Shaqir Fetai në shërbim të "shefit të kabinetit"

Shaqir Fetai ka thyer qafen në Zvicër dhe, tani, me ftesë të xhemateve, me ftesë të "kryetarëve" të xhamive apo të xhemateve ky po prezanton në xhami! Pra, ky farë tërtimeni po ftohet prej shumë "kryetarëve" të cilët ky i përcepton rrejshëm si "burrështetas" sa t'ua hajë ndonjë racion me "qevabçiçi". Shkon dhe e punëson familjarin e vet, madje nuk përton t'ua mburrë si burrë 24 karat nga familja e vet. E nga ajo familje ka dalë turlifarë Milaima, Shaqira e turlifarë "Orao" e turlifarë "pjevaçice" e UDB-së.

Kesaj radhe, gjithkund me vete e ka marrur edhe "sekretaricën" e vet, të cilin Shaqir injoranti e prezanton me shkronja të mëdha "Shefi i Kabinetit", sepse ky, meqë rri pranë derës së kabinetit me patjetër që duhet të jetë i madh dhe shkronjat e titullit duhet t'i nisin me të mëdha. Por ama nuk dihet se kush është "reisi" e kush "çatipi"! Me gjasë, kësaj radhe "Shefi i Kabinetit" e ka marrur me vete Shaqir Fetain që ky ta përcjellë aktivitetin e "Shefit"! Ja dëshmia:

"Përshëndetëm aktivitetet e tyre duke ju uruar suksese të reja. Të pranishmit i përshëndeti edhe Dr. Abdulkerim Iseini, Shef i Kabinetit. Vërtetë përjetuam çaste të këndshme", informon Shaqir Fetai në postimin e vet në fb-un personal! Populli nuk thotë kot: "na mori në qafë ky farë turulumi i ngrofët"!