Editorial: Cinizmi i Shaqir Fetait nuk ka të sosur

Hurmat janë sinonim i Muajit të Agjërimit. Sa herë që përmenden hurmat menjëherë mendja shkon te ky Muaj. Myslimanët tanë këtë frut të bekuar e lidhin me Ramazanin dhe, pa dyshim, e konsumojnë pothuajse ekskluzivisht gjatë këtij Muaji! Po kaq i konsumueshëm është edhe në vendet e tjera myslimane. Nuk ka sofër që shtrohet për iftar e të mungojë ky frut. Hurmat shpërndahet e shiten gjatë këtij Muaji

Organizata humanitare gati e shuar, Hilal që vepron në mënyrë incidentale në bashkësinë “fetare” të Shaqir Fetait, paska ndërmarrur një aksion të gjërë humanitar, për shpërndarjen e 25 ton të hurmave që paskan ardhur hejdije (dhuratë) nga Mbretëria e Arabisë Saudite! Pakot me hurma qenkan  humanitet?! Mileti ynë i varfër po vdiska për hurma dhe, mule Shaqir Fetai t’ju dalë në ndihmë përmes një aksioni humanitar!

A nuk është edhe kjo një prej shumë talljeve të Shaqir Fetait me myslimanët e vendit. Porse, tallja, cinizmi i tij, kësaj radhe shkon përtej myslimanëve të vendit. Ai tallet edhe me Mbretërinë e Arabisë Saudite e cila paska dërguar këto ditë hurma në bashkësinë “fetare” të Shaqir Fetait për të zhvilluar aksion humanitar!

Cila mbretëri, cila organizatë botërore, cila organizatë fetare ndanë pako me hurma si pako humanitare për të varfërit! Këtë e paska bërë Mbretëria e Arabisë Saudite? Mbretëria e Arabisë Saudite kurrë në jetë nuk do të bënte humanitet me hurma, sepse, e di shumë mirë se hurma nuk e zë vendin e produkteve ushqimore të nevojshme për të varfërit! Me këtë gjest, Shaqir Fetai në fakt e tallë këtë Mbretëri! 

Kjo Mbretëri, pa dyshim që ka dërguar hurma për t’u shpërndarë gratis për myslimanët e vendit gjatë Muajit të Ramazanit. Porse, meqë këtë shpërndarje nuk mund ta bëjë “organizata-individ”, meqë nuk kanë mundur as ta shpërndajnë këtë kontigjent me hurma, as ta shesin dhe as ta këmbejnë me ndonjë produkt ushqimor për të cilën kanë nevojë myslimanët tanë, që mos t’u myken e krimben, Shaqir Fetai ka vendosur që dy javë pas Ramazanit të organizojë një “aksion humantar” me hurma për nevojtarët tanë! Sepse, është dashur të ketë edhe fotografi e raporte narrative mbi shpërndarjen e dhuratës së Mbretit por te i cili mund të manipulohet data e shpërndarjes! Në momentin që do të marrë vesh Mbreti i Arabisë Saudite se si janë sjellë në mënyrë kaq të poshtër me hejdijen e tij për myslimanët e vendit, një Zot e di se cili mund të jetë reagimi Lartmadhnisë së tij!

Pa dyshim, ky është edhe një veprim i Shaqir Fetait i cili e devalvon peshën dhe rolin e BFI-së deri në një “shoqatë humoristike” e cila vë në tallje mbretër e pushtetarë! Deri në këtë derexhe është devalvuar BFI-ja sa të ketë rolin e distributorit të hurmave si “produkt humanitar” ndërkohë që, hiç më larg se në Gostivarin e Shaqir Fetait, po vdesin urie tre familje që flejnë nën najllona qysh para gjashtë muajve kur i doli flaka banesave të tyre! Këta familje këto ditë kërkuan ndihmë përmes mediave të vendit! Paramendoni sikur këtyre familjeve Shaqir Fetai t’ju nisë pako me hurma!

Është mirë që organet e BFI-së, të kapur nga ky instalacion i pushtetit maqedonas, të ndërgjegjësohen, të këndellen dhe t’i thonë STOP Shaqir Fetait me talljet, me cinizmin dhe me devalvimin prej abdalli që po ia bën BFI-së. Jo vetëm këta por, të gjithë ata që e kanë përmbajtur deri më sot këtë abdall, është koha që ta spostojnë në ndonjë nga inceneratorët e vendit sepse, po na turpëron dhe po na e nxinë fytyrën shumë keq. A do të ketë më turp se kjo, kur një ditë do të lexohet e do të përfolet se organizata humanitare paska zhvilluar humanitet duke shpërndarë për të varfërit pako me hurma! Turp për shpirtin human të shqiptarëve të njohur e të pranuar anekënd botës. Dhe, ky shpirt të bëjë aktivitet humanitar me hurma?! Këtë njollë mbi këtë shpirt mund ta hedhë vetëm faqeziu, Shaqir Fetai! Marre!

(LMR në BFI të RMV-së)