Shaban Sulejmani: "Pa intelekt të mirëfilltë dhe të ngjeshur dhe të ushqyer intelektualisht dhe kombëtarisht si dhe pa qenë i frymëzuar dhe i brumosur me frymë fetare, komponenta e intelektit dhe shpirtit u bë vatër e cila sot e kësaj dite prodhon kuadro dhe, qëllimi i tij ishte se pa fe nuk ka atdhe!"

"Derisa viteve `90 binte një kambanë gjithandej në Europë dhe në botë në përgjithësi, ndodhi ajo që ndodhi, vitet `90 ishin të përgjakshme. Pjesë e asaj strukture të shtetit Jugosllavi ishte edhe Maqedonia që më vitin `90-‘91, BFI ishte e papërgatitur por, falë Zotit, që në krye të saj timonin e mori Kryetari i saj H. Sulejman Rexheppi  dhe, punën e parë që bëri konsoludoi radhët, puna e dytë ishte konsulidimi i jetës fetare. Ajo që mua më krijoi përshtypjen dhe që gjithnjë më ga ngazëllyer ishte interesi i tij që traditën kombëtare, të cilën e kishin trasuar brez pas brezi hoxhallarët e këtij vendi, dëshironte ta mbante në nivel dhe ta avansonte. Prandaj në atë vijë duke e ndjekur këtë id ai e mishëroi dhe punën, për mendimin tim, më të madhe që bëri ishte institunacionlizimi i gjuhës shqipe, sepse aso kohe ishte rëndë të flitej për një mënyrë të kominikimit të brendshëm dhe të jashtëm në gjuhën shqipe. Ajo që bën të vë theksin e veçatë, meqë udhëheq Fakultetin e Shkencave Islame, ishte ideja e tij se si të avansohet mendimi islam. Falë Zotit që qëndrat e studimit të islamit gjithandej nëpër botë ishin të hapura, edhe pse Jugosllavia ishte komuniste, ishti i dirigjuar mendimi, por me kthimin e kuadrove të reja, si vizionar, vërejti nevojën se do të duhet të ngjeshet një brum me ide dhe me gërshetimin e traditës së vendit dhe si të thuash të avansohet bindja, mësimi, ideja për fenë autoktone të vendit. Dhe këtë ide kah moti e ka pasur, që nga momenti i themelimit dhe të nxjerrjes së gjeneratave të reja nga Medreseja, dhe vërente se ka nevojë që të themelohet nëj Institucion  i arsimit të lart në këtë vend. Pikërisht ngulmimi i tij, interesi i tij, vullneti i tij, në kuadër të BFI-së gjithandej, duke e promovuar idenë se do të duhej të ishte një Institucion i arsimit të lartë dhe më vitin 1997 vetëm filluam me mësimin e fesë dhe jo vetëm. Qenia njerëzore nuk do të ishte e tillë, siç thuhet në shkencën e fizikës se, materia substancë të vet e ka masën dhe vëllimin, një njeri pa intelekt të mirëfilltë dhe të ngjeshur dhe të ushqyer intelektualisht dhe kombëtarisht si dhe pa qenë i frymëzuar dhe i brumosur me frymë fetare, komponenta e intelektit dhe shpirtit u bë vatër e cila sot e kësaj dite prodhon kuadro dhe, qëllimi i tij ishte se pa fe nuk ka atdhe!"/Shaban Sulejmani/

https://youtu.be/I2JvN6keq_A