Editorial - Kush më parë do të sigurojë karrige në OKB: Kosova apo Shaqir Fetai



Për momentin, ndonëse pavarësinë e Kosovës e kanë përshëndetur dhe uruar mbi 100 shtete të botës, Kosova e ka problem që ta sigurojë një karrige në OKB, sepse, po e mohon Serbia me aleatët e vet si dhe po angazhohet në pengimin e njohjeve të reja. 

Shaqir Fetain na e paskan uruar, do me thënë, na e paskan njohur shumë shtete të botës. Duke e ditur se ai ka mision serb në BFI, nuk është çudi që Serbia, e cila tashmë e ka njohur Shaqir Fetain, do të angazhohet për sa më shumë njohje me qëllim që t’a sigurojë një karrige në OKB!

Shaqir Fetai përfundimisht po tregohet se është një skuth shumë i keq, se është njeri shumë i rrezikshëm, se është karrierist i verbuar se, për karrierë të vet nuk i intereson as turpi, as harami, as gjynahi, as protokoli e as diplomacia. Sepse, në këto aspekte ai është tabulla rasa, ndërsa plotë me angazhime e detyra nga Dragoviqët e UDB-së.

Urimet dhe përshëndetjet personale të drejtuesve të asociacioneve fetare islame në dasporë, të shtrirë nëpër shumë shtete, nuk do të thotë apriori se Shaqir Fetait ia sollën përkrahjen e shteteve prej nga vijnë. 

Urimet dhe “përkrahjet” e ambasadave që funksionojnë në Maqedoni, e nëpër shtetet përreth, nuk do të thotë se apriori Shaqir Fetai siguroi përkrahjen dhe njohjet e shteteve gjegjëse. Do të ishte budallallëk i skajshëm nëse Shaqir Fetai mendon kështu, ndërsa ky sinqerisht mendon kështu. Prandaj duhet të kihet sa më shumë kujdes kur të komunikohet me këtë duduk, sepse ky të merr më qafë. Është i stërvitur që ta aktrojë “abdallëkun”!

Vizitat apo edhe urimet në forma të shkuara, të nënshkruara e të vulosura, nuk kanë kurrfarë domethënie përveçse një mirësjellje diplomatike që përçon mesazhin e gatishmërisë për të vazhduar bashkëpunimin në mes të ambasadës, organizatës apo asociacionit me BFI-në; një ftesë zyrtare Shaqir Fetait për ta pranuar vazhimin e bashkëpunimit që është ngritur shumë më herët para se të lindë Shaqir Fetai, madje para se ai të jetë në kikirika të Afrikës!

Delegacionet e qendrave islamike, të cilët kësaj radhe erdhën në atdhe për shkak të festave të fundvitit që i kanë nëpër shtetet ku veprojnë: në Itali, Norvegji, Austri, Gjermani, Kroaci, etj. Shaqir Fetai nuk guxon t’i përkthejë si njohje të shteteve prej nga vijnë këta përfaqësues të myslimanëve tanë. Ndryshe do të konsiderohej ky si manipulim, si aventurë, si idiotizëm e Shaqir Fetait. Nëse Shaqir Fetai nuk është i këtillë atëherë si guxon të urdhërojë një titull të tillë si: “SHUMË SHTETE UROJNË KRYETARI E BFI-së”! Nëse nisemi nga kjo logjikë, atëherë, ndër shtetet e para që e ka njohur Shaqir Fetai është Serbia sepse nga ky shtet urimi ka arritur më 18 nëntor të vitit 2020, përmes zëvendësreisit të Rijasetit të BI së Serbisë, Nexhmedin Saqipit, madje po atë ditë kur u publikua lajmi se Shaqir Fetai “u zgjodh reisul ulema”!

Shaqir Fetai, me gjasë, është në garë me Kosovën se kush do të sigurojë njohje më shumë dhe cili i pari do të arrijë të ulet në karrigen e OKB-së. Pa dyshim, me ndihmën e oficerit të vet, Stanko Dragoviqit, do t’ia arrijë Shaqir Fetai që të ulet në atë karrige. Ja, sapo t’i mbarojë urimet dhe përkrahjet nga studentët, nxënësit, edukatorët, deputetët, ministrat dhe, në fund, në aksion do të jetë Stanko Dragoviqi i UDB-së i cili i paska çuar selam Shaqir Fetait se nuk do ta lë në baltë. Me rëndësi, përkrahjen e shteteve kryesore ia siguroi, kanë ngelur vetëm edhe do shtete që nuk janë as në hartë.

Ç’turp i tmerrshëm i ka katandisur myslimanët e Maqedonisë së Veriut me këtë abdall!