Reagim i dobët i një hipokriti

Shaqir Fetai e priti në takim dhe me kënaqësi ia pranoi përshëndetjet dhe urimet Stojançe Angellovit, (“gjeneralit të branitelave”) i cili, është betuar që kurrë nuk do ta ndërrojë bindjen dhe vlerësimin për UÇK-në se, ajo nuk është asgjë tjetër përveç “organizatë terroriste”! Pranohen prej një njeriu të tillë urimet dhe përshëndetjet? Apo, pranohen sepse vijnë prej “Stojçes”


Lajmi bombastik lidhur me aktivitetin skandaloz të Shaqir Fetait i cili e pret “gjerneralin e branitellave”, Stojançe Angellovin, me të cilin, bashkarisht kanë refuzuar “provokacionet” e shqiptarëve që në mitingun e fundit kanë brohoritur “UÇK, UÇK”, ka prekur dhe ofenduar çdo shqiptar normal! (Ata shqiptarë që janë me pengesa në zhvillim, mund të justifikohen!!!) Pasi lajmi u përhap si rrufe anembanë botës shqiptare, pati, po ashtu, reagime të rrufeshme, të cilat, paskan provokuar një reagim të mjerë të Shaqir Fetait, reagim ky që vetëm sa e përforëcon tërë atë vlerësim të “reisit” si instalacion i pushtetit aktual maqedonas. Ja pra, disa çilimi me zhvillim të penguar mental ishin ndarë të kënaqur nga ky “reagim” i cili, mbështetet në interpretimin e takimit nga ana e Stojanço Angellovit.

Shaqir Fetai e nisë reagimin e vet duke u lavdëruar se si ua jep ndihmën “BFI-ja institucioneve shtetërore në ballafaqimin sa më të suksesshëm në situata të tilla” (të krizave të ndryshme)! Kur ka ndodhur kjo? Pse gënjen pa pikë turpi Shaqir Fetai? BFI-ja nuk është në shërbim të institucioneve të shtetit por në shërbim të popullatës myslimane. Apo, Shaqir Fetai niset me këtë konstatim nga fakti që, meqë u instalua nga pushteti aktual i këtij shteti, duhet edhe t’ju shërbejë institucioneve shtetërore”!

Qenka takuar me “komandantin e branitellave”, me armikun e përjetshëm të UÇK-së, të cilën, Angellovi edhe sot e kësaj dite e vlerëson si “organizatë terroriste” e cilla shpëtoi nga nofullat e “luanëve” falë amerikanëve! Pse ta takojë pikërisht Shaqir Fetai? Pse, a nuk ka njërëz të tjerë në BFI? Nuk diti apo nuk pati mundësi që ta shmangë këtë takim! 

Shikoni se çka thotë Shaqir Fetai në reagimin e vet të pistë: “Gjykimet e montuara dhe në baza etnike apo fetare nuk duhet lejuar të shkatërrojnë fatet e individëve të pafajshëm dhe shoqërisë demokratike në tërësi.” Për këtë konstatim edhe pati protesta, të cilat, Shaqir Fetai i konsideron si “provokacion që duhet dënuar”! Shaqir Fetai thotë: “Prandaj çdo tendencë për të frenuar apo keqpërdorur ato për interesa të ngushta private dhe provokacione është për t’u dënuar.”! Tani, kush është këtu provokacioni për Shaqir Fetain dhe Stojançe Angelovin! Pa dyshim, për këta tipa të dobët, provokacion është brohoritja UÇK, UÇK, brohoritje kjo që kurrë nuk mund të jetë “interes i ngushtë privat”, por krenari gjithëkomëtare, krenari shqiptare që ia prek sedrën vetëm Angellovit! 

Shaqir Fetai edhe më tej vazhdon të tregojë se sa kontravers që është, sa i pështjelltë dhe sa fiskulturant behet sa herë që zihet me “pelë për dore”! Sepse, Shaqir Fetai, si nxënës i ish oficerit të ish sistemit, gjithnjë duhet të mendojë që të dalë nga situata sa herë që të kapet duke vepruar si “ORAO” (pseudonimi i tij policor)! Ja se çfarë thotë në vazhdim të reagimit të pakripë Shaqir Fetai: “Njëherit sqarojmë opinionin se vlerat kombëtare dhe historike, siç është ajo e UÇK-së – Ushtria Çlirimtare Kombëtare – apo organizatave tjera nuk ka qenë dhe as nuk mund të jetë temë bisede e këtij takimi. Tentimi për nxjerrje nga konteksti i një pjese të bisedave të këtij takimi është tendencioz dhe qëllimkeq.” Tani, si mund të të nxirret diçka nga konteksti i bisedës ndërkohë që nuk është folur e biseduar”? Kjo përpjekje për shpëtim është sikur i atij që është kapur për një fije bari me trup të lëshuar në drejtim të fundit të pusit qindra metërsh të thellë! Thua që Stojançe Angellovi të ketë folur mirë për UÇK-në dhe nga konteksti i bisedës ia kanë shtrembëruar vlerësimin!? 

Është fakti i pamohueshëm që UÇK-ja e ka dekoruar BFI-në për ndihmesën e pamohueshmë që e ka ofruar gjatë luftës në Kosovë. Këtë fakt nuk mund ta mohojë as Shaqir Fetai dhe as Stankot e tij! Stanko-Stojançe është i njëjti emër – mbase Shaqir Fetai ka pasur nevojë emocionale që ta pres Stojçen për t’u çmallur pak, qoftë kjo edhe duke e sharë UÇK-në.

Shaqir Fetai mundohet që t’i tallë do farë “rojtarë” të vlerave kombëtare, siç është UÇK, dhe të përfundojë reagimin tamam me koloritin e hipokritit që e karakterizon atë: “Është fakt i pamohueshëm se UÇK-ja është vlera që ndryshoi statusin politiko-juridik të shqiptarëve po, pse jo, edhe të gjitha komuniteteve tjera në RMV, gjë që rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare paqësore të Ohrit e cila u inkorporua në Kushtetutën e RMV dhe hapi rrugëtimin e mirëfilltë reformues drejt integrimeve euroatlantike (BE dhe NATO) të RMV.”

A ia tha këtë fakt Stojançes? A i kërkoi Shaqir Fetai me përulje Stojançe Angellovit që, meqë ka ndodhur ky realitet politik me shtetin tonë, atëherë hajt ta shohim këtë si meritë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ta panojmë si nevojë shpirtërore për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të brohoritet pandarë UÇK, UÇK, UÇK... 

Jo se, hidhërohet pushteti aktual e na shkarkon nga “reisllëku”! Më mirë eksibicionist e “reis”, se sa i ngathët e pis!