Salim Sulejmani shpreh falënderime për pjesëmarje në iftar!!!


Nga Inboxi
Pamje nga iftari në Strugë

A e njihni Salim Sulejmanin? Këtë bre, që i thotë vetes “myfti” i Myftinisë së Strugës, i cili, për t’u dëshmuar si “i sukseshëm” në tubimet e kontributeve financiare fetare, i mirrte paratë nga buxheti familjar dhe i dorëzonte në arkën e BFI-së. Pra, vetëm që të lavdërohet, të lartësohet si “myfti i suksesshëm” dhe të vazhdonte në pozitë. Kësaj i thonë – blerje e pozitës me buxhet të familjes, e cila, tashmë ka rënë në patos, sepse, është dashur t’i blejnë edhe super makinë luksoze, sepse është dashur të dëshmohet se është “myfti i madh”! Problem i tyre!

Ajo që paraqet problem më vete është, pandëshkueshmëria e këtyre qytetarëve/myftinjë me gjoba, si të gjithë qytetarët që tubohen deri në katër persona, madje edhe në natyrë. Disa “myfti” në sy të policisë, para hundës së pushtetit, i tubojnë 50, 100, 150, 200 persona, sa t’i dojë pika e qejfit, sa ka bërë nijet t’i infektojë me Kovid-19!

Asnjë dasmor nuk guxon t’i tubojë 100 dasmorë në një restorant prej 500 vendesh (pra, që garanton një distancë përtej masave të kërkuara), sepse, menjëherë gjobiten e burgosen! Asnjë prind nuk guxon t’i tubojë bijat dhe djemtë në një iftar familjar, sepse ekziston rreziku i gjobitjes!

Po si atëherë “myftinjtë” e Shaqir Fetait, përfshirë këtu edhe Salim Sulejmanin, pa kurrfarë problemi, para organeve shtetërore përgjegjëse për disiplinë të hekurt në kushte pandemie, u lejohet që të organizojnë iftare ku marrin pjesë me qindra persona? Çfarë borxhi u ka pushteti që i mbyllë syt karshi këtyre veprimeve shumë të rrezikshme të “myftinjëve” të pashpirt! Kjo, për sa i përke raportit myfti-pushtet, ndërsa, sa i përket raporti myfti-Zot, këtu punët janë edhe më drastike!

A i dëgjojnë këta myftinj të qarat e nënave që nuk kanë se çka t’u shtrojnë në darkë fëmijëve? A lagen në shpirt nga lotët e të varfërve! A rrënqethen nga krisma e zorrëve prej urisë që janë të barasvlefshme sa krismat e bombave atomike! A i dëgjojnë rrotullimat e kokrrave të kripës derisa ngjyhen me koren e bukës nga të vafër e të ngratë! A i dëgjojnë kërkesat dhe lutjet e përshpirtshme të fëmijëve të varfër, jetimëve, të cilë kanë nevojë për një palë çorape!

Ose, cilën aktivitet humanitar e bëri Salim Sulejmani që të shtrojë një iftar “gllamuroz” për imamët, këshilltarët e xhamive dhe me talebet! Me se e pagoi iftarin? Sigurisht jo nga buxheti i familjes, por, nga fitri dhe zeqati i mylimanëve që i japin për jetë fetare e jo për qejfe idiotike të myftinjëve! Çka iu desht ky iftar? Të tregojë se sa e duan? Të tregojë se kur ky i fton, të gjithë janë tok aty? Po çka iu desht ai falënderim për pjesëmarrje në iftar? Kush e bën këtë falënderim? Vetëm ai që ka humbur autoritetin, dinjitetin, integritetin, ai që e di se vetëm në haje mund të tubojë një numër “bashkëpunëtorësh” sa për të dëshmuar se, ja, “shikoni sa i madh jam”!

Salim Sulejmani, para syve të të varfërve, jetimëve, bonjakëve, fukarenjëve, është shumë i vogël, aq i vogël sa e shqelin me dinjitetin dhe integriteti e tyre që e kanë me përmasa gjigante! Turp për gurmazët e sojit të Salim Sulejmanit!