(“Heshtja është flori!” – populli)
Vazhdon Shaqir Fetai me manipulimin e vizitave si dhe takimeve. Të gjitha ai i konsideron si “nevojë jetike” të vizitorëve të ndryshëm për t’ia shprehur urimet dhe përshëndetjet Shaqir Fetait, i cili, falë pushtetit maqedonas ia arriti të instalohet në krye të BFI-së.
Këto ditë paska qenë nikoqir i zonjës ambasadore të Zvicrës në Shkup, Sybille Suter! Kabineti i diletantëve në delir i Shaqir Fetait lëshon një komunikatë, jo vetëm me dhjetra gabime trashanike gjuhësore por, e mbushur përplotë me gënjeshtra dhe modifikime, përplotë me pasaktësi dhe qëndrime megallomane, të denja për një avanturier të futur në labirinth të pazgjithshëm për kapacitetin mental të Shaqir Fetait.
Zonja ambasadore i paska hyrë punës që t’i ndajë shqiptarët e Maqedonisë, ata të Kosovës, ata të Shqipërisë, ata të Luginës së Preshevës, madje, sipas kabinetit idiotik të Shaqir Fetait, ajo qenka në gjendje që t’i dallojë edhe shqiptarët e Makrefshit, të Gjylekarit. Muçivërrcit etj. Kështu mund të mendojnë dhe të shkruajnë vetëm diletantët e Shaqir Fetait që kanë rënë në delir nga injoranca e “reisit” të tyre.
“Ajo gjithashtu vlerësoi lartë mërgatën shqiptare nga Maqedonia që jeton dhe vepron në Zvicër...” thotë kumtesa e Shaqir Fetait, duke vazhduar me imputimin e fjalisë më idiotike që nuk mund ta thotë një mashtrues ordiner e lëre më një ambasadore: “pjestarët e islamit që kanë prejardhje nga Maqedonia janë shembullor dhe janë inkuadruar më së miri në shoqërinë Zvicerjane” (thuhet “zvicerane”!)! Po pjesëtarët e islamit nga Kosova e Shqipëria, nga Çamëria e Lugina e Preshevës, nga Mali i Zi e gjetiu, nuk janë shembullorë dhe nuk janë të inkuadruar në shoqërinë zvicerane?! Në këtë formë asnjë shtet në botë nuk i ndanë qytetarët e vet, në baza rajonale, lokale e të mëhallave, por, në baza etnike! Shqiptarët në Zvicër janë një dhe, nuk ndahet ashtu siç ka qejf Shaqir Fetai! Ky qejf mund të jetë dëshirë e UDB-së por jo përcaktim institucional i asnjë shteti në Evropë!
Shaqir Fetai vazhdon me rrenat e tij duke prezantuar para ndërkombëtarëve përfaqësues të pa paraparë sipas Kushtetutës së BFI-së. Kjo Kushtetutë, në asnjë faqe të vet, në asnjë fjali, në asnjë fjalë nuk nënvizon se BFI-ja ka “sektore”, porse, aktivitetet e veta i kryen përmes shërbimeve profesionale (Neni 38). Para ndërkombëtarëve dhe faktorëve me relevancë myslimanët e vendit si dhe BFI-në e prezenton reisi dhe jo turlifarë “drejtori” profesionist në hajni, në tradhëti, në spiunazhë, në zhvatje, në vjedhje të ndihmave humanitare, në injorancë, në blerës të titujve shkencore, në amoralitet e në pisllëqe të ndryshme, siç është Mustafa Dauti. Shaqirt Fetai, me tipa të tillë, edhe i gënjen por edhe i ofendon ndërkombëtarët. Nuk është e rëndësishëm kjo për Shaqir Fetain! Për të me rëndësi është vetëm t’i shprehin urime dhe përshëndetje për një post që e ka vjedhur si skuth!
Heeej, Shaqir Fetai në këtë takim paska folur edhe për “rolin që e ka BFI në mbështetjen e mërgatës sonë”!!! Po me çfarë roli të mundshëm mund ta mbështesë Shaqir Fetai mërgatën tonë? Si po e mbështetkëka BFI-ja mërgatën tonë? Asnjë shtet, asnjë ministri e punëve të jashtme, asnjë institucion shtetëror, në asnjë vend, nuk është në gjendje ta thotë këtë fjali kaq pretencioze siç e thotë Shaqir Fetai, që e ka merak lavdin dhe rrenën, mburrjen dhe abdallëkun!
Shaqir Fetai vetes i jep edhe kompetenca të presidentit shtetëror sa, pjesëtarët e islamit i quan ambasadorë të vendit tonë! Të cilit vend o Shaqir skuthi?
Dëgjojeni se çka paska thënë Shaqir Fetai, ky farë mjerimi dhe turpi i kombit tonë: “BFI gjithmonë do të ketë synim dhe prioritet kultivimin e vlerave dhe promovimin e tolerancës, që janë simbol i kulturës evropiane!”
E para, shtetet evropiane kurrë nuk kanë ushtruar trysni të karakterit fetar, apo diskriminim fetar, ndërsa myslimanët e vendit tonë qekan treguar tolerant! Tolerancën e porosisin mësimet e shenjta por, shtetet evropiane asnjëherë nuk e kanë sjellë situatën deri te ndonjë tolerancë. Shtetet Perëndimore e kultivojnë dhe thërrasin, madje edhe me ligj, në bashkëjetesë ndërfetare e ndërnacionale. Toleranca në vete ngërthen edhe diskriminim, ndërsa bashkëjetesa ngërthen vetëm paqe.
Toleranca nuk është kulturë, o Shaqir Fetai, aq më pak “kulturë evropiane”! Toleranca ka diçka nga kodi i mirësjelljes së imponueshme, ka edukatë, ka nënshtrim për një paqe të qëndrueshme, ka pajtesë me aktet ligjore diskriminuese, por, të ketë diçka me kulturë kjo nuk bën vaki! A e di Shaqir Fetai se çka është kultura! A e di definicionin e kulturës? Gjithçka mund të jetë por jo tolerancë. Prandaj, Shaqir Fetai duhet të ketë kujdes se çka flet me ndërkombëtarët e jo të bëhet lolo e t’i shkulë së qeshuri. Sepse po na bën gaz i botës edhe neve, shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut!
Shaqir Fetai tërë këtë ndytësirë e bën qëllimisht, sa për të ngritur pluhur e huti nesër apo pasnesër! Ai e di fort mirë se do të fluturojë nga ai vend që e ka okupuar, por, dëshiron që të hapë dilema e diskutime: si u bë që iku kur e donin aq shumë, të brendshëm e të huaj, nuk la njeri pa e uruar dhe përshëndetur. Po, por, nuk e ka bekimin e organeve dhe institucineve të BFI-së, nuk e ka bekimin dhe respektin e popullatës së gjërë myslimane të vendit! Nuk e ka përkrahjen e ulemasë së gjërë, me përjashtim të disa lokalistëve dhe puthadorëve, edhe atë, vetëm sa për t’i realizuar disa interesa meskine e familjare!
Tash për tash, Shaqir Fetait po i shkon kungulli mbi ujë por, do të vije dita kur ai do të përgjigjet për shumë vepra penale që po i kryen, për shumë gënjeshtra e tallje që po i kryen duke u paraqitur si diletant dhe duke pritur kohën e justifikimit “po unë aq kam ditur”! Kurse po di ta quajë veten “resiul ulema”! Historia do ta gjykojë si manpulant perfekt, si një abdall që deshti të bëhet kryetar i ulemasë”!(LMR-BFI)