institucionlal”! Fjali më idiotike a keni lexuar???

Dhe, në këtë aspekt ai radhitë një numër institucionesh që do t’i themelojë në të ardhmen? Kush ai!? Shaqir Fetai? Në të ardhmen ai mund ta shohë veten vetëm eventualisht si Myfti i cili mund ta nxisë foemimin e këtyre Institucioneve, si shenjë e ndryshimit të vetëvetes nga periudha kur i shërbente ekskluzivisht interesave meskine të Sulejman Rexhepit!

Për ta përmbyllur si komik pjesën e vet në një tragjedi të tmerrshme dhe, për ta bërë vetën për t’u gjuajtur me domate të qullavta, Shaqir Fetai thot: “do të jemi shumë kreativë me pjesëmarrjen tonë në konferenca të vendit dhe ndërkombëtarë, ku do t’i prezantojmë vlerat dhe mendimet tona rreth shumë çështjeve me të cilat ballafaqohet bota moderne. Për këtë kemi edhe aftësi kadrovike, edhe profesionalizëm të vërtetë”!

A i ka hije të flasë kështu Shaqir Fetait që e pretendon titullin shpirtëroro “reisul ulema”? A është në vete ai se çka fletë! Deri kur Shaqir Fetai mund të mendojë se mund të tallet me myslimanët e vendit! Po si ia zë goja të thotë se kemi kapacitete të kontribuojmë në tejkalimin e problemeve me të cilat përballet bota moderne! Bota moderne për momentin po përballet me implikimin e qeverive të huaja e super të fuqishme në kontrollimin e çdo gjëje që është online! Si do ta pengonte këtë problem Shaqir Fetai me kuadrin e vet “një aradhë injorantësh”! Bota moderne, pra, ajo jo islamike, e ka shumë të qartë se vjedhja e vakëfit apo edhe kontributi me heshtje i vjedhjes së vakëfit, është një nga mëkatet më të mëdha në islam, si do ta vërtetonte këtë Shaqir Fetai i cili plotë një decenie e ndihmoi Sulejman Rexhepin që të rraset me vakëf të vjedhur!

Shaqir Fetai në këtë intervistë në pjesën e programit të tij si “reis i ardhëshm” ka vjedhur plotë ide të huaja, ka vjedhur plotë pika dhe vizione nga Platforma e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI si dhe nga strategjitë e udhëheqësit të saj, H. Afrim Tahirit, të cilat i ka botuar atëherë kur Shaqua i duartrokiste budallallëqeve të Suleman Rexhepit duke e konsideruar si “shpëtimtarin” e myslimanëve të Maqedonisë së Veriut! Ai vjedh sepse është mësuar të vjedhë, ndryshe nuk mund të funksionojë: ose të vjedhë, ose të kompilojë, ose të rritet mbi plagjiaturë “shkencore”! Kjo i “lejohet” vetëm “shkencëtarit” me tru të atrofizuar! Ai thotë se do ta riorganizojë “Hilalin”? Po pse? Çka nuk i pëlqen si funksionon kjo “organizatë humanitare” ! Pse nuk e shprehu këtë shqetësim sa ishte Myfti? Ose, çka paska hetuar ai tani, derisa ka qasje në dokumentet e “Hilalit” për të cilën thotë se gjithësesi që duhet të riorganizohet?! Pse Shaqua nuk e tregon arsyetimin e kësaj domosdoshmërie të riorganizimit të “Hilalit”!

Dhe, krejt në fund, Shaqir Fetai shumë shkarazi flet për paralajmërimin e vëtë atij për zgjedhjen e Kryetarit të BFI-së? Nuk e ka të qartë fort këtë pyetje Shaqua! Prandaj, nuk është i qartë nese kësaj pune duhet t’i hyhet pasi të ndërrohet Kushtetuta apo t’i hyhet me Kushtetutën aktuale! A e di Shaqir Fetai se nëse prekë në këtë çështje, fundi i tij do të ishte burgu! Po ku guxon ushtruesi i detyrës të merret me ndryshime të Kushtetutës! Ne po i themi që, edhe një herë, le t’ia hedhë një sy dokumentit se si është regjistruar në Regjistrin Qendror dhe tek atëherë le t’i qaset aventurave! Çdo punësim, çdo shkarkim, çdo largim nga puna, çdo ndryshim të akteve normative, të vendimeve paraprake, të rregulloreve, statuseve, Kshtetutës – është vepër penale dhe e dënueshme me burg. Asnjë shkronjë të Kushtetuutës ekzistuese, ndonëse jo fort e mirë, nuk guxon ta ndryshojë e ta shkelë Shaqir Fetai, sepse nuk është në tagrin e tij. Le ta dijë Shaqua se, është nën survejim profesional dhe shumë kompetent. Mos të thotë pastaj “o kuku çka i bana vetes”!