Editorial: Cili “myfti” po gënjenë më shumë

“Myftiu” i emërtuar për qejfi të “reisit” inekzisten, Shaqir Fetait, u.d.-ja Selver Xhemaili i Tetovës, doli me informatën se sapo paska realizuar një takim me fiks “100 imamë” të Tetovës!!! Menjëherë i reagoi Myftiu aktual i Tetovës, Qani Nesimi se, këto ditë paska realizuar një takim me 250 hoxhallarë e drejtues të xhemateve të Muftinisë së Tetovës! Tani, nëse i mbledhim na dalin 350 hoxhallarë e përgjegjës të xhamive të Tetovës. Njëri prej “myftive” po gënjen! Ky numër “imamësh” i të dy “myftive” përbëjnë gati numrin e përgjithshëm të imamëve të punësuar në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut!

“Myftiu” i Shaqir Fetait, Selver Xhemaili, paska realizuar takim me “100 hoxhallarë” të Tetovës, në një restorant dhe, të gjithë ishin pa shall, pa simbolikën e imamit të mirëfilltë. Po ashtu, edhe “myftiu” aktual, i shkarkuar sipas Kushtetutës së BFI-së por nga “reisi” a-kushtetues, kishte realizuar takim me imamlerët e Tetovës, në hapësirën e Myftinisë por që, që të gjithë ishin pa kurrfarë shenje imami!  

Tani, “restorantet” e Xhemailit dhe “myftinitë” e Nesimit mund të mbushen edhe me plotë qytetarë të rëndomtë sa për një fotografi fallce! Prej nga i gjeti herë njëri e herë tjetri të gjithë ata imamë!? Mbase këta të Selver Xhemailit janë “imamë” të cilët nesër, me të larguar të Qani Nesimit, do të punësohen nëpër ato xhami imamët e të cilëve nuk do t’i jenë lojalë dhe për pasojë do të largohen nga puna? Po çka nëse do të shndërrohen në lojalë të pakompromis të Selver Xhemailit? Do me thënë që, këta “imamë” që ia mbushën restorantin, kanë shërbyer vetëm si prezervativë dhe se do të duhet të presin punësime në ditë më të mira!

Që t’i zbusin këto dilema, si Selver Xhemaili, ashtu edhe Qani Nesimi, do të duhet që takimet e radhës me imamlerë t’i bëjnë me po ata imamë që nuk ngurrojnë ta veshin xhuben dhe ta vënë shallin e të fotografohen, qoftë edhe si numër! Kësisoj do të kuptohej se kush po rrenë më shumë, ndërsa do t’ia mbyllnin të gjitha shtigjet e rrenës edhe Shaqir Fetait, i cili, një karrierë të tërë e ka ngritur mbi rrenën, mbi tradhëtinë e spiunllëkun dhe, si njëri ashtu edhe tjetri, mos të shëndërrohen në vegël të lirë të rrenave dhe intrigave të Shaqir Fetait. BFI-ja duhet të dalë nga kthetrat e partive politike ku e ka futur Shaqir Fetai dhe, së fundmi, edhe Selver Xhemaili! Ka vdekur më periudha e komunizmit i cili sigurinë e vet e shihte vetëm në komunitet fetare të robëruara! /LMR në BFI/