Mbi gjysëm dekade, që kur Afrim Tahiri, sekretar gjeneral i BFI-së në mënyrë demonstrative hoqi dorë nga të shndërruarit në marionetë e Sulejman Rexhepit dhe bashkëpunëtorëve të tij, me qëllim që t'ua mbulojë gjurmët e hajnisë dhe të kriminalizimit të BFI-së, nga ky Institucion kumbonte një manipulim publik që nuk ishte asgjë tjetër por përpjekje për frikësim të opozitës që funksionon nën siglën LËVIZJA MYSLIMANE PËR REFORMA NË BFI TË RMV. |
Thuhej: kush është kundër Sulejman Rexhepit, është kundër unitetit të myslimanëve, është në shërbim të nëntokës dhe për shkatërrim të jetës institucionale. Pra, i kriminalizuari deri në rrënjë, vjedhësi i vakëfit, shkatërruesi i vetëm i jetës institucionale dhe i BFI-së, Sulejman Rexhepi, na imponohej si simbol i unitetit, i pastërtisë së figurës së devotshme dhe si pararojë e ruajtjes së shëndetit të Institucionit.
Në fund u dorëzuan të gjithë para rentgenit të vërtetë dhe të sinqertë të opozitës, Lëvizjes Myslimane për Reforma, e cila, gjithnjë e më shumë po përforcohej e po rritej duke e zbardhur të vëftetën e trishtë rreth veprimtarisë kriminale që po lëshonte rrënjë në BFI dhe në të gjitha organet e saj. Të gjithë "strukturat" e BFI-së ishin shndërruar në vegla të Sulejman Rexhepit me të cilat po e rrënonte Kushtetutën, themelet e BFI-së, duke grabitur ditë për ditë nga prona dhe pasuria e tundshme e këtij Institucioni. I vetmi aktivitet institucional ditor ishte prononcimi kriminel: mos i dëgjoni elementet e nëntokës që po mundohen ta shkatërrojnë unitetin tonë! Pra, kërkohej që të gjithë të ishin unikë në përkrahjen dhe në duartrokitjen e angazhimit kriminal të Mulla Sulës dhe marionetave të tij.
Pas pesë viteve kullosje në sterrnishtet e varrezave të krimit të Sulejman Rexhepit, u ngritën veglat e tij dhe e larguan duke e akuzuar se gjatë gjithë kohës paska shkelur Nenin 58. Sido qoftë, të gjithë u bënë palë dhe u pajtuan me konstatimet e shumta dhe të shpeshta të LËVIZJES se, BFI ishte kriminalizuar si mos më keq.
Megjithatë, vazhdon fryma suliste në BFI. Bartës i këtij kutërbimi kriminal bëhet Shaqir Fetai, i vetëshpalluri "kryetar e reis"! Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI, këmbëngulë se në BFI Sulejman Rexhepi e shkilte Kushtetutën dhe po e rrënonte jetën fetare institucionale, kurse Shaqir Fetai përpiqet ta minimizojë këtë krim duke konstatuar se Mulla Sula paska shkelur vetëm Nenin 58. Duke e amnistuar nga krimet e rënda Sulejman Rexhepin, në fakt Shaqir Fetai po përpiqet që të krijojë terren për vete: nesër edhe ky të akuzohet për shkeljen e vetëm të ndonjë neni, ndërkohë që është po aq shkelës i madh i tërë Kushtetutës. Shaqir Fetai vazhdon rrënimin total të jetës fetare islame, vazhdon me përçarjen e myslimanëve (duke e kamufluar atë me vizita të porositura), vazhdon me mostransparencë dhe me fshehjen e fakteve të trishta që flasin për një periudhë nga më të errtat të BFI-së, duke përçuar mesazh se kështu do të ndodhë edhe nesër kur Shaqir Fetai ta rrënojë në themel BFI-në dhe jetën fetare institucionale.
LËVIZJA MYSLIMANE PËR REFORMA NË BFI, me keqardhje ua tërheq vërejtjen mbarë popullatës së vendit që mos të bien pre e demagogjisë së Shaqir Fetait i cili është vazhdimësia e veprimeve kriminale dhe antikushtetuese e Sulejman Rexhepit.
Nuk ka mëshirë e as lojalitet ndaj shkelësve të Kushtetutes së BFI-së. Në momentin që tolerohet ky akt djallëzor aty merr fund uniteti islam, merr fund jeta fetare institucionale, merr fund Institucioni i BFI-së.
Prandaj, LËVIZJA i fton të gjithë imamët, profesorët, bartësit e funksioneve nëpër organe e institucione të BFI-së, të gjithë teologët dhe aktivistët vullnetarë në organizimin e jetës fetare, të prononcohen publikisht, nëpër faqet mediale të Lëvizjes, duke i kundërshtuar shkeljet permanente të Shaqir Fetait mbi Kushtetutën e BFI; ti thonë jo Shaqir Fetait dhe planeve të tij djallëzore. Sa më shpejt që të herret baroja e mbjellë nga Sulejman Rexhepi, aq më lehtë do ta kemi përforëcimin dhe ruajtjen e unitetit të myslimanëve, më të lehtë do ta kemi ruajtjen e atyre pak të mirave materiale që ka ngelur e pagrabitur në BFI. Ata që do t'i bashkangjiten publikisht mohimit të planeve të djallëzuara të Shaqir Fetait do të ngelin simbol i jetës fetare institucionale, pa të cilën, si komunitet do të jemi pa vlerë. Neve na duhet vlera e jo Shaqir Fetai. Urdhëroni në rrugën e Allahut Fuqiplotë që thërret në unitet, harmoni e jetë të organizuar, që thërret në mohim të bartësve të veprimtarisë anarkiste./Levizja Myslimane për Reforma/