Kur të futet frika në palcë


Shaqir Fetai paska marrur pjesë në inagurimin e Reisit të posazgjedhur të Malit të Zi, Rifat ef. Fejziç! Drejtë për drejtë ka marrur pjesë në një zgjedhje të rregullt dhe islamikisht të pastër! A thua, si do të jetë ndjerë Shaqir Fetai në këtë proces, kur tashmë çdo ditë po e vret ndërgjegja nga zgjedhja e tij imorale, komplotiste dhe jasht çdo standardi islam? Shaqir Fetai edhe imanin do ta jepte vetëm e vetëm që mos ta kishte këtë hipotekë të përjetshme në biorafinë e vet!

Po pse Shaqir Fetai shkon me gjysmën e “rijasetit” në një përurim ku nuk shkohet më shumë se vet dhe, eventualisht ndonjë shoqërues i tij (me gjithë shoferin)?! Shikoni fotografinë që flet dhe nuk mund të demantohet dot! Teprica gjithnjë përjashtohet! Ulet në rreshta të fundit dhe në mënyrë perfide injorohet nga ngjarja! Apo, Shaqir Fetai, bazuar në shpirtin e vet perfid dhe hipokrit, qëllimisht e merr me vete “rezikun potencial” për t’ia treguar vendin dhe per t’i treguar se kush është më i rëndësishëm dhe më i respektuar në sy të ndërkombëtarëve. Sikur të mos kishte hile Shaqir Fetai, për më të madhin kijamet nuk do të lejonte që të dukej sekundar delegacioni i vet, nuk do të lejonte që vetem prapa shpinës së tij të kishte rresht nga delegacioni i vet i cili tërësisht duket i tepër!  Pse Shaqir Fetai tashmë e ka bërë traditë që nëpër udhëtime ta marrë ose tërë “rijasetin” ose gjysmën e tij! Vetë i dhjeti në Mal të Zi? Me dy-tri makina! A e kupton Shaqir Fetai që frika e tij po i kushton shtrenjtë BFI-së, të cilën ky farë “reisi” po e përdor si tampolinë te “aparatura” e realizimit të qejfeve të tij katundareske?!

Shaqir Fetait i është rrasur mendja se dikush do t’i bëjë puç ashtu siç ia bëri ai Reisit të vet, H. Sulejman ef. Rexhepit! Ndaj, ka zgjedhur strategjinë që, kudo që të shkojë të marrë me vete anëtarët e “rijasetit”, të dëshmuar tashmë si të manipulueshëm! Askush nuk do t’i bëjë puç Shaqir Fetait i cili tashmë vetëvetes i ka bërë puç, ndërsa shumë shpejt do ta detyrojë veten që të largohet nga kjo rrugë qorre ku është futur! Madje, anëtarët që i merr me vete duhet të rrinë sus para “shoqëruesit” të delegacionit sepse mund të kenë probleme! Një delegacion i tërë që ka me vete “shoqërues”? Këtë idiotizëm e bën vetëm Shaqir Fetai! 

Frika kushton dhe, megjithatë, nuk ka ilaç! /LMR në BFI/