Shaqir Fetain e tmerrojnë sukseset historike të Shqiptarëve


Banorët e Mateçit ranë nga provimi kombëtar! E patën në mesin e tyre një udbash, i cili, ashiqare tallej me ndodhitë dhe faktet historike të shqiptarëve të kësaj ane, ndërsa ata, nuk ditën t’i heqin hunjtë e gardhiqeve dhe t’ia bëjnë shpinën më të butë se barku, t’ia thyejnë një këmbë. Zoti i Madh do t’ua bënte hallall, pa dyshim

Nga Enver Jashari


Banorët e fshtit Mateç vendosën që të ndërtojnë edhe një Shtëpi të Zotit! Me iniciativën e familjes së profesorit Naser Ramadani, me kontributin e tyre si dhe me lëshimin e truallit të tyre për këtë Shtëpi, u hodh edhe guri themeltar i Xhamisë së Re, të cilën dikush e paska emërtuar “Dëshmorët e 2001”!
Të pranishmit, u lodhën duke e përshëndetur njëri tjetrin, madje, myfiu, me pamjen e një lypsi të ngratë, nga egsaltimi i skajshëm dy herë radhazi e përshëndeti nxënësin e oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviq, instalacionin e pushtetit aktual maqedonas në krye të BFI-së, Shaqir Fetain.
A përshëndetet ky njeri i cili fut huti dhe nuk reagon me kohë, i cili, duke mos i njohur aktet normative të BFI-së, lejon edhe gafa gjatë emërtimit të Xhamisë, i cili, duke u përpjekur gjatë tërë kohës që t’i fshehë dhe t’i shtrembërojë faktet, mbajti një fjalim me të cilën dëshmoi se “nxënësi” ngelë përjetë nxënës (i Dragoviqit)!

Si emërohen xhamitë?

Xhaminë dikush paska vendosur që ta quajnë Xhamia e “Dëshmorëve të 2001”!
Kush e emërtoi dhe kush ia dha lejën, madje nga kush e mori lejen “kumbari” i kësaj Xhamie?
Po për shqiptarët e këtij fshati, në daçi edhe të ngjarjeve historike, të cilët ranë dëshmorë më herët, nuk ka asnjë Xhami? Për shembull Xhamia “Sylë Hotla”!
Ku merret leja e emërtimit të xhamive, a ka këtu donjë rend apo, kujt si t’i kujtohet! Ku regjistrohet ky emër! Pse Shaqir Fetai nuk ua shpjegoi procedurën e emërtimit të një xhamie, duke i orientuar islamikisht dhe juridikisht që entuziastët të mos bëjnë gabime të pariparueshme!
“Dëshmorët e 2001”! Cilët dëshmorë, sepse, edhe pala maqedonase, me të cilën lutuan dëshmorët e Mateçit dhe më gjërë, dëshmon se në këtë vit i ka dëshmorët e vet! Edhe ata thonë “Branitellat e 2001”, me demek “dëshmorët e atdheut të 2001”!
Po këta “Dëshmorë të 2001”, dëshmorë të kujt janë? Për çfarë ranë dëshmorë” Për atdhe? Apo ishin dëshmorë të luftës nacionalçlirimtare! Apo, dëshmorë të kombit që ranë për liri dhe barazi, apo për të drejta të barabarta! Mos i lëni pezull dëshmorët shqiptarë që u vranë gjat konfliktit të vitit 2001 në mes të ushtarëve të UÇK-së dhe policisë dhe ushtrisë maqedonase! Mbase më mirë do të ishte sikur kjo xhami të quhej “Dëshmorët e Kombit”, pavarësisht, vitit, sepse, Kombi Shqiptarë, ndër vite e në histori, gjithnjë ka pasur dëshmorë, qoftë për atdhe, qoftë për liri, qoftë për fe, qoftë për Shqipëri Natyrale. Mbi të gjitha, xhamive sikur nuk u shkon emri që lidhet me ngjarje historike kombëtare, sepse, kombi ynë i përket tri feve dhe disa religjioneve. Mos manipuloni, mos u mundoni që në evente fetare, t’ju jepni mundësi të rehabilitohen UDB-ashët. Dëshmorët e 2001 ishin në krahun e idealit kombëtar, u rirreshtuan pas bindjeve se po luftojnë për t’ia bashkangjitur trojet etnike Shqipërisë Nënë, ndërsa, Shaqir Fetai, dhe disa Shaqira të tjerë që qenë prezentë në këtë gurëthemel, në krahun e kujt ishin gjatë luftës së 2001? Kë e furnizonin me informacione? Dragoviqët dhe Temelkot, pa dyshim!

