Ku u fsheh sot Shaqir Fetai?!

Sot u varros ish-ushtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi, i cili vdiq në burgun e Idrizovës ku po vuante dënimin me burg të përjetshëm pas një gjykimi shumë të diskutueshëm dhe asnjëherë të zbardhur profesionalisht. Rexhaili la një familje përjetësisht të mërzitur. I la zemërthyer edhe miqte, shokët e luftës, të idealit. Në varrimin e tij u dynd e tërë shqiptaria, por jo edhe "reisi" Shaqir Fetai, i cili, në të tilla raste përfshihet me tërë strukturat e tij! Shaqir Fetai, i do situatat populiste, por, kësaj radhe nuk ia mbajti të prezantojë në atë masë që kishin ardhur për t'ia dhënë lamtumirën e fundit Rexhailit, që për turpin e shqiptarëve, vdiq në burg. A thua pse u frikësua Shaqir Fetai që t'ia këndojë i fundit prej të pranishmeve një Fatiha? I ka hije atij që ta përcjellë një luftëtar e hero të kombit për në përjetësi?!?

Zoti i Madh e rehatoftë Rexhailin në Xhenetin e Tij. Amin!