Me këtë titull e ilustruan “informacionin” që kishte të bëjë
rreth anketës së fundit të zhvilluar nga IRI mbi besueshmërinë e qytetarëve në
institucionet e vendit.
Kjo anketë ka nxjerrur përfundimin se qytetarët e vendit
besueshmërinë më të madhe e kanë në bashkësitë fetare. Kështu thotë IRI, kurse
marionetat e Shaqir Fetait thonë se, Bashkësia Fetare Islame qenka ndër
institucionet më të besueshme të vendit.
Natyrisht, kjo rrenë i ka irituar tej mase drejtuesit e
këtij Instituti me renome botërore dhe, t’ia shtrembëroshë faktet, t’ia
imputoshë “pëfundimet” që dalin nga kokat psikikisht të parehatueshme, kjo
është idiotizëm. Kurse me idiotizma asnjëherë nuk është marrur ky Institut
amerikan.
Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë (sipas listës së
Agjencisë për Kishën dhe bashkësitë fetare) 13 Kisha si bashkësi apo komunitete
fetare dhe, 10 bashkësi fetare, pra, gjithësej 23 bashkësi fetare, prej të
cilave komunitetit myliman u takojnë tri bashkësi fetare islame (Bashkësia
Fetare Islame, Bashkësia Fetare e Bektashinjëve si dhe Bashkësia Islame
Selefiste “Dar el Hadis”)!
Veç kësaj, anketat zakonisht kryeh në një kampion prej
1030-1300 qytetarë dhe, në rastin konkret, sipas dudukëve të Shaqir Fetait, po
na del që IRI i paska pyetur të gjithë qytetarët myslimanë, sepse, të tjerët
nuk mund të përgjigjen se Bashkësia Fetare Islame qenka institucioni më i
besueshëm! Dhe, kësaj gënjeshtre i bashkangjitet edhe Shaqr Fetai, i
vetëquajturi “reis”! Edhe “reis” edhe rrencak – kjo i ngjanë vetëm Shaqir Fetait!
Në këtë anketë, shihet se bashkësive fetare në vend u
besojnë shumë 25 për qind e qytetarëve të anketuar. Nëse në vend funksionojnë
23 bashkësi fetare, atëherë po i bie që këtyre institucioneve fetare po u
besuaka mesataisht vetëm nga 1 për qind e përfaqësuesve të tyre! Pra,
bashkësisë fetare islame i beson vetëm 1 për qind e qytetarëve të vendit të
anketuar, aq sa u besojnë edhe të tjerave dhe, në total, kjo besueshmëri arrinë
përqindjen prej 25 % të qytetarëve që u besojnë shumë këtyre bashkësive fetare.
Kështu duhet të lexohen anketat dhe jo të shtrembërohen
sipas qejfeve të Shaqir Fetait, i cili nuk e ka për dert edhe të gënjejë fort
vetëm e vetëm që të hedh pak pluhur mbi skandalet që po e përcjellin në çdo hap
të tij të dyshimtë. Si mund të besohet shpirtërisht një institucion, qoftë si
subjekt fizik qoftë si subjekt juridik, nëse brenda tij vlon nepotizmi, vlon
vjedhja, tradhëtia, militantizmi partiak, veprimet sektariane politike,
degradimi, shkatërrimi dhe, mbi të gjitha, mania për rrenën?
Kjo përqindje e besueshmërisë së qytetarëve në bashkësitë
fetare të vendit duhet të jetë mjaft e frikshme dhe shumë alarmante dhe, assesi
të kuptohet si barometër e mirë e besueshmërisë së qytetarëve ndaj
institucioneve fetare. Të pyeten në një anketë anëtarët e 23 komuniteteve
fetare të regjistruara në vend dhe, përgjigja në grafën “i besoj shumë” të jetë
vetëm 25 për qind, kjo duhet të jetë mjaft brengosëse, sepse, besueshmëria e
lartë nuk e kalon 1 përqindëshin e komuniteteve ndaj institucionit të vet
fetar. Kësaj mund t’i gëzohet vetëm Shaqir Fetai dhe marionetat e tij
lehtësisht të manipulueshme ! /LMR në BFI/