Sqarim / Një Fake News rreth Shaqir Fetait


Diku, në një portal sot ishte i publikuar një fake news rreth Shaqir Fetait, i cili mbante këtë titull “Pendarovski nuk e njeh Shaqir Fetahun si Reis, por si ushtrues detyre”, edhe pse, sipas këtij farë “lajmi” Shaqir Fetain “gjykata e paska njohur si reis”

Tani, nuk po kuptohet se çka po pretendon “gazetari”: të dëshmojë se Kryetari i Shtetit, z. Pendarovski, nuk po i njeh institucionet e shtetit, për shembull, gjykatën, apo nuk po e pranon si “reis” Shaqir Fetain por si ushtrues detyre!
Pendarovski nuk është si ky farë “gazetari” që të bëjë gafë e t’i drejtohet pa e verifikuar ndonjë person me titull inegzistent. Gazetari i fake news-it duhet të dijë se “reisin” nuk e zgjedhin gjykatat e Maqedonisë së Veriut porse ka procedura të veçanta se si zgjidhet reisi.
Krejt bota e ka dëgjuar deklaratën e Shaqir Fetait i cili e shqipton me gojë të vetë: “Vendosëm për shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga posti i kreut të BFI-së. Deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje për kryetar, ushtrues detyre është Shaqir Fetahu. Ky vendim hyn në fuqi nga momenti i marrjes së tij. Shaqir Fetahu, myfti i Gostivarit...
Pra, Shaqir Fetai nuk ka kaluar në asnjë procedurë normale që është në përputhje me normativën e BFI-së për sa i përket zgjedhjeve të organeve të veta! Ai është caktuar për t’iu prirë procedurave të zgjedhjes së reisit të ardhshëm, kurse, normalisht, për t’u zyrtarizuar “titulli” i tij, emri i tij si dhe nënshkrimi duhet të deponohet në Regjistrin Qendror!
Le t’i referohet “gazetari” këtij institucioni shtetëror ashtu siç i është referuar drejt edhe Kryetari i Shtetit dhe, le ta shikojë se pse z. Stevo Pendarovski, i drejtohet Shaqir Fetait me ushtrues detyre dhe jo me “kryetar” e as me “reis”!
Me Fake News nuk mund të mbulohet e të hidhet në harresë një periudhë e tërë e Sulejman Rexhepit në të cilën ai krenohej që për krah të djathtë të tij ka një bashkëpunëtorë si Shaqir Fetain! Sulejman Rexhepi u shkarkua se gjatë kohë ka shkelur Nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së! Po bashkëpunëtori i tij i ngushtë (Shaqir Fetai) çka ka shkelur që e bënte aq të lumtur e “dinjitoz” Sulejman Rexhepin? Opinioni duhet ta kuptojë këtë të vërtetë dhe tek pastaj të pranojë për Kryetar të BFI-së personin që do ta zgjedhin përfaqësuesit reprezentativ të myslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo gjykatat e shtetit! /LMR në BFI/