Editorial / Shkelësi i Kushtetutës së BFI-së është keqbërës



Është thënë, është argumentuar dhe dokumentuar se Shaqir Fetai, i trimëruar nga garancitë e institucioneve shtetërore të drejtësisë për paprekshmërinë e tij, është shkelësi flagrant që vazhdon edhe më tej ta shkelë Kushtetutën e BFI-së si dhe aktet e tjera të saj normative. Akoma pa kaluar 24 orë nga falsifikimi i tij si “kryetar” të BFI-së, e bën shkeljen e rëndë, pavarësisht se i është betuar publikisht Zotit Fuqiplotë se nuk do të shkel as Kushtetiutën dhe as aktet normative të saj.

Shaqir Fetai, me trimërinë e motivuar nga garancitë në paprekshmërinë e tij nga institucionet shtetërore të drejtësisë, i bën karshillëk edhe të Madhit Zot! Nuk i frikësohet as Atij, fare nuk i bën përshtypje që dje Ia ka dhënë besën se do të jetë i disiplinuar dhe në vijë të akteve që dalin nga Kushtetuta dhe aktetet normative të BFI-së që mbështeten në Kuranin Famëlartë dhe në Praktikën e Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s.

Shaqir Fetai, ky reis i falsifikuar dhe i imponuar nga nëntoka e Stankove dhe Boshkove, tashmë praktikën e vet të deridjeshme në shkelje kushtetutare, e legalizon, e institucionaizon dhe guximshëm hapëron mbi Kushtetutën e BFI-së duke e shkelur atë sikur të ishte një leckë e parëndësishme.

Duke u stërkënaqur me nektarin e refuzimit të kësaj Kushtetute, duke e regjistruar veten si “ushtrues detyre Kryetar i BFI-së”, ai vazhdon dhe këtë kënaqësi ua shkakton edhe të tjerëve në BFI. E shton numrin e shkelësve të Kushtetutës! Ai frikësohet që të ngelë vetë, prandaj, insiston në krijimin e komunitetit shkelës të akteve kushtetutare të BFI-së.

Sot, Shaqir Fetai, i ashtuquajturi reis, falë falsifikimit të disa “akteve antikushtetutare”, në Gostivar, në prezencë të përkrahësve të tij bashibuzukë, emëroi “ushtrues detyre Myfti i Myftinisë së Gostivarit”!!! Në këtë valle e futi Sabahudin Zendelin, i cili, edhe ky pranoi që të ecë gjurmëve të “reisit” të vet në shkejet flagrante kushtetutare. 

Sipas Kushtetutës së BFI-së, por edhe sipas rregullores për zgjedhjen e myftinjëve, nuk parashihet me asnjë nen pozita “ushtrues detyre Myfti...”! Deri në plotësim të kushteve me Myftininë udheheq kordinatori! Këtë kështu e ka paraparë Kushtetuta e BFI-së, të cilën e kanë miratuar organe jetike për nga pesha dhe rëndësia e tyre në organizimin e jetës fetare islame në vend. Megjithatë, Shaqir Fetai më tepër është i angazhuar që të plotësohen kërkesat meskine politiko-partiake se sa të kthehet në binare të shëndosha organizimi i tërë jetës fetare islame në vend.

Shaqir Fetai, ky masakrues i Kushtetutës së BFI-së, dje u betua në Zot se nuk do ta shkelë Kushtetutën, kurse sot e vazhdoi masakrimin e saj. Krijuesi ynë Fuqiplotë, këtij farë soji pafytyrësh ia bën me dije: “... e çdo betim që do të bëni, me siguri që Allahu ka dijeni për atë! Keqbërësit nuk do të kenë askënd që t’i ndihmojë.” (270, El Bekare) 

Pa dyshim, shkelësit e Kushtetutës së BFI-së janë, fundekrye, keqbërës! Mjer ata!