I varfëri në shpirt


Jo njëherë Shaqir Fetai ka dëshmuar se është shumë i varfër në shpirt, se është i papërmbushur, i paplotësuar, probleme komplekse e psikike këto të bartura që nga fëmijëria e vet. Njeriu në fëmijëri ëndërron të bëhet astronom, të bëhet mjek, të bëhet shofer, polic, komandos... Shaqir Fetai ka ëndërruar të bëhet “teolog” dhe “reis”, jo se i ka kuptuar këto dy nocione, por, thjesht, ka menduar se përmes këtyre profesioneve ai do ta shëtisë botën dhe me vete do të marrë sa më shumë njerëz që kanë pasur fatin e tij të izolimit. Ai nuk ka dalur përtej oborrit të fëmijërisë së vet, ndaj, ëndërr e ka pasur bredhjen nëpër botë! Me kohë, atij i është xhindosur shpirti dhe ato orekse fëmijërore i ka përdorur edhe për qëllime të tjera, për shembull, që të tregohet sa më i madh në botë, sa më i rëndësishëm, sa më i nderuar, sepse, fëmijërinë e vet e ka kaluar pas dere, si macet e zeza që presin ndonjë copë zorre nga kukureku që t’i hidhet!

Cilën shëtitje që kur ka uzurpuar postin e reisit Shaqir Fetai nuk e ka realizuar “i shoqëruar” me dhjetra bashkëveprimtarë! Shëtitje pa axhendë, pa synim, por, me qëllim, ose ta punësojë ndonjë familjar të veten nëpër xhamitë e Perëndimit, me qëllim që t’ua demonstrojë familjarëve të vet se sa “i madh” që është bërë tani, ose të ketë sa më shumë shoqërues që do t’ia verifikojnë raportet spiuneske që do t’i dorëzojë në polici pas çdo “vizite”! Të gjithë bashkëshoqëruesit dhe të punësuarit e Shaqir Fetait, doemos duhet të jenë vegla të Shaqir Fetait, ndryshe do të dëbohen prej tij, ndërdsa do t’u kërkojë prej tyre që ta shkruajnë dorëheqjen në mënyrë sa më të kulturuar (Për këtë praktikë antihumane të Shaqir Fetait ka plotë dëshmitarë që janë të gatshëm të dëshmojnë edhe publikisht)!

E fundit, Shaqir Fetai na paska prezantuar në inagurim të reisit të Bshkësisë Islame të Malit të Zi! Para kësaj vizite ishte në Arabinë Saudite, “i ftuar zyrtarisht” (sipas rrenave të Shaqir Fetait) dhe, me vete e mori tërë “rijasetin”! Natyrisht, nikoqiri do të sigurojë dhoma për të ftuarin që nuk shkojnë në më shumë se një-dy persona, ndërsa shoqëruesit e tij, që të gjithë, do të futen në një dhomë, si dhentë e zgjebosur. Pesëmbëdhjetë vetë në një dhomë! Shaqir Fetai nuk u del zot shoqëruesve të vet, as që i intereson dinjiteti dhe personaliteti i tyre. I merr me vete duke shpenzuar dhe dëmtuar vakëfin sa për t’ua dëshmuar se sa “e respektojnë” dhe sa e “nderojnë” të huajt, adje ia japin edhe një dhomë më vete në hotel! Ky është qëllimi i Shaqir Fetait në “vizita” i shoqëruar me sa më shumë; t’i degradojë shqëruesit dhe ta “madhërojë” veten!

Nuk i doli për zot as delegacionit që e kishte marrur kot e kot në Mal të Zi! Nuk i mblodhi në tavolinën e përbashkët por i la pas shpine të vet, në rreshtin pas b...! Nga kjo ngjarje, në faqen zyrtare të BFI-së Shaqir Fetai paska botuar një fotoreportazh nga inagurimi i reisit të Malit të Zi! Këtë reportazh nuk e kanë bërë vetë shërbimet e BI të Malit të Zi! Çka i duhet Shaqir Fetait që ta vjedhë aktivitetin e një subjekti të huaj dhe ta paraqesë si aktivitet të vetin! Shaqir Fetai, përmes këtyre fotografive të fotoreportazhit, dëshiron të tregojë se “sa shumë e kanë respektuar”, se çfarë “pritje impozante” që i kanë organizuar dhe se, inagurimi si ngjrje, ka qenë nën hjijen e peshës së tij me një delegacion megaloman!

BI e Malit të Zi, vetë reisi aktual i myslimanëve të këtij shteti, ishte në kohën kur Shaqir Fetai, i ndihmuar nga strukturat partiako-policore, e vodhi potin e reisit të BFI-së, por ama, ai ka pblikuar vetëm një lajm të shkurtër informativ, dhe jo një raport policor siç i bën Shaqir Fetai!

Fotoreportazhet bëhen vetëm për të shënuar një aktivitet madhështor të subjektit gjegjës dhe jo të subjekteve të huaja!

Pastaj, Shaqir Fetai, tipik një katundar i regjur, në të kthyr nga Mali i Zi, thotë: jemi se jemi këtu, hajde t’i bimë më qafë edhe Ambasadës së Arabisë Saudite dhe të kërkojë intensifikim të bashkësisë fetare të tij me Mbretërinë e Arabisë Saudite. Shaqir Fetai nuk e di vendin e vet, nuk e kupton pozitën e vet, nuk e ka të qartë rolin e tij prej bashkëpunëtori të shërbimeve sekrete!  Megalomania e Shaqir Fetait nuk ka të sosur! Megalomania e një injoranti dhe snobi! Ai nuk e kupton rolin e Institucionit Fetar, nuk i di kufijtë e aktiviteteve fetare, qejfi i tij ësht që këto aktivitete të kenë ndërlidhje sa më të madhe me shërbimet sekrete policore, vetëm e vetëm që nga këto shërbime të marrë vlerësime sa më të mëdha, sepse, tashmë është e qartë se populli nuk e do! Ai edhe shehadetin kur e thotë, shahet nga popullata myslimane! Është filmaxhi i dobët; është rrenacak dhe përvetësues i sukseseve të huaja. Një “reis” që nuk e njeh gjuhën e Kuranit dhe me një arab flet me përkthyes!!! 

Ai nuk di se çka janë aktivitetet dhe sukeset, sepse, fëmijërinë e vet e ka të zbrazët, mendërisht është i hendikepuar, sepse, nuk është e lehtë që, që nga “hafizi” të kaloshë në spiun i UDB-së! Nuk është e lehtë që, tërë fëmijërinë dhe rininë ta kaloshë i mbyllur si “haxhuze” brenda murve të shtëpisë. Çka bën viçi i mbyllur deri sa të bëhet dem! Kur të lëshohet i lirë në oborr, ai bën kërdinë, “vret e pret”!  Ai nuk e kupton se tashmë është bërë dëm, edhe më tej sillet si viç, sepse, sjellja si viç (në rastin e Shaqir Fetait) mund edhe të të amnistojë nga fajësia, tërë dëmi mund të duket “simpatik” i ardhur nga një viç lozonjar! /LMR në BFI/