Qani Nesimi: "I nderuari Haxhi Reisi është një personalitet i cili nuk ka kursyer as kohën, as mundin, as angazhimin, as lëvizjen, asgjë prej tij, për të shërbyer në këtë Institucion që është shumë i rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave fetare dhe kombëtare këtu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut."

"Haxhi Reisi ynë, Reisul Ulema Sulejman efendi Rexhepi, është një personalitet që e ka shoqëruar institucionion e BFI-së me decenie. Ai mund të përmendet për shumë gjëra! Dy janë shumë të rëndësishme: e para, ai e ka ruajtur autoritetin e institucionit fetar dhe, e dyta, e ka ruajtur kontinuitetin dhe vazhdimësinë e institucionit me të gjitha njësitë e saj që i ngërthen në vete. Kur i përmend këto dy elemente shumë të rëndësishëm, dua të theksoj se, ruajtja e vakëfit në Republikën e Maqedonisë së Veriut është rezultat i angazhimit të palodhshëm dhe i vendosshmërisë së tij. Interesimi shumë i rëndësishëm për kthimin dhe rehabilitimin e xhamive, qoftë në Ohër, qoftë në Strumicë, në Prilep, kudo tjetër, që këta xhami të marin formën e tyre dhe të jenë në shërbim, është një nga argumentet shumë të forta të qëndrueshmërisë, të stabilitetit dhe të këmbëngulshmërisë të Haxhi Reisit tonë. I nderuari Haxhi Reisi është një personalitet i cili nuk ka kursyer as kohën, as mundin, as angazhimin, as lëvizjen, asgjë prej tij, për të shërbyer në këtë Institucion që është shumë i rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave fetare dhe kombëtare këtu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut." /Qani Nesimi/

https://youtu.be/GQfzqzQEvK4