Përkundër këtij fakti i gjori po mundohet që këto
skandale t’i mbulojë me do “intervista të porositura” të haxhilerëve prej të
cilëve kërkohet që të flasin fjalë sa më të mira sidomos për “mirë-organizimin”
e haxhit me një çmim nga më të shtrenjtët në rajon!
Si mund të relativizohen me aq naivizëm faktet e
pamohueshme, madje të dekomentuar! 2030 haxhilerë në një guzhinë hoteli i cili
nuk është në gjendje për ta shtruar me orë të tëra një vakt ushqimor. Kolona
kilometrike të haxhilerëve për vaktin e mëngjesit, të drekës, të darkës, duke i
kaluar dhe lënë shumë kohën të namazeve!
Si mund të relativizohet humbja e haxhilerëve, lënia e
tyre nëpër rrugë, pa udhëheqës të caktuar. Si mund që imami-udhëheqës të mos e
vëreje se grupin e vet të haxhilerëve nuk e ka me vete dhe, përkundër kësaj,
t’ia fusë pushimit nën flladin e kondicionerëve. Këtë idiotizëm Shaqir Fetai
mundohet ta mbulojë me “Haxhilerët nga Ohri e Resnja sot me sukses e kryen
haxhin”, ndërkohë që sot, me sukses e kanë kryer haxhin të gjithë haxhilerët e
botës! Apo, Shaqir Fetait i duhen “lajme” që do ta mburrin!
Nuk ka më mburrje falco për Shaqir Fetain, tatjpeta e
tij nuk ka të ndalur, urrejtja kundër tij gjithnjë po vjen duke u shtuar. Ai po
braktiset prej të gjithëve, ai po përceptohet si person shumë i rrezikshëm i
transplantuar në trungun kombtar e fetar nga “dora e zezë” që deri vonë e përgëdheli
si “ORAO”!
Se sa përkrahet Shaqir Fetai ta sjellim këtu vetëm një
kuriozitet! Ky është ai që ia hapi varrin dhe që e shtyu në varr ish-reisul
Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi! Bashkëpunëtorët e tij që si të magjepsur nisën
ta përkrahin hajnin e postit të reisit, tashmë kanë reflektuar dhe e kanë
braktisur. Do ta braktisin gjithnjë e më shumë, siç po e braktis edhe xhemati i
rëndomtë. H. Sulejman ef. Rerxhepi tash e një kohë të gjatë nuk është në
opinion, është i izoluar e i margjinalizuar, nuk është në asnjë post, nuk është
në asnjë forum, nuk është prezent në asnjë event fetar, sepse e pengon Shaqir
Fetai nga frika se mund të ulet pranë tij. Megjithatë, çdo paraqitje eventuale
e tij, paraqet fakt dhe bëhet lajm i vërtetë: atë e duan shumë më tepër se
Shaqir Fetain. E fundit: Shaqir Fetai na doli me një Mesazh për Kurban Bajram që
nuk ishte asgjë tjetër përveçse një hartim shkollor nga medresantët nismëtarë.
Me mesazh doli edhe H. Sulejman ef. Rexhepi dhe, që të dy i publikuan në FB-un
personal. Rezltati është ky: për mesazhin e Shaqir Fetait janë 291 like, 18
mesazhe-reagime dhe 7 shpërndarje, kurse për mesazhin e Sulejman ef. Rexhepit
rezultati ishte tamam siç i ka hije një lideri: 543 like, 61 mesazhe-reagime
dhe 19 shpërndarje!