Shaqir Fetai ka arritur një sukses: dezorganizimin total të BFI-së

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI

Këto ditë u publikua Raporti i DASH mbi liritë fetare në botë, pra, edhe në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2021, ndërsa ky raport kaloi pa zhurmë! Sepse nuk u pëlqeu, si për shembull, Shaqir Fetait


Dokumenti i DASH nuk është materie analitike, nuk është as “reportazh”, nuk është as mbresa amerikane nga një vend, porse, thjesht, raport që thekson ato probleme të veçanta që i kanë ngritur vetë Institucionet.

Paramendoni se cili ka qenë problemi i veçantë të cilin është dashur ta theksojë i gjori Shaqir Fetai! Në raportin amerikan thuhet shprehimisht: “Udhëheqësit e BFI-së thanë se marrëdhëniet me qeverinë në Shkup ishin përmirësuar më pas që nga takimi i janarit ndërmjet kryetarit të BFI-së, Reis Shaqir ef. Fetahu dhe presidentit Stevo Pendarovski”! Pra, për Shaqir Fetain ky takim ka qenë jetik, ka qenë i magjishëm sepse, që nga ai moment, BFI-ja ka nisur të lulëzojë! Një konstatim të tillë mund ta japë vetëm një person (si Shaqir Fetai) i cili nuk ka lidhje me jetë, që gjërat reale i përcepton me trurin e një adoleshenti, pa sens diplomatik, pa karizëm prej lideri, pa aftësi për nuhatje të prapaskenave ku mund të luhen njëmijë lojëra të rrezikshme.

Takime të reisit me faktorët më të lartë të shtetit si dhe të faktorëve me relevancë në vend, ka pasur gjithnjë dhe, këto takime asnjëherë nuk janë përceptuar si momente që kanë bërë kthesë në raportet që kanë ekzistuar në mes BFI-shtet! Kjo i bën vaki vetëm Shaqir Fetait!

Por, mu në pikun e relaksimit të marëdhënieve  Shaqir Fetai-shtet, na paska dalur një probem për të cilin paska reaguar Shaqir Fetai! Raporti thotë: “Më 18 shkurt, Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, dënoi publikisht regjistrimin zyrtar nga Qeveria të “Bashkësisë Islame Selefiste” në dhjetor të vitit 2020, duke deklaruar se do të ishte e dëmshme për unitetin e muslimanëve në vend.”!

Po çka ndodhi me këtë “bashkësi fetare selefiste” pastaj? Çka ka vërejtur Shaqir Fetai diçka të dëmshme për unitetin e myslimanëve të vendit? Cili ishte aktiviteti i kësaj “bashkësie selefiste” dhe me cilin aktivitet e dëmtoi unitetin e myslimanëve të vendit! A e përcolli, a e vëzhgoi Shaqir Fetai veprimtarinë e kësaj bashkësie”!

Në paragrafin e grupeve religjioze u regjistrua edhe një “bashkësi fetare” tjetër, për të cilën deri më sot Shaqir Fetai nuk e tha asnjë fjalë, asjë reagim, asnjë shqetësim! U regjistrua një “БАШКСИА Е ЕХЛИ СУНЕТИТ Е ЏЕМАТИТ – КУМАНОВО”, për të cilën Shaqir Fetai nuk raportoi askund, ndonëse është një “bashkësi” me të gjitha predispozitat për ta përçarë unitetin e myslimnëve në vend si dhe për ta dëmtuar në palcë çështjen kombëtare shqiptare! Shaqir Fetai jo që nuk e tha asnjë fjalë deri më sot por, fatkeqësisht, edhe e legjitimoi, e legalizoi, nisi t’i falë terren veprimi. “Filozofia” e kësaj “bashkësie” religjioze katërcipërisht bie ndesh fesë islame e cila tradicionalisht është kultivuar në vendin tonë!

Kjo “bashkësi” ka nisur të ndërtojë xhami të veta, ka nisur të ngjallë elementin radikal në mesin tonë, ka filluar të mbushë me xhemat prej do fytyrave të papara më herët në mesin e xhemateve të rregullta. Në promovimin e këtyre xhamive religjioze kanë prezantuar edhe “organe” të Shaqir Fetait sa për ta legjitimuar veprimtarnë e tyre. 

Të supozojmë se Shaqir Fetai nuk e ka atë kapacitet që të ngrisë zërin revoltues kundër organeve shtetërore që merren me përçarjen e trungut të unitetit të myslimanëve të vendit, të supozojmë se Shaqir Fetai nuk e turbullon atë gjellë ku ha edhe vete, të supozojmë se nuk dëshiron t’ia prishë elementeve që e instaluan në krye të BFI-së, të supozojmë se duhet të jetë parimor me marrëveshjen që e paska arritur me Zaevin dhe Vicen (prej të cilëve gjithnjë kërkon ndihmë(!)), por ama, ka mundur të marrë masa kundër “myftiut” të vet, Qenan Ismailit, i cili me kënaqësinë më të madhe merr pjesë në përurimin e “objekteve fetare” të grupit religjioz “БАШКСИА Е ЕХЛИ СУНЕТИТ Е ЏЕМАТИТ - КУМАНОВО “, i cili jep dekrete të nënshkruara nga Shaqir Fetai për persona për të cilët jo shumë larg ka folur si për persona shumë të rrezikshëm të shtyra nga “elementet radikaliste dhe ekstremiste”!

Pra, kjo “bashkësi” në raport me “bashkësinë” për të cilën na paska reaguar Shaqir Fetai, është miliarda herë më problematike dhe më e rëndë! Dhe, Shaqir Fetai, as më vitin 2020, as më 2021, dhe as tani nuk e thotë asnjë fjalë! Sepse, misioni i Shaqir Fetait është përçarja, dobësimi dhe dezorganizimi total i BFI-së!

Ashtu siç është vetë, me mision special, ashtu ka caktuar edhe personin “special” për kontakt me faktorin ndërkombëtar dhe të sigurisë në vend, Mustafa Dautin! Shumë shpejtë do të turpërohen që të gjithë ata që kanë pasur punë me këtë person të kriminalizuar deri në palcë. Drejtësia do ta lakuriqësojë për turp! Shumë shpejt do të turpërohen të gjithë ata të cilët kanë këmbyer qoftë dhe një muhabet të rëndomtë me këtë person! Dihet se cili ka qenë aktiviteti i tij derisa ka “shërbyer” në Strugë! Nga ajo kohë e deri më sot, tashmë nga burgu janë liruar shumë persona nga bota e krimit dhe drogës dhe, shumica prej tyre, tek e shohin në foto apo në television Mustafa Dautin, habiten se si ka mundësi që “bashkëveprimtari” i tyre të punojë në BFI e të shesë hoxhallëk! Dhe, cili është vokabulari i këtij farë “hoxhe” në kontakte me të huajt? Çka u thotë? Shaqir Fetai po e kryen me sukses misionin, ë? Se, cilin mision, këtë mund ta dinë vetëm Mustafa Dauti dhe Qenan Ismaili, ky tresh fatal për BFI-në dhe për myslimanët e vendit!