Nëse një komunikolog, nëse një redaktor i rexhur, për më tepër, një psikolog që e njeh mirë komunikologjinë, simbolikat dhe artin, dhe, nëse ky personalitet prej shkencëtari e shfleton numrin e fundit të revistës së BFI-së së kthyer mbrapsht, numër ky dedikuar Shaqir Fetait, sakaq do të konstatojë se, njeriu vuan nga sindroma e anonimusit që do të dalë në sipërfaqe. Palaço që një jetë të tërë bën me artistë por që nuk e njeh askush për shkak të makiazhit! Bota e artit njeh edhe përpjekje të palaçove për t’u bërë artistë të vërtetë e të njohur, por, kanë përfunduar në qesharakë, sharlatanë fëmijësh! Anonimiteti i tyre është fati jetësor i tyre. Vetëm në anonimitet mund të dalin të sukseshshëm, të përkrahur e të duartrokitur, të përshëndetur e të uruar.
Në 64 faqe të “Hënës së Re” janë të shtrirë 78 fotografi të Shaqir Fetait! Shaqir Fetai ka qenë plotë 18 vite myfti i Gostivarit, ka qenë profesor, ka qenë gjithçka, që nga hafëzi e deri te bashkëpunëtori i djallit e i të birit, në media nuk i ka as 18 fotografi! Përnjeherë 78! Do me thënë se, mbi 70 delegacione e kanë vizituar që kur e caktuan forcat politike të pushtetit për “reis” të BFI-së! Këta delegacione përfaqësojnë vetëm “miqësinë e ngushtë” të Shaqir Fetait, ka nga ata që përfqësojnë dëshirën e sëmurë për të pirë një kafe me “më të madhin e vendit”, ka nga ata që vuajnë për një lavd, për një fotografi, për një përshëndetje me “të madhin”, për një “informatë”. Pra, këta 70 “delegacione” nuk përfaqësojnë popull, nuk përfaqësojnë komunitet, nuk përfaqësojnë opinion pozitiv. Sepse, në ndërkohë, që nga përpjekja e Shaqir Fetait për të dalë nga anonimiteti, në opinion kanë dalur 162 shkrime, analiza, komente, vështrime, mbi “fenomenin Shaqir Feta alias “ORAO”) të cilët, në total, janë lexuar nga mbi 1 milion lexues! Ky është opinioni, ky është mendimi, kjo është pasqyra për Shaqir Fetain, i cili po bëhet motivues, frymëzues i miliona e miliona komenteve të lexusve të shkrimeve që po botohen mbi djallëzitë e Shaqir Fetait.
Palaçot nuk i njeh askush, porse, gjithnjë janë atraktivë, janë të dashur, të respektuar, sepse e kryejnë me ndershmëri punën e tyre. Nuk i njeh askush, nuk i kontakton askush, mund të rrinë të gjithë me të, por që mos ta njohin se kush është ai në botën e vet profesionale. Një jetë të tërë mund ta çojnë në anonimitet dhe gjithnjë të respektuar për punën e palaços që e kryejnë! Në fund, kur të mësojnë njerezit se personazhi-palaço kush ka qenë në të vërtetë, seç i kaplon një mallëngjim, një borxh për duartrokitje edhe më të mëdha, e ndjejnë një padrejtësi ndaj tij i cili, tërë jetës i ka argëtuar i veshur nën petkun dhe makiazhin e komikes!
Shaqir Fetai ishte më i respektuar në anonimitet, më i nderuar, më i lavdëruar! Sapo shprehu dëshirën për të ikur nga ky anonimitet, doli sheshit diletantizmi i tij, amatorizmi, kompilacioni, plagjiatura, doli sheshit ai shejtan që e kishte pasur së brendshmi, doli sheshit Shaqir Fetai i vërtetë, me të gjitha namet dhe nishanet që i paska pasur.
Dëshira pataologjike për të dalur nga anonimiteti, mund të shoqërohet edhe me dhunë, me rrena, me shpifje, me matrapazllëqe, me anarki. Shembuj se si personat e tillë përfundojnë në diktatorë ka përplotë në historinë tonë kombëtare si dhe në historinë botërore. Siç ka edhe plotë shembuj që flasin se si kanë përfunduar ata diktatorë, cili ka qenë fundi i atyre diktatorëve, me çfarë “selami” janë përcjellë!
Një artist profesionist i dështuar kurrë nuk mundet të matet me asnjë personazh të cilitdo palaço, qoftë ai edhe amator. Artisti i dështuar e ka irituar dhe nervozuar një opinion të gjërë spektatorësh të skenës, kurse një palaço amator, të paktën ka argëtuar një komunitet i cili e ka përshëndetur me duartroktitje frenetike palaçllëkun e tij prej artisti.
Kjo është filozofija që duhet ta kuptojë sa më parë Shaqir Fetai, sepse, nuk ka pushtet, nuk ka forcë politike në botë që do të detyrojë masën ta duartrokasë të dështuarin! Koha është të ndërgjegjësohet Shaqir Fetai dhe jo ta jetojë famën e rikthimit në origjinën e profesionit prej bashkëpunëtori nën pseudonimin ORAO-Shqiponja. Në anonimitet jeta është më e ëmbël se në ilegalitet!