Reflekto o Shaqir Fetai



Sot ka ndodhur një tragjedi e rëndë! Një autobus përplotë me udhëtarë nga Kosova që kanë marrë udhë për në Frankfurt të Gjermanisë, rrokulliset në Sllavonski Brod të Kroacisë dhe, raportohet se janë dhjetë të vdekur e dhjetra të plagosur.

Kombi shqiptar u shokua nga ky lajm! Institucioneve të Kosovës po i vijnë nga katër anët ngushëllimet më të sinqerta, me lutjen që familjarëve të viktimave Zoti t'ua shtojë durimin ndërsa të lënduarit të shërohen sa me shpejt.

Një telegram "ngushëllimi" paskan nisur edhe këta të BFI-së së Shaqir Fetait. Të gjithë ata që do ta lexojnë këtë "ngushëllim", do të ngelin pa fjalë nga idiotizmi i bashkëpunëtorëve të Shaqir Fetait; do të ndjehen të indinjuar nga lehtësia nonshalante e "shërbimeve profesionale" të Shaqir Fetait për t'u tallur me gjuhën shqipe; do të ngelin  të tmerruar nga injorantët e Shaqir Fetait që marrin guxim pëf t'u tallur me traditat shqiptare që janë unikale në raste tragjedishë.

Mbi të gjitha, në "telegram ngushëllimi" lakejtë e Shaqir Fetait, kësaj marionete të politikave të huaja antikombëtare e antifetare, kërkojnë bashkëpunim me viktimat nga kjo tragjedi! Mbase është vetëm një supozim nisur nga përputhja e datës kur ndodhi kjo tragjedi dhe kur u shpreh ky " ngushëllim" humoristik i injorantëve, ndryshe asgjë nga ky "telegram" nuk kuptohet se i dedikohet kësaj ngjarje.

Nëse Shaqir Fetai ka vetëm një gram shpirt, nëse ka vetëm një rruzë të kuqe nga gjaku i shqiptarit, menjëherë duhet të japë urdhër që të largohet nga faqja zyrtare e BFI-së ai "telegram" dhe menjëherë të marrë masa ndaj pisave që i ka me bollëk në "shërbime profesionale" e që tallen mbi një ngjarje tragjike që i ka ndodhur popullit shqiptar. Intelegjencia shqiptare e Maqedonisë së Veriut, gazetarët dhe njerëzit e medias shqiptare, duhet përfundimisht t'i thonë Shaqir Fetait - mjaft u talle me shqiptarët!

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI