Letër të hapur kolegëve të mi hoxhallarë

Fjala hoxhë ka kuptimin e klerikut të myslimanëve që kryen shërbimet fetare në xhami! Që nga ky fakt nënkuptohet se misioni i hoxhës është i shenjtë, ndërsa vetë hoxha krijesë shumë e nderuar te Allahu xh.sh. dhe së këndejmi, edhe te komuniteti mysliman! A ka gjë më të shenjtë se sa t’i kryesh shërbimet fetare, të cilat bazohen ekskluzivisht në Fjalën e Allahut xh.sh. në praktikën e Vulës së Pejgamberisë, Muhamedit a.s. si dhe në të gjitha parimet, normat dhe porositë islame.

Po sot, çka është hoxha? Hoxha i periudhës post-osmane dallon nga hoxha i periudhës post-komuniste. Hoxhallarët e parë i kemi të shumtë dhe që të gjithë shtojnë, rrisin, shumëfishojnë krenarinë tonë për atë që i patëm! Hoxhallarët e periudhës post-komuniste sikur kanë pësuar një mutacion! Më me ëndje i shërbejnë pushtetit se sa fesë, më tepër i shërbejnë ideologjisë se sa islamit, më tepër parapëlqejnë të shërbejnë nëpër zyre të shërbime policore se sa në xhami.

Të qenurit hoxhë sot, është të qenurit personazh i urryer, personazh negativ, personazh i humorit, i hajgares, dhe, për më keq, i talljes. Prandaj nuk dua të jem hoxhë, prandaj më vjen turp të tregoj se jam hoxhë, prandaj e urrej çdo hoxhë!

Vetëm hoxhallarët lejojnë që dikush të tallet me Shtëpinë e Zotit, të lejojë që ajo të shndërrohet në magaze birrash, ose, për më keq, në nevojtore publike!

Vetëm hoxhallarët lejojnë sot që islami të njolloset si veprim terrorist, ekstremist, i rrezikshëm et.

Më vjen turp të vesh petkun e hoxhës dhe të them se jam hoxhë sa herë që e kujtoj, bie fjala, Shaqir Fetain! A mund të jetë hoxhë, soji i Shaqir Fetait, i cili i ka të gjitha predispozitat që t’i shërbejë pushtetit, t’i shërbejë armiqve të islamit, t’i shërbejë kriminelëve, të jetë i gatshëm të tradhëtojë, të jetë i gatshëm të tallet me të gjithë hoxhallarët, të jetë i gatshëm ta perfeksionojë rrenën, hajninë, demagogjinë, hipokrizinë! 

A mund ta dua sot një hoxhë kur, secili prej tyre më duket si Shaqir Fetai dhe kur në secilin prej tyre e shoh nga një spiunçiq të UDB-së.

Nuk dua të jem hoxhë më, e urrej çdo hoxhë, do të ishte mirë që një murtajë e rëndë (diçka edhe më rëndë se Covid 19) t’i zë dhe t’i zhdukë fare të gjithë, sepse, si t’i respektoj e t’i dua këta hoxhallarë që lejojnë që Institucioni i tyre të shndërrohet në bastion të horrave, të honxho-bonxhave, në çerdhe në udbashëve, në jatak të të pamoralshmëve, në kopsht ferrash ku lulëzon vetëm krimi, korrupsioni, rrena, pisllëku, hajnia! 

Nuk dua të jem edhe më tej hoxhë e të sabotohem prej shërbimeve intelegjente duke m’i luhatur para hundëve incizimet porno me personazh hoxhallarë, si ta respektoj apo si të jem hoxhë kur shërbimi sekret i thotë, ose dil kundër të parit tënd ose ta shpërthejmë “bombën” që e nxjerr gruan tënde lakuriq në zyre, derisa t’i e pret jasht duke i fërkuar duart në shenjë të gëzimit se po përparon në karrierë?

Nuk dua të jem hoxhë jo, do të heq dorë nga petku i hoxhës, sepse, nuk dua të identifikohem me spiunin, as me të pandershmin, as me rrencakun, as me hajnin!

Kështu nuk kanë qenë hoxhallarët. Sistemi komunist ndikoi në një mutacion të hoxhallarëve i cili ka nevojë për një vaksinim urgjent, ose për një shuarje farësh të të gjithë hoxhallarëve post-komunistë!

Propozoj për të mirën e islamt, që t’i shtohet kënaqësia Allahut Mëshirëplotë, vullntarisht të heqim dorë nga ky mision, të kalojnë nja 3-4 gjenerata dhe, tek pastaj, duke e rikujtuar përherë kohën tonë kur hoqëm dorë nga hoxhallëku, të nisin e të dalin hoxhallarë të pastër, me një biografi të pastër ashtu siç i lindi nëna myslimane.

A mundem të pajtohem me këta hoxhallarë që u shërbejnë eprorëve të vetë myftinjë të cilët janë aq injorantë sa, bëre e ua dhe në mëngjes tri dele, në mbrëmje ta kthejnë vetëm një, sepse një e hanë tinëz e tjetri ju humbë! 

Bashkësi Islame nuk ka me Shaqir Fetah. Me Shaqir Fetah nuk ka as myftinjë të denjë për këtë titull. Me myftinjë të padenjë për këtë titullin nuk ka as hoxhallarë (edhe ata hoxhallarë të devotshëm do të njollosen prej tyre, prandaj nuk do të ketë fare hoxallarë). Me hoxhallarë të njollosur, të shatazhuar e injorantë nuk ka muslimanë. Prandaj, hoxhallarët e sotshëm, më në krye Shaqir Fetain, me lehtë vihen në shërbim të ideologjisë, partisë dhe shërbimeve intelegjente, se sa në shërbim të jetës fetare islame. 

Meqë realisht jam i penguar që ta ushtroj profesionoin hoxhë, heq dorë publikisht, zhvishem nga petku i hoxhallarve, nuk tregoj se cili jam, sepse pastaj do t’ju jap shkas të më quani njërin prej jush. Prandaj, do të pëlqej të ngeli anonim, duke e pritur ndëshkimin e Zotit për këtë dorëzim timin para edepsëzave, dinsëzave dhe sojsuzave me të cilët identifikohesha deri në këtë çast.

Zot, më fal mua për këtë pendesë kaq të vonshme, dhe mos i fal kolegët e mi hoxhallarë, sepse gabimet e tyre janë të qëllimshme dhe detyrë të marrura nga djalli.

https://www.facebook.com/1584125445180994/posts/2729636677296526/