Editorial: Organet policore të BFI-së


Pas shpërthimit të aferës skandaloze në mes të BFI-së dhe organit të saj, Myftinisë së Tetovës, Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI, heshti dhe nuk deshti që të ndërhyjë në mes zënkave të turpshme që gjeneruan pas hidhërimit të uzurpatrit të BFI-së, Shaqir Fetait, për puçin e organizuar dhe, të shkarkuarit nga Myftinia e Tetovës, Dr. Qenan Nesimi. Reagimi i fundit i publikuar në faqen zyrtare të Lëvizjes është ai i 14 nëntor i vitit 2023, i huazuar nga arkivi i Këshillit për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI-së, e që është shkëputur nga një intervistë më e gjatë e ish-sekretarit gjeneral të BFI-së, Afrim Tahirit, ku flet për nevojën imediate të kthimit të organeve të BFI-së në Kushtetutën e saj dhe nevojën për të vepruar ekskluzivisht sipas këtij akti më të lartë të BFI-së. “Të mblidhemi sa më urgjentisht dhe të gjejmë mënyra kushtetuese për të dalur nga kjo krizë e rëndë që e ka kapluar BFI-në”, ka apeluar efendi Tahiri!

Që nga botimi i këtij materiale Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI nuk ka publikuar asgjë! Ka pritur që të reflektojnë degjeneruesit e BFI-së që kanë uzurpuar kolltuqet e organeve të këtij Institucioni dhe të ulen për të gjetur zgjidhje kushtetutare si dhe për të inicuar ndryshime eventuale në Kushtetutë, të pranueshme për të gjitha palët, si për ata që ëndërrojnë veprime duke shkelur mbi Kushtetutë, ashtu edhe për ata (Lëvizjen) që angazhohet për respektimin e patjetërsueshëm të Kushtetutës përgjatë veprimit institucional.

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI nuk ka qenë vëzhguese pasive e kësaj krize nga më të thellat që kur ekziston BFI-ja! Vazhdiimisht ka dërguar sinjale për ulje të tensioneve dhe për kthim në Kushtetutë, porse, natyrisht, ky angazhim ka hasur në veshë të shurdhër të atyre që janë përkrahës të anarkisë dhe shkelës të drejtpërdrejtë të Kushtetutës së BFI-së!

Dhe, ja ku jemi sot! Jasht BFI-së funksionon një prej Myftinive më të mëdha dhe më të rëndësishme të BFI-së – Myftinia e Tetovës!Ajo vepron jashtë normave kushtetutare të Institucionit, ndëra Shaqir Fetai këmbëngulë në kthim të këtij ogani përmes policisë shtetërore. Pra, Shaqir Fetai angazhohet që meritat e kthimit t’ia përshkruaj policisë dhe jo vullnetit të mirë të hoxhallarëve të vendit!

Për çdo moment pritet që të “çlirohet” Myftinia e Tetovës dhe të lidhet në pranga profesori i USHT-së Qani Nesimi e të shoqërohet nga policia në donjë ent ndëshkimor, ndërsa, “myftiu” tjetër, Selver Xhemaili, i shoqëruar nga policia e shtetit, të futet triumfalisht në Myftininë e Tetovës! Pastaj, Shaqir Fetai, pas daljes si gjeldet nga Qabja, të futet si gjeldet i shoqëruar me polici në Myftininë e pashkelur të Tetovës për muaj me radhë!

Këtu merr fund kuptimi i funksionimit kolektiv të BFI-së, e cila, pas kësaj “zgjidhje fetare” me polici, do të perceptohet si “organ” i policisë që instalon personalitete të pëlqyeshëm nga bashkëpunëtori i tyre!

I instaluari i poicisë shtetërore në krye të BFI-së aktron se po vepron kushtetutshmërisht duke u thirrur në Kushtetutë si dhe në “obligimin” e policisë shtetërore për t’ia pastruar terrenin! Nëse ndodhë kjo – a do të ketë kuptim të mëtejmë Institucioni i BFI-së?! Natyrisht, Shaqir Fetai duhet ta lavdërojë dhe ta shpërblejë me diçka tërë atë angazhim policor në instalimin e myftiut të ri në Myftininë e Tetovës. Dhe, do të nisë pastaj sistemi domino, në të gjitha organet dhe institucionet e BFI-së. Medet! /LMR në BFI/