Me Shaqir Fetain gjithçka mbrapsht

Paramendoni, myslimanë të dashur, Shaqir Fetai askund nuk shkon pa e ftuar, madje as në organet e veta ku (një reis legjitim) e ka obligim kushtetutar që t'i vizitojë e t'ua inspektojë punët pa kurrfarë "ftese zyrtare"! Por, si t'i japë vetes rëndësi Shaqir Fetai pa u ftuar zyrtarisht madje edhe nga organet "e veta"! Lajmi nuk do të ishte i plotë nëse brenda vetes nuk e kishte informacionin se në këtë mbledhje ishte i shoqëruar nga "shefi i kabinetit" të vet! Edhe me këtë informacion Shaqir Fetai përpiqet t'i japë vetës peshë! Paska "shef të kabinetit" ndërkohë që nuk ka kabinet! Shaqir Fetai te e shumta që mund të ketë është një sekretar teknik që i kryen punët e një sekretareshe të rëndomtë! Ata që e njohin këtë abdall e dinë se si ai vdes që t'i japë vetes pak peshë, të duket "alim" ndonëse është kokrra e injorantit; të duket pak si paqtues ndërsa edhe shejtani do t'ia kishte zili në prapështira që di t'i kurdisë!

E paska ftuar i ashtuquajturi mufti i Shkupit për t'i dhënë pak fllad b... me sukseset që i paska arritur! Paramendoni, të dashur myslimanë, hala pa kurrfare mbledhje të rijasetit prej nga do të duhej të miratoheshin "konkluzione bazë" (siç u thotë abdalli) për sa i përket haxhit dhe kurbanëve të sivjemë. Shaqir Fetai qenka kënaqur nga plani i Qenan Ismailit, i cili, në fakt njihet si luftëtarë 17 vjeçar i pakompromis kundër BFI-së e në mbrojtje të interesave të FRI-së. 

Shaqir Fetai nga ai fllad që e paska marrur b... nga Qenan Ismaili, paska konkluduar se sivjet kjo Myftini me fitra e zeqate i paska tejkaluar të gjitha pritshmëritë! Myslimanët insistojnë që të dijnë në mënyrë transparente: cilët ishin krahasimisht kontributet financiare në vitin 1992, cilët ishin pritshmëritë e Shaqir Fetait për vitin 2022 dhe cilat ishin këto suksese të sivjemë të Qenan Ismailit.

Pse Shaqir Fetai me qykë të zorit bëhet abdall në katrorë! Si paska qenë i suksesshëm ky Ramazan kur vetë ai ka kaluar nëpër situata katastrofale! Si guxon ta llogarisë të suksesshëm kur myslimanët e Shkupit janë dëshmitarë se si asnjëherë më parë sivjen xhamitë i kanë pasur përgjysëm me xhematë, jo vetëm në shenjë revolte kundër "politikave zyrtare" të BFI-së por edhe në shenjë revolte kundër instalimit nëpër xhamitë tona të personave të dyshimtë për ekstremizëm dhe radikalizëm fetar, të cilët po e zbehin islamin tonë që traicionalisht është kultivuar në këto hapësira.

Shaqir Fetait sukses i kësaj Myftinie i duket edhe promovimi i "xhamive" të sekteve e të religjioneve që po manipulojnë në emër të islamit.

Se Shaqir Fetai tashmë u ka hypur skijave të kalbura, dëshmon edhe prononcimi i tij kur thotë: "shpreha gatishmërinë e BFI-së për ta përkrahur këtë Myftini"! Këtë gatishmëri mund ta shprehë vetëm, për shembull, organet policore apo të bujqësisë, por jo edhe "qeveria", sepse ky është edhe obligim kushtetutar por edhe nënkuptohet si detyrë mbi çdo detyrat e tjera.

Tani, u ngelë myftinive të tjera që, nëse dëshirojnë ta ndjejnë kënaqësinë e përkrahjes së Shaqir Fetait, duhet që ta ftojnë zyrtarisht që të marrë pjesë nëpër mbledhjet e tyre ku do të debatohet për haxh e kurbana, sepse "rijaseti" nuk e ka ndërmend të dalë me "konkluzione bazë"! Ky vërtetë që ka rrjedhur fare nga trutë e kokës!

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI