Zhgënjim dhe hidhërim


Shaqir Fetai është person që refuzohet, që nuk ngjiz askund, që nuk është i ideve, i aksioneve të shëndetshme, i projekteve origjinale – ai është vetë turpi e vetë harami


Gjithnjë e më shumë po qartësohen konstatimet se:

- Shaqir Fetai është hendikep i papërballueshëm për secilin subjekt që i qëndron mbrapa;

- Shaqir Fetai është turpi më i madh që i ka ndodhur komunitetit tonë dhe;

- Shaqir Fetai nuk është i denjë për t’ju prirë as çështjeve fetare por as çështjeve kombëtare, sepse, një jetë të tërë e ka kaluar si një parazit hibrid – i kombinuar me huqe të skuthit dhe me veti të dhelprës (do me thënë, pa veti të njerëzisë!)

Shaqir Fetai u imponua si materie elastike për instalacion politik në krye të një Institucioni fetar! Si materie e ngurtë, ai nuk u shqua për ndonjë afinitet organizativ, për shkathtësi të lidershipit, për ndonjë figurë karizmatike, pa kurrfarë vetishë tërheqëse magnetike.

Si i tillë, ai doli edhe zhgënjimi më i madh i instaluesve të këtij farë instalacioni pa formë, pa trajtë, pa përmbajtje e pa kuptim! Ai i përmbushi të gjitha kriteret për t’u vlerësuar si cung, i paaftë për drejtim, i pamend, pa kurrfarë ideshë dhe, për rrjedhojë, imitues i dobët por dhe devijant i praktikave të lëna nga “babai i tij shpirtëror”, ish-reisul ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi!

Për dështimet e tij ka nisur të etiketojë njerëz, fajtorët t’i kërkojë te bashkëpunëtorët e vet (të cilët gjithnjë e më shumë i përcepton si vegla të mëtejme të H. Sulejman Rexhepit), dështimet t’ua faturojë jo vetëm bashkëpunëtorëve të vet por edhe njerëzve që e instaluan e që tani, kur e ka më së rëndi, për shkak të zgjedhjeve lokale, e kanë lënë manash dhe po e injorojnë tërësisht. Shaqir Fetai ka menduar se, deri sa do të mrizojë e do të mllaçisë taxhi, për të do të punojnë Zoran Zaevi e AIi Ahmeti, kuse ky, kur t’i çohet (bitha) do t’i vjelë frutat e punëve të tyre “fetare”! Ky ka menduar se të tjerët, ata që e instaluan, do ta shtyejnë përpara, pavarësisht nëse do të punojë islamikisht e kombëtarisht, apo jo! Ky ka menduar se, Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti do të jenë “goma traktori” që do t’ia fshijnë të zezën në të bardhë, të zezën që dëshmon për të kaluarën e tij të pistë!

Shaqir Fetai ankohet për disa drejtorë që i paska gjetur aty kur është instaluar! Asnjërin nuk e ka ndërruar, sepse kështu i paskan thënë ata që i garantuan se do ta ketë gjithë vaj! Tani, ankohet Shaqir Fetai, nuk po ia dilka dot me njerëz të tillë që tërë ditën rrinë nëpër telefona duke raportuar në lloj-lloj shërbimesh! Tani paska konstauar se qenkan të shërbimeve?!

Për njërin drejtor (për të cilin na ka ardhur një letër nga një nëpunës i BFI-së në inboxin e Lëvzijes Myslimane për Reforma në BFI), paska vendosur që ta “avancojë” në zëdhënës të BFI-së? Ja çfarë logjike ka Shaqir Fetai! Njeriun, të cilin e akuzon se qenka i shërbimeve, do ta heq nga posti drejtor i sektorit dhe, të njëjtin ta “avancojë” në zëdhënës të BFI-së! Frontmeni bashkëpunëtor i shërbimeve të ketë komunikim me mediat e vendit, aq më tepër kur të njëjtin e akuzon për hajni?! Kështu mendon vetëm ai që është i ushqyer me logjikën gebelsiane të diktatorit të poshtër! Po ata drejtorë e nëpunës me biografi kilometrike përplotë me suksese në spiunazhë, në tradhëti, në vjedhje, në kurvëri e në poshtrime të ndryshme, këta si do t’i avancojë e ku do t’i “rehatojë?  

Shaqir Fetai hiç më larg se para dy dite, pas një vakie, në një tavolinë duke  shijuar kafenë, pasi ka shprehur shqetësime të tilla, ka deklaruar: “nuk do të largohem pa ua tollovitur punët këtyre që më instaluan e që më lanë qyqe vetëm”! 

Shaqir Fetai është person që refuzohet, që nuk ngjiz askund, që nuk është i ideve, i aksioneve të shëndetshme, i projekteve origjinale – ai është vetë turpi e vetë harami, vetë hipokrizia e vetë tradhëtia! (LMR në BFI)