Shaqir Fetai vazhdon me shkeljet e normave juridike të BFI-së



Shaqir Fetai po sillet si Faraoni bashkëkohor! Ka uzurpuar BFI-në dhe aty vret e pret sipas kutit të vet! Shaqir Fetai nuk ndjenë kurrfarë nevoje për drejtësi, rrjedhimisht nuk ndjenë as nevojë për përgjegjësi, sepse, e ndjenë fuqishëm mbështetjen dhe përkrahjen e pushtetit aktual që është shumë i interesuar për një anarki totale në BFI


Shaqir Fetai na e paska dekretuar për myfti personin të cilin “Rijaseti” i falcifikuar e paska votuar me aklamacion! Çka do të bënte ky farë “rijaseti” përveçse ta votonte të vetmin kandidat që erdhi si dëshirë megallomane faraonike e Shaqir Fetait.

Shaqir Fetai nuk e ka pasur hallin që ta bëjë Myftininë e Gostivarit me myfti legal, por, që ta demonstrojë “fuqinë” e vet që ka mbështetjen në fuqinë e pushtetit maqedonas. Kësisoj, ai, me fuqinë e pushtetit maqedonas zgjodhi një myfti. Aferim ORAO-s!

Shaqir Fetai vazhdon me shkeljet monstruoze të normave juridike të BFI-së! E shkelë Kushtetutën e BFI-së. Nuk thirret në asnjë akt normativ, nuk thirret në asnjë nen e në asnjë procesverbal dhe, për pasojë, nuk kemi asnjë argument që flet për një proces të rregullt, përkundrazi, flet për arrogancën e Shaqir Fetait, ose për injorancën e tij në punët menaxheriale të BFI-së. Është e habitshme se si edhe “myftiu” i zgjedhur ka pranuar një post me njëmijë shkelje që nuk i bën kurrfarë nderi vetë atij. Punët banditeske gjithësesi që janë të dënueshme dhe një ditë do të përgjigjen që të gjithë.

Neni 31 i Kushtetutës së BFI-së thotë: “Muftinia kandidon kandidatë të mundshëm për mufti...” Sipas këtij Neni, deri te anëtarët e Rijasetit do të duhej të vinin më së paky dy emra kandidatësh për myfti të Gostivarit, dhe jo të vie vetëm përcaktimi i Shaqir Fetait për një kandidat i cili, nuk e ka mendjen te jeta fetare sa te postet e tij administrative (një njeri normal për asnjë çmim dhe hatër nuk do ta pranonte postin inegzisten “u.d. myfti”!

Shaqir Fetai gënjenë kur thotë se ky ishte emri i propozuar nga anëtarët e Myftinisë së Gostivarit! Cilat forume të kësaj Myftinie e propozuan emrin përkatës përveçse përcaktimi mafioz i Shaqir Fetait.  Asnjë emër nuk erdhi në Myftini të propozuar nga forumet kolektive të Myftinisë dhe që, pastaj, ata emra të vinin në Rijaset si propozime të anëtarëve të Myftinisë.

Shkurt, Shaqir Fetai e përsëriti të njëjtë praktikë mafioze të parë më herët nëpër disa Myftini. Shaqir Fetai me këto sjellje të tij prej sharlatani, në fakt po përçon mesazhe se, ai është mbi çdo akt normativ; ai është “perëndia” e BFI-së, duke mos kuptuar se ai po e ngarkon veten me një peshë e cila do ta fundosë në pafundësitë më të thella.

Edhe një herë, Shaqir Fetai e humbi të drejtën për të folur për islamin, e cila i ka të shenjta normat dhe rregullat islame, nuk ka të drejtë për të folur për BFI-në si të vetmin Institucion fetar islam në vend, pasi që ai manifeston sjellje të pahishme në raport me këtë Institucion të cilin e ka privatizuar deri në përmasat e një fosili të gjetur në shkretëtirë.

Me këtë sjellje, Shaqir Fetai nuk ka absolutisht të drejtë që të thërrasë myslimanët e vendit për të kontribuar për mirëvajtjen e punëve në BFI, sepse, ia ka shkatërruar tërë integritetin. Një Institucion pa integritet është, thjesht, një gurë, i cili, edhe si i tillë ka funksionin e vet. BFI-ja e Shaqir Fetait, thjesht, është pa kurrfarë funksioni dhe pa kurrfarë peshe. Kjo është e dënueshme dhe, dënimi do të manifestohet me injorim kolektiv të myslimanëve të vendit që do t’ia bëjnë BFI-së së Shaqir Fetait.


Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI-së


Shaban Aziri, kordinator

Eset Shaqiri, zv/kordinator

Mirdi Brao, zv/kordinator