“Feja” e të djallëzuarit

Cili abdall në RMV beson se dikush i paska besuar punë Shaqir Fetait të cilin ky po e kryeka me nder e me sinqeritet! Shqiptarët dhe myslimanët asgjë nuk i kanë besuar Shaqir Fetait! Punën këtij farë narcisi ia besuan vetëm struktura të caktuara të pushtetit maqedonas, të cilën, nuk do të mund ta fitonte sikur paraprakisht mos ta kryente “tradhëtinë e madhe”! Ai duhej të dëshmonte se është alet i mirë i strukturave antishqiptare e me rrënjë që zgjatojnë nga UDB-ja


Nga: Halid Sadiku


A i ka hije Shaqir Fetait që të manipulojë me ajete e hadithe! Hadithet që interpretohen nga goja e Shaqir Fetait e humbin besueshmërinë dhe saktësinë! Nga njeriu i dyshimtë, i pasinqertë dhe hipokrit, edhe citimi i ajeteve kuranore duhet t’i merret me rezervë! Sepse, ky soj, ka ndërtuar edhe “xhami për t’u shkaktuar dëm besimtarëve” (Et Teube, 107)!

E vërteta e pamohueshme gjithmonë, përjetë, ngelë si dëshmi! Është dëshirë e Allahut Fuqiplotë që ta mbajë të gjallë përjetë kujtimin, evidencën, mbi tradhëtinë, mbi spiunimin, mbi hipokrizinë, mbi gjithçka që ka ndaluar Ai! Si mund të harrohet data 27 maj e vitit 2020, ditë kjo kur Shaqir Fetai i priu tradhëtisë më të tmerrshme që ka përjetuar historikisht BFI-ja! Ta përdorë liderin fetar për të bërë karrierë, ta përdorë për ta mburrur kudo e kurdo, ta përdorë për ta njollosur e për ta zhytur sa më keq llugave, kurrë pa ia tërhqur vërejtjen, kurrë pa e këshilluar, kurrë pa e udhëzuar në të mirë, kurrë pa e kritikuar qoftë edhe islamikisht dhe, fare në fund, “ta shpëtojë islamin” duke ia ngulur thikën prapa shpine, duke e njollosur e katranosur po atë, për të cilin, një javë më parë kishte folur si për një figurë markante të fesë e të kombit, me të cilin një javë më parë kishin falur bashkarisht bajram...

Vërtet, cila fe e Shaqir Fetait e proklamon këtë sjellje prej krimineli?! Cila fe e Shaqir Fetait thotë që, atë që e plagosi duke e plandur rëndë mbi dhe, tashmë nuk duhet të takohet dhe as të përshëndetet, qoftë edhe me një selam siç i jepet një plaku të shtyer në moshë! Pse e predikon këtë “fe” Shaqir Fetai! Vetëm kriminelët ia kanë frikën viktimës, vetëm tradhëtarët e spiunët ruhen nga viktimat e tyre, vetëm vrasësi i cili ka ngritur dorë mbi udhëheqësin e vet, ka frikë që të përballet me të, nuk i lë as bashkëpunëtorët e vet që ta përshendesin ish-udheheqësin e tyre, sepse edhe ata i ka përdorur dhe i ka përlyer në një punë të pistë! 

Cila “fe” e Shaqir Fetait thotë që personin të cilin e ke plaguar, ndonëse e ke shënjestruar për ta vrarë fare, nuk duhet të ftohet në ndonjë event fetar si lider i dikurshëm, cila “fe” e Shaqir Fetait thotë që ndaj tij duhet “ngritur” tërë respektin dhe nderin!

Cila “fe” e Shaqir Fetait lejon që të shpifet, që të eliminohet konkurrenca me lloj-lloj intrigash, që të dëbohen njerëz nga puna duke i spiunuar se si pijnë kafe me personin që nuk ia njeh “fenë” Shaqir Fetait!

Cila është ajo “fe” që ia lejon Shaqir Fetait ta shkatërrojë vakëfin, ta shesë, ta shpenzojë për veprime antiislame të Shaqir Fetait! Cila është ajo “fe” e Shaqir Fetait e cila ia lejon vjedhjen e haxhit, duke bërë marrëveshje për hotelet me “matrapazët” të cilët i kanë marrur qysh më herët dhe ia ofrojn “nën rogoz” Shaqir Fetait? 

Cila është ajo “fe” e Shaqir Fetait që ia lejon që të grabiten myslimanët e vendit në emër të kurbanëve, të cilët, jo që nuk i therrë, por edhe ato që i ka therrur ua keqpërdor mishin duke zhvilluar “humanitet personal”!

Cila është ajo “fe” e Shaqir Fetait që e urdhëron në deinstitucionalizim të jetës fetare dhe në deorganizim të xhematit, duke lejuar “lulëzimin” e lloj-lloj sekteve dhe duke i institucionalzuar këto dukuri të tmerrshm për myslimanët e vendit!

Cila është ajo “fe” e Shaqir Fetait e cila ia bën hallall vjedhjen nxënësve të Medresesë, i detyron të paguajnë shkollim të cilin nuk ia njeh as Fakulteti “i vet”!

Cila është ajo “fe” e Shaqir Fetait e cila ia ndriçon skenën tek nusëron e bën temena para oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit, para oficerit më të tmerrshëm për shqiptarët e Maqedonisë Perëndimore, Temellko Boshkovskit, e deri te komandanti i “branitellave”, Stojançe Angellov, me të cilin, së bashku i gjykuan brohoritjet e protestusve shqiptarë “Shqipëria etnike” dhe “UÇK-UÇK”, kurse, asnjë fjalë nuk i doli nga goja kundër protestuesve maqedonasë që orkestroheshin nga strukturat ruse në brohoritjet “smrt za shiptari”, “gasna komora za shiptari”...

Nuk ka mysliman dhe shqiptar në RMV që e do “fenë” e Shaqir Fetait, sepse, të gjithë e dinë se ku e ka burimin “feja” e tij! Të gjithë faktet flasin se, Shaqir Fetai me nder e me sinqeritet i ka kryer vetëm ato punë që ia ka besuar Stanko Dragoviqi dhe loza e tij!