EDITORIAL / Shaqir Fetai një fuks i vogël nën çallmë


(Përkitazi me shënimin gazetareks të TV Alsat M, lidhur me truqet antiislame të Shaqir Fetait, i cili, si duket tashmë ka mision për t’ia vënë flakën BFI-së dhe për t’i paraqitur myslimanët e vendit si “të egër”. Thika e Shaqir Fetait tashmë ka prekur në palcë të BFI-së)


Më në fund, Shaqir Fetai kishte vendosur për ta dhënë një deklaratë nusërie, në pozita të një njeriu mermer, akull të ftohtë pa kurruafër ndjenje dhe përgjegjshmërie islame. Në tërë atë që e tha, la të nënkuptohet se ai tashmë e ka vendosur, ose do të shkojë deri në shkrumbosje të BFI-së, natyrisht, sipas porosive të punëdhënësve të tij “të mistershëm” që nuk janë asgjë tjetër përveçse “kultivues të fuksave”, ose, nga pozita e të qenurit vegël, do t’i shkelë të gjitha parimet islame për të ngritur një institucion sipas parametrave të huaja antikombëtare dhe aintifetare. 

Shaqir Fetai nënvizon se po i konsoliduaka radhët e BFI-së dhe se në këtë Institucion po u punuaka shumë, kurse për shkelësin e Nenit 58 tha se githçka shpjegohet përmes alineve të këtij neni dhe se kësaj nuk do t’i shtonte asgjë! Hipokrit më të madh dhe antiislamist më të përkryer nuk e bën më nëna!

Gazetarët shqiptarë, televizonet nacionale dhe lokale, bëjnë mirë që mos të merren më me të, sepse, është ofendim për vetë ata që të merren me një vegël të huaj! Veglat dhe fuksat, ngjashëm si limoni, nëse vyshken dhe nëse ndryshken, hidhen në plehëra, nuk trajtohen si “suvenir”! Ja se pse nuk përgjigjet Shaqir Fetai se, për ç’arsye u shkarkua Sulejman Rexhepi, cilat janë motivet e shkarkimit të tij?

Të gjitha shkeljet e Nenit 58 të Sulejman Rexhepit, janë bërë me miratimin e Shaqir Fetait, tërë angazhmani i tij antiislamist është bërë me këshilla e me përkrahje të Shaqir Fetait, të gjitha vjedhjet dhe përvetësimet e vakëfeve janë bërë së bashku me Shaqir Fetain dhe me shaqirat e tjerë të BFI-së. Prandaj mos ia kërkoni këtë përgjigje Shaqir Fetait, sepse, në momentin kur ai do të sqarojë konkretisht, do të dalë vetë djalli!

Shaqir Fetai do të bëhet shkaktar që do t’i iritojë myslimanët e vendit dhe do t’i acarojë deri në shkatërrim epik! Ruana Zot nga ndonjë e keqe! Shaqir Fetai nuk mundet që të ngrisë një Bashkësi Fetare Islame sipas qejfeve të tij të konstruktuara laboratoreve të shërbimeve sekrete! Shaqir Fetai nuk është caktuar që të “konsolidojë” Rijasetin, Shaqir Fetait i kanë thënë shokët e vet që t’i organizojë zgjedhjet për Kryetar të BFI-së! Pa kryetar nuk ka “konsoludim të radhëve”, as “themelim të Rijasetit”! Nëse Shaqir Fetai këmbëngul në “BFI policore” atëherë, ekziston rreziku që të ngelim pa Institucion fetar, kurse Shaqir Fetai të mbahet mend si Neroni që i binte violinës derisa Roma digjej! 

Shaqir Fetai duhet t’i shmanget proeksioneve të huaja nëntokësore dhe t’i kthehet kushtetuetshmërisë së BFI-së, të hap procesin e zgjedhjeve të Reisit dhe, të ik miliona vite larg BFI-së, sepse po del që paska qenë fuksi më i tmerrshëm antikombtar e antifetar!

Shaqir Fetai nuk guxon të shkelë Kushtetutën, nuk është në pozita që të themelojë organe, as të “konsolidojë radhët”, por, tashmë është dashur t’i kryej zgjedhjet e kryetarit të BFI-së. Mos të habitet nëse një ditë, edhe atë së shpejti, do të ndërgjegjësohen shumë imamë, teologë, shumë profesorë, shumë sudentë, e shumë e shumë myslimanë e t’i dalin në protesta para BFI-së deri në shkarje të tij prej feje dhe në konvertim tjetërfarëshe, në fenë e punëdhënësve të tij. Shokët e vet publikisht ia caktuan një “mison të shenjtë”! Shaqir Fetai po i tradhëton shokët e vet! 

Bashkësisë Fetare Islame nuk i duhet një tradhëtar si Shaqir Fetai!/Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI/