Editorial: Shaqir Fetai po bën petulla në ujë

Në mbledhjen e fundit të gjysëm “Rijasetit” të Shaqir Fetait, të atij “organi kolektiv” që e devalvon tërësisht institucionin RIJASET, Shaqir Fetai na paska paralajmëruar një “boom” të madh aktivitetesh me rastin e muajit Ramazan! Që këtu, Shaqir Fetai mendon se do t’ia dalë që edhe agjërimin që do ta kryejnë myslimanët e vendit, sikundër edhe myslimanët anekënd botës, ta llogarisë si “aktivitet i Shaqir Fetait”!

Po cilat aktivitete do të mund të ishin ato që paralajmërojnë “boom”-in e këtij farë honxhobonxhoje i cili ia doli që pa kurrfarë kontributi politik e kombëtar, madje edhe me zero kontribut fetar, të instalohet si misionar partiak në krye të BFI-së. Po BFI-ja e mëparshme, ajo në të cilën Shaqir Fetai nusëronte si ato nuset që ia dalin të bëjnë petulla në ujë, a nuk zhvilloi aktivitete të ngjeshura fetare me rastin e muajit të agjërimit? Po organizimi i atyre mijëra promovimeve, debateve, ligjeratave fetare, po ato mijëra emisione e mijëra minuta në radio e televizione shtetërore e private, po ato qindra e qindra vizita të xhemateve të ndryshëm, po angazhimi i qindra e qindra medresantëve e studentëve nëpër xhemate të ndryshëm – a nuk ishin këto aktivitete të ngjeshura!

Shaqir Fetai mendon se BFI-ja ka nisur që kur ai u instalua politikisht në krye të këtij Institucioni nga subjektet që janë në perëndim e sipër!

Paska thirrur “rijasetin” e tij dhe aty e paska “diskutuar dhe rrumbullakuar Programin e Muajit të Ramazanit” të cilin e paska përgatitur komisioni i posaçëm i Shaqir Fetait, por që nuk tregojnë se mbi cilin program paraprak u bazuan, nuk tregojnë se cilat do të jenë risitë e “programit” të sivjemë, të cilat nuk janë hasur në asnjë program paraprak të aktiviteteve të ndërmarrura përgjatë muajit të Ramazanit!

Në informatën mbi këtë mbledhje të “rijasetit” thuhet se aty “u diskutuan dhe harmonizuan aktivitetet”! Cilat aktivitete? Si mund të harmonizohen aktivitetet, o avdalla! 

Dhe, risia më e madhe na qenka se, në këtë mbledhje na qenkan dakorduar “datat për mbajtjen e manifestimeve qendrore për të shënuar datat më të rëndësishme gjatë muajit ramazan”! U dakorduan datat për të shënuar datat!!! Këtë “dakordim” mund ta bëjnë vetëm diletantët dhe sharlatanët e kryesharlatanit Shaqir Fetai! Boom aktivitetesh na qenkan edhe shënimi i Ditës së Bedrit, Natës së Kadrit dhe Netët Kuranore! Po pse këto ngjarje madhore islame a nuk janë shënuar edhe më herët ë! Duhet që të dakordohen datat për këto data!!! Dhe, krejt ky “dakordim” të llogaritet si “aktivitet i bujshëm”?!

Për çfarë aktiviteti të bujshëm flet përçarësi historik i BFI-së, Shaqir Fetai, ndërkohë që Myftininë e Tetovës e ka jashtë sistemit? Për çfarë aktivitetesh të muajit të Ramazanit mund të flasë Shaqir Fetai kur mungon në “planet e tij” një territor mjaft i rëndësishm i një Myftinie të cilës Shaqir Fetai i bie rrotull me lehtësinë më të përballueshme që mund ta imagjinojë vetëm truri jo i shëndoshë!

Shaqir Fetai përgatit dhe dakordon data e aktivitete pa Myftininë e Tetovës, apo, plani i tij është – bëje Zot sa më llugë! Dëshiron që, mundësisht, të zhvillojë aktivitete paralele dhe të shkaktojnë ndonjë përleshje, ndonjë zënkë ndërvëllazërore, ndonjë rrahje e, mos dhënë Zoti, edhe vrasje, vetëm e vetëm që të shkojë në vend konstatimi i Shaqir Fetait se “tetovarët nuk e meritojnë më mirë”! Ky është “Programi” i Shaqir Fetait! Turp! Prej të marruarit vetëm marre do të presësh! Ishalla projektet e tij të djallëzuara dështojnë që në ditën e parë të muajit të rahmetit e të bereqetit! Amin! /LMR të BFI-së/