Abedin Imeri nuk di se nga kush u çliruan banorët e Mateqit më vitin 2001! Nuk e di as Shaqir Fetai! Rastësisht nuk e dinë?

Myftiu i Myftinisë së Kumanovës, Abedin Imeri, pasi brenda dy minutave dy herë e përshëndeti “sivëllain” e vet, Shaqir Fetain, i përshëndeti edhe drejtorët e sektorëve të shumtë të BFI-së!
Vërtet, a e di Abedin Imeri se sa sektore ka BFI-ja?
A e di Abedin Imeri se kur u themeluan këto sektore?
A di të na i përmendë vetëm tri sektore Abedin Imeri!
A e di Abedin Imeri se themelues i sektorevë të BFI-së është Rijaseti, pra, edhe vetë ai si anëtarë i Rijasetit të Shaqir Fetait! A di të na thotë Abedin Imeri se kur ka votuar për themelimin e një prej sektoreve që na qenkan të shumtë në BFI!
A e di Abedin Imeri se sektoret përbëhen nga njësitë, zakonisht, dy-tre e më shumë, se njësitë kanë udhëheqës të tyre dhe, në krye të sektorit zgjidhet apo emërohet një drejtor. Drejtorç të cilëve udhëheqës njësishë përshëndeti Abedin Imeri, apo ia futi si kau pelës, si zakonisht!
Dhe pastaj merr fjalë ai që ka detyrë t’i tubullojë ngjarjet, t’i fshehë ngjarjet historike, t’i gjymtojë dhe mos të kuptohen se çfarë ngjarjesh kombëtare ishin ato, të mos tregojë se kush i shkaktoi ato ngjarje tragjike që përjetë kanë ngelur në memorien e kombit, të mos ua përmendë emrin armiqve të 2001, të cilët qenë shkaktarë që edhe Mateçi të ketë dëshmorët e vet në atë luftë kundër armiqve të cilët ishin mësuar që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut t’i trajtojnë si qytetarë të rendit të dytë, duke ushtruar një aparteid i llojit të vet. Pra, Shaqir Fetai, në këtë “event” kishte rol të dyfishtë: promovues të partisë prej nga vjen dhe, mohues i të vërtetës se partia prej nga vjen është psardhëse e atyreve që e shkaktuan luftën e 2001 kundër politikave të partisë me të cilën sot janë në koalicion. Kjo ishte detyra e parë, detyra e dytë ishte që, askund mos ta theksojë “armikun” dhe as arsyen se pse u luftua; askund mos t’i theksojë emrat apo edhe emrin e etnisë që dha kontribute të paçmueshme kombëtare, porse, të gjitha ato t’ia mveshë xhamive, dhe, t’i justifikojë aksionet e armikut që në luftëra rrënonte xhami, siç u rrënua me të njëjtin pretekst edhe Xhamia e Mateçit nga bombardimet e ushtrisë maqedonase.
Abedin Imeri, si “reisi i tij” nënvizon se më vitin 2001 u çliruan banorët e Mateçit, ndërsa nuk tregon se nga kush. Po, thotë se, u çliruan nga njerëzit e papërgjegjshëm! Do me thënë, shqiptarët historikisht kanë qenë të shtypur, të nëpërkëmbur e të padrejtësuar nga njerëzit e papërgjegjshëm, sipas Abedin Imerit, myfti! Phu!

Gëzimi i Shaqir Fetait për rastin e dhënë për sakatosje të fakteve historike

Kurse Shaqir Fetai ka ndjerë një gëzim të veçantë që do të jetë në mesin e banorëve të Mateçit, të cilët, u bënë shkaktar që të çlirohen edhe viset e tjera të Komunës së Likovës (nga kush të çlirohen?) Shaqir Fetai ndjehet krenar që këta banorë paskan luftuar për barazi dhe për liri si dhe për një të ardhme më të bukur jo vetëm të kombit shqiptar por të mbarë shoqërisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut! Pra, edhe për maqedonasit, serbët, bullgarët, vllehët etj. A ka mundësi mos t‘ia lëkundni eshtrat trimave të kombit, o bashkëpunëtorë të Dragoviqëve e të Temelkove!
Shaqir Fetai futet llugave duke u munduar që të vetërehabilitohet dhe, t’i rehabilitojë një dyzinë hoxhallarësh që mendojnë si ai, si ata skuthat, si urithët që punojnë nën tokë, pak aty e pak këtu! Sipas Shaqir Fetait xhamitë qenkan baza që po themeluakan ekskluzivisht personalitete të shëndosha! Po çfarë persnaliteti të shëndoshë ka krijuar xhamia te Shaqir Fetai, po te baballëku i vet, po te ata që i nënshtrohen dhe ia puthin dorën këtij farë “përersonaliteti” të cilin nuk e themeloi xhamia por Stanko Dragoviqi!
Po ata personalitete, ata tribunë kombëtare të cilët kurrë nuk kanë shkelur në xhami (qoftë për shkak të bindjeve, ideologjive, përkatësive fetare) por që në dimensionin kombëtar janë të paarritshëm!? Këta a janë me personalitet të fortë apo, këta i sfidon dhe i mund Shaqir Fetai, ky nxënës i xhamisë por edhe i Temelkos dhe Dragoviqit!
Shaqir Fetai u ka borxh një falje publike të gjithë atyre intelektualëve, atyre patriotëve, atyre shtyllave të kombit, të cilët asnjëherë nuk kanë hyrë në xhami, sepse, i ka fyer, u ka çuar selam se janë pa personalitet, pa shpirt e pa tru! Shaqir Fetai me këtë ligjeratë të tij duhet t’u drejtohet armiqve të popullit shqiptar e që janë miq të ngushtë, miq shtëpie të Shaqir Fetait, sepse, nuk ka nevojë t’u drejtohet shqiptarëve, sepse, ka një përqindje bukur e madhe e shqiptarëve që nuk i frekuentojnë xhamitë por që Shaqir Fetain për intelektualitet e për patriotizëm e mbajnë në maje të kalemit!

Shaqir Fetai flet ashtu siç mendon UDB—ja

Xhamitë paskan mbledhur 3 për qindëshin për universitetet shqiptare të ndara nga universitetet sllave në Kosovë, thotë Shaqir Fetai! Ata Universitete nuk ishin të ndara por, studentët, profesorët shqiptarë, akademikët, ishin dëbuar me dhunë nga okupatorët serbë të cilëve u shërbente Shaqir Fetai dhe, ai 3 % nuk mblidhej për ta paguar vetëm arsimin, por, me të mbahej edhe ministria e mbrojtjes, e policisë, mbahej shërbimi sekret kombëtar, mbahej presidenca, deputetët e ish-parlamentit të Kosovës, shkurt, organizohej jeta paralele dhe e pavarur nga okupatori serb, o Shaqir dardhaxhiu! Xhamitë kanë mbledhur edhe fonde të “Atdheu thërret”! Fonde për luftën e UÇK-së, për armatimin e luftëtarëve shqiptar, për luftë kundër serbëve okupatorë! Pse e mohon këtë Shaqir Fetai? Pse i frikësohet këtij fakti, apo, e urren këtë fakt, sepse ia shkëputi raportet me Dragoviqin e UDB-së, a!
“Xhamitë ishin ato që me mijëra refugatë nga Bosnja dhe Hercegovina i mbështetën dhe i futën nëpër shtëpitë e tyre”, është margaritari tjetër i Shaqir Fetait, stil ky i tij për ta mohuar angazhimin e familjeve shqiptare, zemërgjerësin e tyre, shpirtin human të shiptarëve, por, në veçanti, shpirtin luftarak të ish-reisit Sulejman ef. Rexhepi. Pa angazhimin e tij, pa kërcënimin e tij, pa këmbënguljen e tij, pa ultimatumin e tij drejtuar Kiro Gligorovit se do ta ndezë luftën në Maqedoni, asnjë xhami në Maqedoninë e atëhershme nuk do të mund të strehonte asnjë refugjat boshnjak. Sa për dijeni të Shaqir Fetait, pothuajse të gjithë, që të gjithë, janë strehuar nëpër shtëpi të shqiptarëve, dhe janë mbajtur falë kontributit të tyre e jo të sojit të Shaqir Fetait!
Shaqir Fetai e jep një detal që mund ta dijë vetëm UDB-ja! Ai thotë se xhamitë e Maqedonisë së Veriut paskan siguruar paga mujore me të cilat i paskan mbajtur skamnorët e Kosovës, çdo muaj u paskan çuar rroga! Ky fakt nuk është përmendur në asnjë “defter historik” të Kosovës, por nuk është i shënuar as në arkivin e BFI-së, ndoshta ka qenë si strategji serbe nëpër arkivat e tyre ku ka pasur qasje vetëm Shaqir Fetai, sa për t’i sulmuar xhamitë e për të shpikur “muxhahedinë” që kujdesen për çlirimtarët e Kosovës!

