Dështimet nuk mund të mbulohen me rrena e vetëkënaqësi

Këto ditë, Muftinia e Gostivar paska mbajtur mbledhjen e tretë për këtë vit (!!!) në të cilën “myftiu” i Shaqir Fetait i paska njohtuar anëtarët e Myftinisë me “të gjitha rezultatet dhe aktivitetet e periudhës së Ramazanit, Haxhit dhe Kurban Bajramit: Sadekatul Fitrin dhe Zekatin, Haxhin si dhe Kurbanët dhe ndarjen e mishit të kurbanëve”. Dhe, paramendoni, tërë ky prezantim bëhet para instalacionit të qarqeve antiislame në krye të BFI-së, Shaqir Fetait, i cili, veç të tjerash paska vlerësuar tejmase punën e Muftinisë së Gostivarit “për këto të arritura gjatë vitit 2022 në periudhën nëntë mujore” dhe se kjo Myftini “në vazhdimësi edhe më mirë po jep rezultate të mira në nivel të lartë”!!!

Gjithçka paska shkuar si në tëlynë, ë! Po pse këto suksese nuk prezantohen para Rijasetit por vetëm brenda myftinisë! Pse Shaqir Fetai nuk ua mundëson myftive përballjen në mes vete dhe të diskutohet se si një myftini mund të jetë e suksesshme e tjetra jo!

Për çfarë suksesi flet Shaqir Fetai ndërsa nuk e paraqet numrin e saktë të nxënësve të paraqitura në vitin e parë në paralelen e medresesë për vajza në Gostivar? Ku është suksesi këtu kur kemi vetëm tri nxënëse? Dhe tani për vetëm tri nxënëse do të mbahen në punë 10-15 profesorë e personel teknik, të cilët do të duhet të paguhen nga dikush! Si do ta arsyetojë këtë dështim para myslimanëve Shaqir Fetai dhe “myftiu” i tij?

A e di Shaqir Fetai se në mbledhjen e 25 marsit të Rijasetit të tij, mbledhje kjo e fundit deri më sot, veç tjerash ka sjellë edhe këtë konkuzë: (pika 8) “Dhënia e Sadekatul fitrit është obligative të jepen ekskluzivisht në fondin e Medreseve dhe në këtë vit me qëllim të transparencës do të publikohen në faqen e BFI e RMV”!

Pse nuk i publikon emrat e këtyre kontribuesve? Sepse është mashtrues ordiner! Sepse është manipulant i rexhur! Sepse, natyrisht që do t’i dalë në shesh dështimi flagrant! 

T’ia paguajnë kontributet Shaqir Fetait që ky pastaj, të pallohet në dreka e darka? 

T’ia paguajnë kontributet ktij farë të pangopshmi që ky pastaj të blejë përkrahje e rehati duke i korruptuar “rebelët” e BFI-së? 

T’ia paguajnë këtij farë të babzituri që ky pastaj të vjedhë duke blerë vetura me çmimin dy fishë më të madh se sa çmimi real i tregut?

Pa dyshim, një ditë edhe Myftinia e Gostivarit do të duhet të ofrojë fakte për të gjitha ato “suksese kaq të mahnitshme” dhe, do të japë llogari për çdo mashtrim e dështim! Përpjekjet për ta demantuar Shaqir Fetain do të jenë shumë të vonshme! 

Suksesi i kësaj Myftinie do të startojë vetëm me zbulimin e arsyes së vërtetë mbi atë se pse Shaqir Fetai i dëboi investitorët arabë nga Gostivari ku kishin vendosur, mu në qendër të qytetit, të ngrisin objekt disa milionëshe që do të ngelte vakëf i kësaj Myftinie!

Me rrena dhe me vetëkënaqësi nuk mund të mbulohen dështimet! Shaqir Fetai është tepër “jeshil” për të ardhur deri te suksesi dhe për ta kuptuar suksesin, por ama është shumë i pjekur për dallavere, për vjedhje, për mashtrime e për tradhëti?