Një manipulim i paralajmëruar apo një pseudointervstë me Shaqir matrapazin


(Dy fjalë rreth intervistës së paralajmëruar në ZHURNAL me mbititull “Fetahu flet ekskluzivisht për Zhurnal”, kurse të botuar sot, më 29 shtator 2020, me mbititull e titull: “Intervistë ekskluzive, u.d Reis’ul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu: Uniteti duhet ruajtur si sytë e ballit”)

A ka më turp për një njeri serioz se sa të bëjë përpjekje të manipulojë jo vetëm mediat por edhe opinionin e gjërë! Se si e ka futur në lojë Agjencinë ZHURNAL këtë mund ta dinë vetëm të redaksisë, e cila mbase ka pasur qëllimin më të mirë për të hedhur dritë mbi një terr e mankth që po mbisundon në BFI tash e pesë muaj. Zhurnal, pa i ditë matrapazllëqet e Shaqir Fetait shkon dhe e paralajmëron intervitën si “ekskluzive për Zhurnal”! Do me thënë kemi të bëjmë me një manipulim të paralajmëruar si dhe me një matrapaz i cili fabrikon vetëm një frazë që ka arritur ta formatojë në fabrikatin e vet tashmë demode.
Si guxon Shaqir Fetai t’i premtojë një agjencie mediash se do t’i japë intervistë ekskluzive, ndërsa të njëjtën, ama bash të njëjtën, që nga titulli e deri në fund (hiq pjesën ku mundohet të na dëshmojë se nuk paska qenë spiun, madje në stikin e kalamajvë: pasha Tome Axhievin nuk kam qenë!).
Shaqir Fetai, duke u nisur nga logjika se, kur opinioni i ha llokumat, pse mos ta hajë llokumin edhe Zhurnal, ia ofron për botim të njëjtën intervistë që e kishte botuar në revistën e BFI-së “Hëna e Re”, e të postuar edhe në FB-un e faqes zyrtare të BFI-së, më datën 12 gusht 2020.) Shaqir Fetai ia ka borxh një kërkim falje redaksisë së Zhurnali dhe, t’iu garantojë të gjithë mediave të vendit se nuk do të tallet më me esnafët e gazetarisë. Sepse, kjo është hera e dytë që ai tallet kaq keq. Herën e parë i thërret pë t’ju thënë diçka ekskluzive kurse i ftonë të futen në sallë e të hanë bakllava, dhe, herën e dytë, tani, ia premton ZHURNALIT intervistën e botuar këtu e një muaj e gjysëm më parë.

Ku është këtu ekskluziviteti! Çka tha diçka të re Shaqir Fetai? Apo, tërë hallin e kishte pasur që të tregojë se kurrë nuk ka qenë spiun! Po dokumenti? Sipas Shaqir Fetait na qenka e sajuar nga nëntoka e njëjtë që u munduan ta zbërthejnë si spiun Shaqir Fetain që më vitin 2013!
Ekspertët dhe njohsit e mirë të shërbimeve intelegjente thonë se, këto shërbime lëshojnë isharete sa për ta kompremetuar spiunin “e bllombuar” nëse ai nis e mundohet të pavarësohet pa leje prej shërbimeve apo, nëse nuk e kryen ndonjë punë që ia kërkojnë. Botimi, qarkullimi, lëshimi “tinza” i dokumenteve nga dosjet polcore është vetëm shantazh i vetë shërbimeve. Mund të jetë edhe tërheqje e vërejtjes nga ana e shërbimeve sa për të t’ia bërë me dije se ata të sollën në pozitë ata mund të të zhdukin!
Sa i përket asaj se Tome Axhievi paska pas thënë se Shaqir Fetai nuk është spiun, është një përpjekje qyqare, një përpjekje si e skrranjës nëpër lluc që të dalë pak në breg e të thahet! Të gjithë ata që i shpalli Tome Axhievi spiunë, tashmë e kanë fituar pafajësinë nga Gjyqi i Strasburgut. Tome Axhievi ka pasur mision që t’i shpallë spiunë vetëm ata të cilët e kanë penguar sistemin e Nikolla Gruevskit, kurse ata që kanë qenë në rregull me atë sistem, i ka shpallur të pafajshëm!
Shaqir Fetai duhet të dijë edhe një gjë: spiunët që edhe më tej janë aktivë, nuk dekodohen, sepse bie tërë sistemi! Ndërsa mund të dekodohen vetëm ata që tashmë janë të “arkivuar”! Edhe diçka: të mundohesh e të kërkoshë ndihmë nga Tome Axhievi, të mbështetesh në një deklaratë të tij që e paska thënë në Dnevnik e në Kanal5, është më rënd e më keq se sa me ta ngulë…!
Kush i zë besë përpjekjeve të Shaqir Fetait për ta thënë të vërtetën pas manipulimit publik që ia bëri Zhurnalit! E ka bërë edhe shumë herë! Kolegët e tij e mbajnë mend për gënjeshtar të paciptë, e mbajnë mend për tradhëtarë, e mbajnë mend për hajn, e mbajnë mend për sahanëlëpirës e puthadorë. E mbajnë mend për thurrës brilant të lavdeve kushtuar Sulejman Rexhepit, të cilin gjithmonë e ka quajtur, si i magjepsur, “kjo figurë markante”. Dhe, tani na paska diçka ekskluzive? E manipulon Zhurnalin sa për t’ia dhënë ekskluzivitetin e Tome Axhievit i cili na paska thënë se “tendencat e këtilla mbi Shaqir Fetain janë “spekulime të rrugëve”.
Mbase edhe është “për t’i besuar” Tome Axhievit por, jo edhe Shaqir Fetait!
Për fund, edhe një herë: Ose Shaqir Fetai të dalë e t’i kërkojë falje publike Zhurnalit për këtë manipulim që ia bëri, ose Zhurnali duhet të dalë e t’i kërkojë falje publike oponionit të gjërë që ia premtojë një intervistë ekskluzive me manipuluesin Shaqir Fetai!
Në ditën e ardhshme do të botohen shkrimet që u morën me përgjigjet veç e veç të Shaqir Fetait në intervistën e botuar në Revistën “Hëna e Re”, të cilën me truqe idiotike dhe duke e shkelur në besë gazetarin dhe botuesin e Zhurnal, e riboton edhe një herë ! Edhe një herë le të shihet botërisht se me çfarë rrecanku kemi të bëjmë!/1kliklarg/