A spiunohet me iman

Për çfarë situate të jashtëzakonshme flet Shaqir Fetai, në të cilën xhamitë paskan qenë shumë mirë të përgatitura dhe ia paskan “tharë pështymën në fyt” një politikani që qenka bindur se xhamtë nuk qenkan vetëm për ibadet. Po për çka, sipas Shaqir Fetait? Për luftë? Nga xhamitë zhvillonin luftë pjesëtarët e UÇK-së? Kështu thoshin vetëm ata që i gjuanin xhamitë për t’i rrafshuar përdhe. Kështu thoshin vetë ata që e dogjën Xhaminë e Prilepit. Kështu thoshin “strategët maqdonas të luftës”, të cilët, ia mësynë rrënimit të xhamive me arsyetim se po shërbejnë si bunkerë për seperatistët shqiptarë? Shaqir Fetai me këtë deklaratë dëshiron t’i justifikojë të gjitha sulmet që janë bërë mbi xhami nga ushtria dhe policia maqedonase. Ky është nënteksti i deklaratës së Shaqir gllupit.
Shaqir Fetai tërë këtë “justifikim sllav” mundohet ta arsyetojë duke manipuluar se, kështu po e shpjeguaka islami, kështu e paska praktikuar edhe Muhamedi a. s., duke i konceptuar xhamitë si “parlament”, si “shtabe lufte”, si “bunkerë”, si “vatra të diturisë” etj! Shaqir Fetai duhet të dijë se, ky koncept për xhaminë ka qenë në fillet e islamit, atëherë kur nuk ka pasur as parlament, as shtabe luftarake, as shkolla, as universitete dhe asgjë! Sot, në botën islame xhamitë vlejnë ekskluzivisht për ibadete, sepse, kanë ndër parlamentet më të bukura në botë, kanë bunkerë e shtabe luftarake ndër më të sofistikuarat në botë, kanë universitete e fakultete nga më grandiozet në botë. Nëse nisemi nga logjika e Shaqir Fetait, xhamitë sot shërbejnë edhe si qendra për rekrutim nëpër shërbime intelegjente të huaja! Turp! Alamet alimi, që flet me zë shejtani, turp të mendojë se xhamitë tona paskan shërbyer përgjithçka dhe, askund nuk na dalin në rolin e tyre jetik për ta zhvilluar dhe për ta kultivuar fenë islame! Sepse, Shaqir Fetai nuk e ka këtë hall; halli i tij është se si të rehabilitohet, si të shpërfaqet në patriot dhe ta kamuflojë disi pseudonimin e vet serbo-policor ORAO!
Pastaj, kur është në pyetje donimi, donacioni, dhënia, Shaqir Fetai thotë se jep vetëm ai që ka iman, sepse, imani jep! A jep miq e shokë imani! Thjesht, a spiunohet me iman? Shaqir Fetai mendon se ka iman edhe pse spiunoi shokë të fakultetit? Manipulator i fëlliqtë!
Aq sa do të kontribuojmë në këtë botë për një xhami, aq pallate do të kemi në botën tjetër, thotë Shaqir Feai. A thua, sa pallate i ka siguruar Shaqir Fetai për botën tjetër?! Apo, nuk i duhen pallatet, i duhen bodrumet e strehat ku zhvillohet aktiviteti i spiunazhit, sepse, këtë detyrë di ta bëjë më së miri Shaqir Fetai i cili mendon se, edhe në botën tjetër do të vazhdojë me këtë detyrë por në forma të tjera, ashtu siç u mundua të spiunojë në këtë event përmes formës së nxjerrjes në pah të “patriotizmit” të vet! Shaqir Fetai patriot? Mësa mundet të dalë burrë “Martinoviqi i Kllokotit” i cili shishet e birrave i zbraste me b…

