Editorial: Ku na shpie shtegu i gjurmëve të injorantëve, manipulantëve, intrigantëve...



A keni parë Shaqir Fetain, instalacionin politik maqedonas në krye të BFI-së, se si nëpër evente fetare merr pjesë me bashkëveprimtarët e tij, të cilët i përshëndet me pietet dhe i garanton pjesëmarrësit se janë në rrugë të mbarë! Kush garanton? Njeriu i cili spiunoi, tradhëtoi dhe shkeli mbi dinjitein, mbi personalitetin e njeriut që në rrugëtimin e vet islam e kishte mbajtur Shaqir Fetain për dore si foshnjen që sapo ngritet nga zvarritja; garanton njeriu që e dëmtoi deri në palcë vakëfin e BFI-së, njeriu prej të cilit kurrnjëfarë hajri nuk pa Institucioni fetar i myslimanëve të vendit, njeriu i cili kurrë në jetën e vet nuk e zbardhi një të keqe që eventualisht e kishte kapur BFI-në! Me çfarë njerëz i rrethuar garanton ky farë mahluku që po dëshmohet katërcipërisht që nuk është hajri i BFI-së por që, ekskluzivisht e shfrytëzon BFI-në për interesa të veta meskine si dhe për interesa të atyreve që e instaluan dhunshëm në kolltukun e të parit të Institucionit. 

Shaqir Fetai është vetë mesazhi i së keqes, prandaj, çdo mesazh që mundohet ta përçojë në opinion, në fakt është mesazh i zi i një njeriu që tërë jetën e ka jetuar duke thurrur intriga të cilat do t’ia siguronin “titullin” - ekspert i hipokrizisë dhe tradhëtisë.

A mund të jetë njeri i islamit ai që e vjedh diturinë, shkathtësinë, eksperiencën (siç ia vodhi Shaqir Fetai paraardhësit të vet); ai që e kontrabandon diturinë, që e blenë “pempelen e diturisë”! A mund të jetë në rrugën islame njeriu (si Shaqir Fetai) i cili e promovon, e përuron dhe e bekon këtë “dituri të kontrabanduar”! Shaqir Fetai është i rrethuar përplotë me bashkëveprimtarë me “pempele” të falsifikuar! Ai e di fort mirë (sepse ka raportuar atje ku duhet!) se cili bashkëveprimtar i tij ka kryer medrese, cili nuk ka kryer, cili nga shkolla fillore direkt është pajisur me “diplomë fakulteti”; ai e di fort mirë se cili nga bashkëveprimtarët e vet ka të fallcifikuar diplomën, cili ka paguar diplomë, cili ka manipuluar njerëz të devotshëm se vjen nga një shtet ateist ku “çdo teolog me diplomë (pra jo i diplomuar) është “shpëtim për myslimanët ateistë”; Shaqir Fetai fort mirë e di se cilët bashkëveprimtarë të tij kanë blerë tituj “mr” e “dr”,e di fort mirë se kush është “specialistë” e kush “spec i mykur”! Shaqir Fetai “qeverisë” me këta bashkëveprimtarë të vet, sepse, pikërisht këta i duhen, sepse, i shantazhon, sepse, asnjë dijetar mysliman i devotshëm nuk do të pranonte për më të madhin kjamet që të bashëpunojë me Shaqir Fetain e pandershëm. Ky farë mahluku e di se, këta injorantë të falsifikuuar dhe formalisht të konvertuar “në dijetarë” – vetëm këta që mund t’ia sigurojnë ndonjë përkrahje, sepse, janë të vetëdishëm se, duke u sillur si miza e kalit rreth “orbitës” së vet, vetëm kështu mund të siurojnë jetëgjatësi “akademike”, ndërsa Shaqir Fetai me këtë “vetëdije absurde” të bashkëveprimtarëve të vet e siguron kolltukun që ia servirën qarqet antiislame e antishqiptare në vend e më gjërë (madje po del puna, deri në Rusi)!

Fatmirsisht, lista e teologëve “të diplomuar” nëpër “universitete” të ndryshme turko-arabe, është edhe nëpër duar të atyreve që së shpejti do t’i zbërthejnë një nga një! Janë siguruar prej çdo fakulteti se kush ka mbaruar fakultet, kush ka vazhduar me studime post-universitare dhe kush ka mbaruar, kush ka sjellë dokumente false, cilin e kanë toleruar pas një kolonë kamionash me gënjeshtra; kush sa ka paguar për t’ia shkruar temat e titujve “akademikë”; kush i ka plagjiaturë, kush i ka kompilacione etj.! Shumica absolute e këtyre matrapazëve të “diturisë” sot e rrethojnë Shaqir Fetain, ndërsa ky hiç se ka për dert kur i prezanton para xhematit duke i përshëndetur filan “mr” e filan “dr”, ndonëse i ka informatat për secilin se kush është dhe si ka arritur deri te titujt!

Me këtë gjest, në fakt, Shaqir Fetai tallet dhe e nënçmon islamin, sepse, “nëpunës” të vetë i merr njerëzit e falsifikuar ndërsa rrugëve bredhin persona që kanë diplomuar, që kanë vazhduar studimet e larta, që kanë marrur tituj, e që janë krenaria e familjes dhe shoqërisë. Këta bredhin rrugëve sepse nuk pajtohen me injorancën, hipokrizinë dhe me intrigat e Shaqir Fetait. Ata nuk kanë investuar kaq shumë që një ditë të “drejtohen” prej injorantëve.

Natyrisht, edhe organet adekuate të shtetit e dinë saktësisht për secilin manipulant, injoran e blerës të diplomave dhe të titujve që vepron në BFI! Me këtë dobësi të tyre i shantazhojnë dhe, në këmbim të përkrahjes, ua kërkojnë “lojalitetin absolut”! Fundja, kujt do t’i interesonte fati i Bashkësisë Fetare Islame nëse nuk u intereson vetë myslimanëve. Nëse vetë myslimanët pajtohen që të përfaqësohen nga puçistët, intrigantët, spiunët, tradhëtarët, nga injorantët, nga “alimat” me diploma, tema e tituj të blerë, atëherë, le të vrapojnë se, në përqafimin e Shaqir Fetai ka vend për gjithë sojin e tij!