Shaqir Fetai u vizitua si kandidat për padi penale

Dallaverxhiu i llojit të vet, Shaqir Fetai, i cili tashmë ka vendosur që ta shtyej projektin e huaj deri në vjedhjen e postit të kryetarit të BFI-së, sot, në fb-un e vet, informon se paska zhvilluar një “TAKIM BASHKPUNIMI ME DREJTORIN E AGJENCISË TË ZBATIMIT TË DYGJUHËSISË PROF DR. YLBER SELA”!

“Takim bashkëpunimi”?! Kush me kë të bashkëpunojë dhe, pse? Profesor Sela, sipas ligjit përkatës, duhet ta gjobisë Shaqon, sepse, ky, në një informatë prej disa fjalive, ka bërë dhjetra gabime gjuhësore, të denja për një analfabet!

Shaqir Fetai thotë: “(Prof. Ylber Sela) Së pari shprehu urimin për postin qe kryej...”

Cilin post? Pse nuk e tregon Shaqir Fetai? Nëse ia ka uruar postin e ushtruesit të detyrës, atëherë, Sela dëshmon se nuk e njeh Kushtetutën e BFI-së dhe, me këtë “urim” ka dëmtuar shumë rëndë Institucionin e BFI-së? Sepse aktet normative të këtij Institucioni nuk e njohin këtë “post”! Nëse e ka uruar si “kryetar” atëherë, Profesor Sela duhet të kuptojë se ka vizituar një Institucion ku është manipuluar, sidomos nga Shaqir Fetai, i cili, pa dyshim që është kandidati potencial për t’iu nënshtruar padive penale! Sepse, Shaqir Fetai kurrë nuk është zgjedhur në ndonjë post udhëheqës të BFI-së, kurrë nuk është emëruar dhe kurrë nuk ka kaluar nëpër procedura të rregullta për çfarëdo posti në krye të BFI-së. Në BFI ai sillet vetëm si “masë e dhunshme” alla-serbçe nga elementet shtetërore me disponim antiislam e antishqiptar! Ai është vetëm Myfti i Myftinisë së Gostivarit, i cili, edhe aty duhet t’i nënshtrohet sanskioneve të Ligjit për punë, sepse, i ka shkelur të gjitha normat e punës si dhe vijueshmërisë në vendin e punës.

Shaqir Fetai, tashmë i dëshmuar si “i forti” që me lehtësi gënjen institucione shtetërore e ndërkombëtare, përfundimisht është bërë qytetar i rrezikshëm. Institucionet kompetente të shtetit, më në fund, duhet të veprojnë, ndryshe, në analet e BFI-së do të regjistrohen, bashkë me elementet antiislame dhe antishqiptare, si bartës të projekteve për ta shkatërruar Institucionin e vetëm fetar islam në RMV.