Shaqir Fetai: "Kryetari Sulejman efendi Rexhepi ka qenë, është dhe do të ngelë një figurë markante e zhvillimit të mendimit islam."

"Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulemanë Haxhi Sulejman efendi Rexhepin, jo vetëm që e njoh më tepër se dy dekada e gjysëm, por edhe kam qenë bashkëpunëtor i gushtë i tij në funksione dhe pozicione të ndryshme në Bashkësinë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vërtet Kryetari Sulejman efendi Rexhepi ka qenë, është dhe do të ngelë një figurë markante e zhvillimit të mendimit islam, edhe si ide por edhe në aspektin institucional. Ardhje e tij në krye të BFI vërtetë paraqiti një kthesë të madhe në historinë e myslimanëve dhe BFI-së këtu në këtë nënqiell. Mendimi i tij i pastër, i çiltër dhe reformues bëri që organizimi i myslimanëve në këtë nënqiell vërtet të jetë në nivelin e duhur konform kohës dhe rrjedhave të kohës në të cilën ka jetuar dhe vepruar me qëllim që islami të merr karakter të nivelit të lartë. Është një personalitet që qëllim kryesor e pati themelimin e institucioneve fetare arsimore, duke filluar nga Medreseja Isa Beu, pastaj degët e saj, por Kryetari i BFI-së, Sulejman efendi Rexhepi, dëshirë të madhe kishte që të hapë një institucion edhe më të lartë fetaro-shkenor, kështu që arriti të themelojë dhe të ndërtojë Fakultetin e Shkencave Islame, nga i cili institucion vërtet dalin kuadër të mirëfillta për shpjegimin dhe prezantimin e jetes fetare islame. Sulejman Rexhepi është një personalitet me karizëm të fuqishme fetaro-shkencore por edhe kombëtare. Më kujtohet në momentet e para kur, me ardhjen e tij, automatikisht dha urdhërin dhe vendimin që të gjithë institucionet fetaro arsimor, duke filluar nga administrata e BFI-së, të vendoset barazia gjuhësore e këtij Institucioni, kështu, që në momentet e para menjëherë dha urdhër që krejt mësimi të zhvillohet në gjuhën shqipe, të shkruhet administrativisht gjuha shqipe, duke dhënë hapësirë të fuqishme që edhe në institucionet fetaro-arsimore por edhe në BFI, edhe nacionalitetet e tjerta që i takojnë fesë islame, ta gjejnë veten e vet, dinjitetin e tyre fetaro-kulturor dhe kombëtar." /Shaqir Fetai/

https://youtu.be/BGtG53dNBzI