Qershia e Stanko Dragoviqit mbi tortën e Shaqir Fetait

Shaqir Fetai e mbyllë fjalimin e vet me plotë patetizëm, duke u mburrur me datën 6 qershor, sepse përkon me çlirimin e Mateqit (por nuk e zë në goje armikun nga i cili u çliruam), për të cilën ranë dëshmorë e që familjarët duhet të ndjehen krenar. Po sikur ata dëshmorë të ishin gjallë, çka mendon Shaqir Fetai, a do ta linin sojin e tij të futet në Mateq? Dëshmorët dhe spiunët janë si gasi dhe fija e shkrepsës! Shaqir Fetai thërret që gjithnjë kur ta dojë nevoja të jemi të gatshëm si mateqasit, t’i kemi inspirim shqiptarët e Likovës dhe t’i dalim zot vatanit! Po Shaqir Fetai, çka ka bërë kur këta shqiptarë luftonin më vitin 2001 kundër forcave militare e paramilitare maqedonase, serbe, ruse etj! Ç’bënte Shaqir Fetai kur shqiptarët luftonin kundër një pushteti maqedonas i cili shqiptarët ishte mësuar t’i shikonte si qytetarë të kotë!
Çka ka pasur të bëjë Shaqir Fetai përveçse të spiunojë!
Jo rastësisht, një prej komandantëve më të spikatur të të gjitha luftërave të fundit të shqiptarëve, një prej komandantëve dhe strategëve më të përgatitur dhe më patriot, komandant Tahir Sinani, bie dëshmor në territorin e Myftinisë së Gostivarit! Gjeneral Tahir Sinani organizoi shumë aksione jetike për UÇK-në, drejtori shumë luftëra, inspiroi shumë fitore, deri në çlirim të Kosovës, dhe në fund, trimi i kombi, i mbylli sytë mu në territorin e Myftinisë së Gostivarit, të këtij qyteti ku vepronte edhe antishqiptari më i madh i të gjitha kohërave, Temelko Boshkovski, me të cilin, në miqësi të ngushtë qenë, pa dyshim, edhe Shaqir Fetai me vjehrrin e vet që ishte “hoxhë” xhamie, dhe i cili e kaliti Shaqir Fetain me këtë “personalitet”!
Shaqir Fetai, për hirë të gjeneratave të ardhshme nuk është mirë t‘i cungojë faktet, t’iu bishtërojë fakteve, sepse, nesër do të keqinterpretohen ashtu siç dëshiron sot Shaqir Fetai. I paska dhimbsur zemra kur e paska parë minaret e rrënuar të Xhamisë së Mateçit! Duhet të tregojë se kush e rrënoi, me çka e rrënuan, me çfarë sebepi e rrënuan “qafirët”. Sepse, kështu si informacion i cunguar, del puna që vetë banorët e Mateçit e paskan rrënuar dikur moti një xhami, se këta banorë vetë po ndërtuakan dhe vetë po rrënuakan xhami! Gjysëm ore “ligjeratë patriotike”, çlirim e fitore, rrënim e bombardime, por askund nuk e përmend fjalën “polici dhe ushtri maqedonase”, e cila trishtohej tek shihte të rrënuar minaren! Dhe, ja, për inat të tyre, sot në këtë trevë na qenkan ndërtuar 1,2,3,4 xhami! Shaqir Fetai siguron se shqiptarët ndërtojnë xhami për inat të “shkijeve” e jo se u duhen për ibadet, për lutje, e për madhërim të emrit të Zotit të Madh. Ky është mynafiku, snobi, hipokriti, demagogu dhe “patrioti” me bateri, Shaqir Fetai! /Kombetare/