Hajnat dhe qentë e uritur


A e dinë marionetat e Shaqir Fetait se çka do të thotë ndihmë humanitare, çka do të thotë ojq, çka do të thotë shtet, dhe çka do të thotë ndihmë nga një shtet për një institucion të shtetit tjetër!

Konkretisht, “myhybët” cirkuzantë të Shaqir Fetait, ndajnë “ndihma” në Medresenë Isa Beu! Thonë se këta ndihma erdhën nga “disa faktorë” nga Kuvajti, ndërsa në “banderolën” e vënë skaj një furgoni të rraskapitur e të mbushur me ca kutia, shkruan se “ndihma” është e SHTETIT TË KUVAJTIT!!!

A ka gjë më të turpshme? A ka përpjekje më idiotike për ta devalvuar Shtein e Kuvajtit? Pse a në këtë formë po shpërndakëka ndihma Shteti i Kuvajtit në një shtet tjetër? Si bëhet ndihma e një shteti dedikuar shtetit tjetër! Kjo bëhet ose me vendim të qeverisë, ose me ratifikim të ndonjë marrëveshje nga ana e dy parlamenteve gjegjëse në të cilën marrëveshje parashihen edhe ndihmat konkrete! Shaqir Fetai me këmbëngulje vazhdon përpjekjet për ta rrejtur opinionin dhe për t’ia bërë vetes qejfin: të paraqitet si “talent” për bashkëpunim bilateral ndërshtetëror, të paraqitet si shtetar që mund të arrijë edhe bashkëpunim në mes të “shtetit” të vet dhe Shtetit të Kuvajtit! Janë përpjekje të kota, sepse të gjithë e dinë se fuqia e tij është në penjtë e lidhur për gishta të pronarit që e lëviz marionetën, të gjithë e dinë se është instalacion politiko-partiak dhe se, të gjithë e dinë që është intrigant i hatashëm që lojën mundohet ta luaj përmes myhybëve të vet me të cilët kënaqet që janë që të gjithë nën nivelin e tij. Kurse niveli i tij është “i burrshtetasit” apo “i mbretit”, me fuqinë e nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale, me obligimin shtetëror për t’i vizituar ambasadorët e shtetit dhe, me të drejtën e “zotit” për ta vjedhur vakëfin dhe për t’ia dhuruar atë “politikanëve” që ia mbajnë iso-n në shkatërrimin total të BFI-së!

Shteti i Kuvajtit kurrë nuk nisë një furgon me disa kompjutorë e me tabela elektronike për Medresenë Isa Beu! Shteti i Kuvajtit mund të kryej një ndihmë të tillë përmes transakcioneve bankare dhe me dedikim konkret, ose, institucionet gjegjëse të shtetit të Kuvajtit mund ta përkrahin ndonjë projekt të ndonjë organizate vendore, e cila ka konkuruar për qëllime dhe ndihma konkrete! Cili është ai projekt? Cilat janë implikimet financiare të atij projekti? Kujt ia lëshoi paratë Shteti i Kuvajtit dhe, cila është ajo shifër? Sa nga ato para u përdorën për ta realizuar projektin dhe sa u futën nëpër xhepa! Ku u blenë ato paisje për t’ia falur Medrsesë! A kanë fatura ato pajisje! 

Dhe, për të qenë ironia edhe më e madhe, në po të njëjtën banderolë shkruan se “e realizon Bashkësia Fetare Islame”! Çka realizon BFI-ja e Shaqir Fetait? Vjedhjen e ndihmës humanitare? Apo, e realizon fshehjen e “donatorit misterioz”, të “disa faktorëve nga Kuvajti”! Një Institucion serioz kurrë nuk do ta bënte këtë gafë, siç nuk do të shkruante në baderolë as “Projekti: Furnizim me smart-tabela për Medresenë Isa Beu”, kurse në “informacion” nënvizojnë se u dorëzuan disa kompjurtorë, pesë smart tabela si dhe “veshja me tepik kualitativ të mesxhidit”! Përpjekje galopante për të vjedhur nga kjo ndihmë “kuvajtase”, përpjekje galopante për të shkaktuar huti dhe “edhe ujku i ngopur edhe qingjat në vend”! Turp, kurse për Shaqir Fetain lezet!

Edhe diçka, për stafin injorantë të kryeinjorantit Shaqir Fetai: projekti është projekt dhe ndihma është ndihmë! Nëse ky “projekt” qenka donacion humanitar kuvajtas, nemelazëm të paraqitet si projekt? Apo, edhe kësaj hajnie Shaqir Fetai i thotë projekt! Vetëm mos ta turpërojnë Shtetin e Kuvajtit, i cili, më përpara do ta mohonte islamin se sa të merrej me ndihmëma prej pesë smart tabela për një institucion! Ofendim intrigantësh që i shprehet Kuvajtit nga disa të papërgjegjshëm që i shërbejnë intrigantit të pashoq, Shaqir Fetait.

Kur është fjala te projektet si aktivitet kompleks, është mirë që Shaqir Fetai të ngrisë institucionalisht alarmin dhe të bëjë diçka për t’i shpëtuar nxënësit e Medresesë Isa Beu, oborri i së cilës po vlonë nga qentë endacak, të zgjebosur e të uritur. Në Medrese mund të hynë edhe delegacione të ndryshme të vendit e ndërkombëtar! Ata qenë të “medresesë” nuk e kanë hallin te delegacioni por te ushqimi! Të mos përsëritet ngjarja skandaloze siç ndodhi këto ditë kur disa qenë desh e shqyen një “shkencëtar” të Shaqir Fetait, i cili, tërë këtë ngjarje po e rrëfen si barcoletë e duke u zgërdhirë si i çmendur nëpër ndeja  me bosh-muhabet. “Funksionari” i tij po lëngon nga kafshimet e rënda që ia shkaktuan qentë në oborrin e Medresesë, dy ditë para se ta furnizojnë Medresenë me “disa kompjutorë”! Medresja ka nevojë për një projekt i cili do të siguronte kompjutorë të nevojshëm për të gjitha “medresetë” e vendit dhe jo vetëm “disa”, siç ka nevojë për ta siguruar me rrethojë adekuate që do ta mbronte ambientin e jashtëm prej qenve e prej hajnave!

Me disa kompjutorë e me pesë smart-tabela nuk mund të kompensohet tmerri që u shkaktua me kafshimin e “funksionarit” të Shaqir Fetait nga “banorët e çartur” të oborit të Medresesë që rrezikojnë gjithësecilit që jeton aty brenda!/LMR në BFI/