Shaqir Fetai “pendohet” që i festoi Krishtlindjet


Hipokriti Shaqir Fetai feston Krishlindjen ndërsa nuk e regjistron askund këtë aktivitet! Hipokriti Shaqir Fetai “mburret” me vlerat kombëtare ndërsa “i fsheh kontributet e veta” në nderim të atyre vlerave kombëtare. Hipokriti Shaqir Fetai “mburret” me trekonfesionalitetin e shqiptarëve, si vlerë unikale në botë, ndërsa turpërohet për të publikuar aktivitetin e vet në festimin e Krishtlindjeve


Shaqir Fetai, i izoluar dhe i margjinalizuar tërësisht, mezi pret të lëvizë diku apo të vijnë e ta vizitojnë “meraklinj të çajit rus” dhe të bëj “lajm sensacional”! Edhe kur të shkojë diku në ngushëllime, ai e keqpërdorë situatën, e fotografon dhembjen e trishtë të anëtarëve të familjes dhe bën lajm! Edhe kur merr pjesë në varrim ai bën “lajm”! Edhe kur falë namazin e ndonjë mehrumi, ai bën “lajm” mbi “aktivitetin” e tij! Edhe kur të fal xhumanë Shaqir Fetai bën lajm! Edhe kur t’i vie ndonjë badihavxhi e ndonjë injorant në kabinetin që e ka uzurpuar, ai bën lajm!

Më 23 dhjetor të vitit 2021, Shaqir Fetai mori pjesë në “kishë”, aty ku tash e sa kohë funksionon edhe “sinagoga” pranë ITSHK të Shkupit, për të festuar Krishtlindjen si dhe për të nderuar trashëgiminë e Nënës Terezë si dhe të komunitetit katolik shqiptar në Shkup! Punëtorët shkencorë që punojnë në kuadër të Institutit premtojnë që, për Bajramin e Ramazanit do të organizojnë manifestimin e dikurshëm të ish-reisul ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, “Sofra e bakllavasë së Bajramit të Ramazanit”, pastaj edhe atë të “Bajramit të Kurbanit”!

Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore veprimtarinë e vet e ka shumë açik dhe nuk e fsheh, i pëlqeu kjo dikujt apo jo. Por, nuk është e ndershme që këtë aktivitet ta “fshehë” Shaqir Fetai, i cili, edhe merr pjesë në madhërimin e festës së Krishtlindjeve edhe turpërohet!

Shaqir Fetait shumë ia do b... që të pjerdhë në prezencë të intelektualëve dhe shkencëtarëve shqiptarë (mbase e ka detyrë nga UDB-ja) por, mundësisht t’ia fshehin këtë “aktivitet”, sepse do t’i hidhërohet UDB-ja!

Shaqir Fetai, duke u frikësuar nga reagimi i myslimanëve të vendit për pjesëmarrjen e tij aktive në festimin e Krishtlindjeve, harron t’u drejtohet komunitetit shqiptar katolik por edhe të tjerëve për t’ua uruar festën e Kërshëndellave dhe për t’iu uruar shëndet, mbarësi e suksese në jetë. 

A nuk është kjo një cilësi e hipokritëve? Vetëm puçistët, vetëm hajnat, vetëm ata që arrijnë të vjedhin edhe poste të huaja, si puna e Shaqir Fetait, të gjithë urimet dhe sukseset, shëndetin dhe mbarësitë, i mbajnë për vete. Të tjerët u bëfshin copa e iu humbtë nami e nishani. Shaqir Fetai ua uron të tjerëve atë që nuk e do për vete! 

Shaqir Fetai si i marrë i gëzohet “aktivitetit” që e përvetëson ndonëse nuk është i tij, ndërsa “aktivietet” e veta të ulta i fsheh, duke menduar se kështu do ta mashtrojë edhe Zotin! Punë djalli! Kurs ajeti 188 i sures Ali Imran thotë: “Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t’i shpëtojnë ndëshkimit; për ata ka ndëshkim të dhembshëm.”!  

/Levizja Myslimane per Reforma ne BFI/